Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Populli shqiptar mbi nivelin e politikanëve trusakatë
E shtune, 28.09.2019, 01:46 PM
POPULLI SHQIPTAR MBI NIVELIN E POLITIKANËVE TRUSAKATË
NGA
KALOSH ÇELIKU
E kam thënë, herët
në shkrimet e mia artistike - publicistike që në kohën e Nënës Parti me librin Trumbetat
e Tellallit (1992). Libër, i cili më përcolli në një bisedë informative në
polici, si “armik” i shtetit “përbashkët”. Dhe, “Kali Trojës” nëpër
“Bit-Pazar” (1994). Vite më vonë, edhe me librat: Kur
bërtet “Vojvoda” e thërret Partia (2008). Gjatë kohës në “pushtet”
të Babës Parti, edhe me librat publicistik: Xhadia (2011),
Rrufjani (2012), Lavdi “heronjëve” të Xhadisë (2015), “PYKË
shelgu (2017) dhe “Kali Shemës” pas porte (2019).
Fundekrye, si
lexuesë besnik e keni edhe në Libra publicistik ecjen politike shqiptare gjatë
këtyre viteve “demokratike” mes faqeve: nëpër librari, në shtëpi e bibliotekë.
Gjithë ecjen e politikës shqiptare “madhore” për Liri dhe shtet të “përbashkët”
në rolin e argatit me “pushtet” e pa pushtet, në prehërin e Njerkës Xhadi.
Politikanët, nëse
nuk lexojnë libra, turren pas “pushtetit” dhe pasurisë materiale personale,
familjare e partiake, dhe e kalojnë ditënatën me dreka dhe darka “festive”, së
paku le t’i lexojnë “analistët” e tyre trusakatë të arratisur nëpër
institucione shtetërore me paga mujore e pa asnjë ditë pune. Përditë, duke i
ndërruar “burrat” në Shtëpinë Publike, dhe mos të na i shurdhojnë Sot veshët
për “shpëtim” me “analizat” e tyre të vonuara politike - teknefese.
Nuk ka problem,
është dukuri e natyrës tyre “strategjike” - politike. Popullit Shqiptar,
megjithatë ende lexon libra: Dhe, e kalon ende Natën e Madhe, Ditën Historike
në bibliotekë. Nën jastëk, nën krye, shtrat mbi kokë, e zë gjumi dhe zgjohet me
armën historike dhe librin nën jastëk. Nuk e kam fjalën këtu për “Turqit” e
Shkupit e as për “serbët” e Kumanovës. Moti kohë, e kam thënë këtë dukuri
“shqiptare”, edhe e përsëris si “tradhëti” politike nëpër shkrimet e mia
publicistike e libra, se: Populli Shqiptar, është mbi nivelin e politikanëve
trusakatë. Mos e them, edhe të “analistëve” të tyre politik me këmbët dhe trutë
në legen.
Nëse, i ka pi
Kalosh Çeliku si shkrimtar, Dy shtambat me verë të Mikes, populli shqiptar nuk
ka pi raki rrushi “hallall”, nën Rrap!. Është mysliman me “Din e Iman”. Popull
liridashës me tri-katër fe historike. Nateditë i lutet Zotit në kishë dhe
xhami. Dje, “turk ehamdurila”, sot shqiptar kryengritës. Veprim politik, që e
ka dëshmuar kjo kope e deleve të nënkryeme nga sistemi komunist: nëse, një dele
kërcen në hurdhë, gjithë delet njëra pas tjetrës bythekrye përfundojnë në
hurdhë. Hap, që është dëshmuar pas lufte në Kosovë (1999), edhe në IRJ të
Maqedonisë (2001). Dëshmi, që koha i ka rënë vulë mu në ballë: në Shqipëri,
Kosovë, dhe Shtetin e “përbashkët” Maqedonia e Veriut e Mal i Zi. Koha është,
shqiptarët kësaj radhe bythekrye nuk duhet të kërcejmë në hurdhë si dele të
nënkryeme.
Imzot, a nuk e
shihni, se: gjatë gjithë këtyre viteve partitë tona politike shqiptare bëjnë
luftë për “pushtet” dhe pasuri personale ende pa Shtet Shqiptar, dhe jo për
zgjidhjen e Çështjes Shqiptare. E shalojnë “Kalin e Shemës” (Gjokun pullali) me një këmbë të
thyer nëpër “Bit-Pazar”, mu si dje në kohën e Harushës Malit në stadiumin e
Tetovës. Vit për vit të na pjellin nga një viç të palëpi politik, dje në grazhd
të “Kalit Trojës”, sot në Çajtoren e “Kalit Shemës” me “besë” e pa besë, edhe
na i lënë pasmenate kopilat pas porte. Edhe kush, politikanët e partive me
“Besë”, me këmbët dhe trutë nateditë në legen. Krah për krahu me “analistët” e
sotshëm, që i ndërrojnë burrat e partive politike në pushtet. Ish funksionerë
të tyre me poste politike: ministra, Zv/ ministra, deputetë, drejtorë, zv/
drejtorë e plot poste të tjera partiake. Gjithë jetën e tyre me poste politike
duke i ndërruar burrat përnatë në Shtëpinë Publike. E dalldisin Popullin
Shqiptar, që është mbi nivelin e tyre politik, e thirrin për çdo katër vjet për
të hedhur vota si gjoja popull i nënkryem në kutitë zgjedhore, që të vijnë në
pushtet burrat e majdanit me “fe e besë për atdhe”?!. Edhe, ku në një Parti
Neokomuniste me “besë”, që gjithë jetën i ka shtypur ditën me çekiç rusi dhe i
ka korrë natën me drapër serbi.
Sotpërsot, ende
kopilat i kemi lyrekë pas dere. Vaji, u shkon për qielli për sisë Njerke të
Baba Dovletit, ose Krajlit Serbit! Rrezik, është që nesër do të na hyjnë me
gjithë djepa e vajtime qyqeje edhe në Shtëpi. Skënderbeun duke e shpallur si
“tradhtar” të na e heqin nga Sheshi i Shkupit. Punemadhe, që ne tashti si
shqiptarë ia ndërruam pusinë: E kishim me fytyrën dhe dorën lartë matanë
Vardarit (Shqipëria). Tashti, me gjithë kalë politikanët tanë trusakatë e
kthyen nga Lindja: Bullgaria dhe Rusia. Aleksandrin e Madh, në Sheshin
“Makedonija”, Filipin e Maqedonisë dhe Olimbinë me fëmijë në bark, gji e prehër
në breg të Vardarit e lanë vetëm mbi kalë me shalë. Në vend të Alaksandrit Madh
të Maqedonisë, moti përpiqen të ngrejnë endrrën e tyre neokomuniste, në Shkupin
shqiptar: Shokun Tito mbi kali të bardhë me shalë. Politikë turko-jugosllave
teknefese, që me shekuj na ngatërrohet dhe e kemi ende nëpër këmbë e mbi kokë.
Nuk është e
rastësishme edhe “fitorja” e Partive Politike Shqiptare me “Besë”?! Herë pas
here e kam përsëritur nëpër shkrimet e mia publicistike, edhe në këtë shkrim, se:
në politikë nuk ka besë. Edhe, shqiptarët këtë Pykë shelgu, duhet ta kenë të
qartë si ide pushtuese politike turko-serbe me “besë”. Ose, siç thotë ideologu
i tyre politik i shëtitur me poste politike në të gjitha sistmet shtetërore
komuniste dhe partitë politike, se: më shumë e do mëmëdheun sesa, Atdheun?!
Punë tjetër është ajo, se këto kalorës të arratisur livadheve me sanço pançot e
tyre shqiptarë përmbrapa hipur mbi gomarë, sot po na e përdhosin edhe Besën
Shqiptare. E kanë harruar çutekun e paparë deri më sot nga Neokomunisti, kur me
gishtin e madh të dorës ua bëri teposhtë, në mes të Gostivarit), i përshëndeti
për “politikë madhore” të “vëllazërim-bashkimit”. Tashti, siç duket i ka marrë
malli dhe qajnë edhe për një çotek tjetër pak më të “butë” me hu gardhi, mbi
atë nivel “dashurie të vëllazërim-bashkimit”, që t’u dalë gjumi shekullor.
Përmekeq, herë pas
here: kur, kam kohë i përcjell edhe debatet e tyre para kamerave televizive.
Zërin “kryengritës” të “analistëve” tyre në gazeta dhe portale elektronike të
pvarura të shitur një torbë taxhi, ose një asht të hudhur në rrugë. Faj nuk kam
unë si shkrimtar, janë ushqim i shkrimeve dhe librave të mi publicistikë.
Shkaku, se: moti kohë nuk e përcjell punën e Parlamentit, selfiet e tyre në
Facebook. Ndoshta, që nga koha e Xhaxhit kuqezi kur e nxorri para syve të
deputetëve në Parlament: Flamurin shqiptar kuqezi me shqiponjën dykrenare.
Edhe, u tha para kamerave televizive: mos u trembëni se, nuk ju hanë ky flamur!
Përkundër, asaj thënie historike të Xhaxhit Kuqezi Dje, unë Sot kam frikë, se:
Nesër do t’i hajë ai flamur.
Dhe, ditën e
nesërme “festive”, shqiptarët kanë hëngër aq çutek në Gostivar, sa që besoj,
se: Dje, nuk e kanë hëngër nga serbët, turqit, bullgarët e as nga gjermanët dhe
italjanët. Ende nuk e kanë harruar edhe sot e kësaj dite atë dhuratë historike
të “vëllezërve” Xhadisë, të cilëve sot ia kanë dhënë vullnetarishtë votën
“demokratike” - Çutekut të Njerkës?!. Ose, parashikimet politike të atij
deputetit “maqedonas” “Vrapçeto” (Harabeli).
Fatkeqësisht,
partitë politike shqiptare ende merren me njëra-tjetrën si armike politike,
luftë bëjnë për “pushtet” pa Shtet Shqiptar. Edhe, atë: për Shtet të
“përbashkët”, argatë duke u shtyrë me bërryla, dhe vra vëllai - vëllanë për
poste politike dhe pasuri personale në shtetin e “përbashkët”. I gëzohen
“fitores” të Xhadisë me ferexhenë hedhur krahëve. E, kurrë nuk merren me
problemin kancerioz politik në shtetin e “përbashkët” korrupsionin, që falë
politikës tyre “madhore” gjatë këtyre viteve u ka rënë mbi kokë si tokmak
vathe. Kohë, kur në skenën politike paraqiten parti të reja politike shqiptare.
Rilindasët, asaj kohe shterpë i kanë thënë: Kohë e “Bashi buzukëve”. Pjella
mushke të partive Djeshme politike turko-sllave me kalorës të arratisur, gjoja
si parti Politike Shqiptare, që i pollën në grazhd të “Kalit Shemës”, ku ta
dimë ne me cilin mëzat të tredhur Katundi. Dhe, u dhanë gji në këto Troje
shqiptare: ministrave, deputetëve, drejtorëve e partizanëve të tjerë politik,
që i rriti dhe i kulloti nëpër Livadhe Lopa e Katundit, u dha sisë e poste
politike. Shembull konkret: Deputetin historik të Nënës Parti, që gjatë
sistemit komunist vite me radhë u shpërblye për merita të
“vëllazërim-bashkimit” me postin e drejtorit të një shkolle të mesme, gjatë
“ndryshimeve denokretike” me deputet i popullit, e sot hiqet pa marre si
“analistë” politik (këshilltar i “Shpëtimtarit”) të shqiptarëve para kamerave
televizive. “Deputetit” të popullit, që si anëtar komisioni nga Parlamenti
“maqedonas”, ende nuk e zbardhi Rastin e Ngjarjeve të “Bit-Pazarit”. Edhe, sot
pavetëdije si gjeli mbi plehëra, kakarisë, se: Nëna e tyre paska qenë kurvë
politike komuniste.
Nateditë flasin e
shkruajnë marrëzira: Njëri më i zëshmi i Partisë Politike me “Besë”, flet jerm:
“O e rrënojmë enverizmin, o e vazhdojmë fatkeqësinë. Unë jam shumë i bindur,
se: Shqiptarët e Shtetit “përbashkët”, nuk janë më të verbër dhe nuk janë më të
shurdhër, e dinë saktë se çfarë është duke ndodhur dhe e dinë saktë se ku është
Atdheu i tyre.” Ndërhyj unë si autor i këtij shkrimi punlicistik për Nesër me
një porosi antologjike të popullit shqiptar: “Kadal bek, se ka hendek”!
Mendoni se, i kemi harruar protestat e juaja “paqësore” me flamuj turko–arab e
simbole terroriste në mes të Shkupit, që sot t’ua japim votën e popullit
shqiptar?! Kurrë!
Edhe, jua dhamë me
të dyja duart. Ditën e sotshme kur jemi në rrezik si popull shqiptar, kush
erdhën në pushtet (?!): “Turqit” e Shkupit. Megjithatë, populli shqiptar, është
popull kryengritës! Luftë me shekuj ka bërë për Mëmëdheun, edhe Atdheun. Cili,
është atdheu juaj si politikanë me “Din e Iman” për Ditën e Nesërme, ose
mëmëdheu?! Turqia, apo Arabia?! Jerm, përsëri vazhdon kandidati i ardhshëm për
deputet (ndoshta sot ende është deputet në Kuvend) e ka votuar populli
“shqiptar”. Andaj, mos harroni se “fitorja” e të dielës ka vetëm një numër,
thotë deputeti i popullit “shqiptar” gojën plot demagogji politike-fetare.
Mirë, i përgjigjem
unë, si autor i këtij shkrimi publicistik profetik: ti, nëse ke fuqi politike
popullore, rrënoje titizmin (neokomunizmin), që të është ulur këmbëkryq me vite
para dere! Enverizmin ka kush e rrënon në Shqipëri e Kosovë: Burra e trima me
aftësi shkencore edhe politike mbi nivelin tënd “arsimor, shkencor e politik.
Ty dhe sojin tënd me poste politike e tituj “shkencor”, nuk u polli enverizmi,
por titizmi (sistemi komunist) duke u shëtitur me vende pune nëpër kabinete,
biblioteka e gjoja instutucione shqiptare me nga dy-tri vende pune. Kohë kjo,
kur sot populli shqiptar nuk e ka as bukën e gojës. Edhe, ju do t’i prini
popullit shqiptar për “ndryshime politike”?! Kurrën e kurrës!
Tjetri
“politikan”, përgjumshëm shkon edhe më larg si kryetar i një Partie Politike
“Shqiptare”. Gazetar sot, edhe “analist” politik, që më së shumti çirret duke e
ngritur zërin si trim pas lufte, gjatë gjithë kohës të emisionit e sjell lëmsh
me provokime politike gazetareske, e ai asesi të dalë në rrugë, i thotë
popullit shqiptar: “politikën e tij madhore”. Arsyen, dhe qëllimet e tyre si
parti politike për “ndryshime” qeveritare. I treti e arrin kulminacionin në
politikën “madhore” shqiptare para kamerave televizive, e thirr popullin
shqiptar t’ia jap votën demokratike, se: ai, nëse vjen në “pushtet” do të
kërkojë postin e zëvendës krymenistrit dhe do ta “ndërrojë himnin e flamurit
maqedonas”. Pyes, unë si shkrimtar: pse ky “politikan”, nuk e synon postin e
kryeministrit?! Ose, Kryetarit të Shtetit të “përbashkët”?! Edhe, korri
“fitore” si lider i një Partie Politike Shqiptare. Historia t’i shkojë
përmbrapa si Ismail Qemalit, së paku me atë “ezanin” e tij në minare para disa
viteve gjatë zgjedhjeve parlamentare: “Allahu Akber”. Partisë politike të
“turqëve” të Shkupit për “ndryshime” politike, që sot gëzuan edhe “fitore”,
falë “analistëve” politik me këmbët dhe trutë në legen?!
Kopilat tjerë me
nënën shqiptare e me babanë (Tatkoto), që i polli Xhadia, u dha gji Rrospia dhe
i rriti “burra mejdani” Njerka me poste politike në Qeveri: ministra, deputetë
të popullit, drejtorë, Zv/ drejetorë e “analistë”
politik me lloj-lloj profesionesh partiake e shtetërore e tituj shkencor nëpër
universitete. Rrufjanë, hoxhallarë e shkrimtarë partiak, që sot u ka dalë
gjumi, e ngrejnë zërin për “ndryshime” politike. Fajin, duhet kërkuar te
vetëvetja si parti Politike Shqiptare, ju i rritët këto këlyshë politik me
bishtin mbi shpinë, që sot ndërsehen pas popullit shqiptar. Edhe, kësaj radhe
në këto zgjedhje të parakohshme, nuk ka fituar Njerka, por Xhadia.
E pabesueshme deri
më sot, me këto kopila neokomunistë të “vëllazërim-bashkimit, që i pollët ju si
parti politike shqiptare, krah për krahu me partitë politike “maqedonase”, dhe
vite me radhë i ngatërroheni popullit shqiptar nëpër këmbë. “Patriotë shqiptar
me Fe e Atdhe”, të cilët ia latë kopilat pasmesnate popullit shqiptar lyrekët
pas porte, nuk bëhen dot ndryshime politike në shtetin e “përbashkët”
jugosllav, e as nuk zgjidhet Çështja Shqiptare, në Ballkan...
Dëshmi historike,
të cilën e mbyllim disi para syve të botës me këto zgjedhje të parakohëshme të
jashtëzakonshme, se: pa regjistrimin e popullatës shqiptare në Shtetin e
“përbashkët”, nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike.
Edhe, në fund:
Erdhëm tek ajo thënja antologjike - historike e Popullit Shqiptar nëpër
shkrimet e mia publicistike dhe nëpër
libra: “kadalë bek, se ka hendek”!...