E premte, 04.10.2024, 09:39 AM (GMT+1)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: ''Tre sheshirat'' e Mirko Gashit më pritën me ''hallall''

E hene, 07.10.2019, 08:11 PM


«TRE SHESHIRAT«  E MIRKO GASHIT

                   MË PRITËN ME «HALLALL»

NGA KALOSH ÇELIKU

Moti kohë, pas studimeve nuk kisha qenë në Prishtinë. Ose, herë pas here e kisha vizituar pas Lufte (1999) gjatë Panaireve të Librit. Edhe, atë: Vendlindjen time të dytë si shkrimtar, ku e kalova jetën më të bujshme të rinisë. Qytetin, edhe ku u përgadita për Jetë dhe Luftë me Penë. Nuk më kishte rënë rasti të dalldisem rrugëve të këtij Kryeqyteti me javë, muaj e vite si asaj kohe student i Universitetit të Prishtinës. Arratisjeve të shpeshta në «Gërmi». Ditënetëve në «Tauk Bahçe», ku edhe në afërsi isha me banesë.

Malli më kishte marr për atë Baltën e kuqe, e cila më ngjiteshte çizmeve nga «Taok Bahçja», përpara «Bozhurit» (sot «Iliria») deri në fakultet. Mëkot, përpiqesha me një krënde ta heq nga këmbët. Përinatë timin si student, ajo ngjiteshte edhe më shumë çizmeve të mia «kaubojka» deri në gjunj. Nuk ngulja këmbë ta heq qafe, me gjithë Baltën e kuqe hyja në amfiteatrin e Fakultetit Filosofik  për t’i ndjekur ligjëratat e profesorëve.

Vite më vonë pata një ftesë nga Unioni i Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqiptar të Prishtinës, në një Manifestim Kulturor në Pejë. Edhe pse,  nuk shkoj gjithëkund, iu përgjigja për pjesmarrje. Takim Poetik, që ma ktheu prapa me vite memorjen e shkrimtarit: Unë, në Pejë nuk kisha qenë që nga koha e studimeve?! Viteve, kur dhomën e ndanim me cimerin tim Isa Osmanaj. Shkaku tij si banor i asaj ane, herë pas here edhe e vizitonim Pejën. Hotelin «Metohija», që asaj kohe ne shkonim nga Prishtina, enkas për t’i dëgjuar këngët e Nexhmije Pagarushës.

Pejën, asaj kohe unë shpesh e vizitoja edhe shkaku Banjave të Pejës, ku një Mike e imja nga Sllatina e Prishtinës, asaj kohe qëndronte për pushime. Në Grykën e Rugovës, Lumbardh unë dhe Isa shpeshëherë edhe jemi zhytur not matanë bregut. Përderisa, Lumbardhi herën e fundit m’i vodhi teshat me gjithë para, dhe më la lakuriq në mes të Pejës. Mezi Isa m’i gjeti një palë pantollona dhe maice, m’i dha edhe do para për rrugë të kthehem në Prishtinë. Tek tashti, m’u kujtua se, unë në Pejë nuk kisha qenë 44 vite (1975-2019).

I kisha vizituar qytetet e Kosovës, edhe katundet gjatë studimeve në Prishtinë,  dhe pas Lufte (1999), por jo edhe Pejën. Gjatë pushtimit serb të Millosheviqit, kur me dhunë i nxorri shqiptarët në rrugë nga të gjitha institucionet shtetërore, arsimore dhe kulturore: Kohë, e rrezikshme, kur me Mirko Gashin, Gani Xhafollin dhe me miqtë poetë kemi lexuar poezi edhe në një xhami, në periferi të Prishtinës. Mirko Gashi i dehur e lexoi poezinë për Lumin: Që, »ende pa i mbushur dy vjet, nuk donte të lidhet në djep». Gani Xhafolli, në bisedë e sipër i tha: «Edhe, Kalosh Çeliku është bohem si ti. Jo, ia priti Mirko Gashi! Kalosh Çeliku, është bohem i llojit vet…»

Mirko Gashin, nuk e kam njohur në Prishtinë, po vite më vonë në Shkup, pas viteve të tetëdhjeta, në prag të demonstratave të studentëve, në Prishtinë (1981). Edhe, atë: Pasi u ktheva nga Prishtina. E takova rastësisht në zyrën e radaktorëve të gazetës «Flaka e vëllazërimit». E kishin lënë fillkat vetëm  në zyrën e redaksisë. Unë, atë ditë edhe rastësisht hyra në atë zyrë duke kërkuar redaktorin e revistës për fëmijë «Fatosi», poetin Mehmedali Hoxha, për t’ia dorëzuar disa punime letrare për fëmijë. Mirko, posa më pa buzëqeshi: «Urdhëro, o mik! Unë sot jam pronari i kësaj zyre. Shkaku, se: Ikën të gjithë burrat pas punëve duke më premtuar se, do të kthehen së shpejti, më lanë vetëm si hut t’i pres në zyrë gjithë ditën.

Qesha vetëmevete, duke i njohur mirë veset dhe shprehitë e këtyre burrave në këtë redaksi, se: ato nuk do të ktheheshin më në këtë zyrë, përderisa nuk do të ikte Mirko Gashi. Mirko, i thashë: Ecë me mua, s’ke pse i pret më ato burra mejdani! Kotnasikoti humbë kohë, ato nuk do të këthehen në zyrë. «Mirë thua, o burrë gati tre orë jam në pritje! Edhe, unë u binda, se: Nuk do të kthehen më në këtë zyrë. E unë, nuk kam kohë t’i pres edhe gjithë natën. Shkaku, se duhet të kthehem në Shtëpinë time «Bardovci», nga ku edhe ika me të katra, se u mërzita.»

E kuptova krejtë ngjarjen. Mirko Gashi, ishte shtruar për shërim në «Bardovci», një vend rehabilitimi, në periferi të Shkupit. Zakonisht, ku përcilleshin për shërim persona të mvarur nga substanca narkotike, pije alkoolike dhe të «çmendur». E mora përkrahu dhe ikëm nga muret, që m’u dukën, se: Edhe, mua do të më hanin të gjallë. Dhe, krah për krahu hymë në restorantin «Buket», në afërsi të SHGB «Nova Makedonila». E morëm nga një tepsi për ta mbushur me ushqime, dhe nga një birrë «Shkupi». Në fund, pasi i pagova «dëmet» e restorantit, u ulëm për pak kohë në njërën nga tavolinat e lira të restorantit.

Gjatë drekës, Mirko më rrefeu historinë e tij si poet bohem. Edhe, pse: Unë shumëçka deri diku përmes librave tij me poezi, që i kisha në bibliotekën time shtëpiake, dija mjaftë për biografinë dhe krijimtarinë e tij letrare. Punën e tij në Radio Prishtina, «Rilindja», redaksinë «Flaka e vëllazërimit». «Teatrin e Pakicave» (Drama shqipe), në Shkup. Dhe, përfundimin e tij si i «çmendur» në «Bardovci». Dhe, pasi përfunduam me drekën «mbretërore», Mirko Gashin e përcolla për në Shtëpinë e tij «Bardovci», ndërsa unë u ktheva në Dhomën time me libra.

Tre muaj më vonë, gjatë një vizite në Prishtinë, duke kaluar përmes qendrës të qytetit, dëgjova një zë burri: Kalosh! Kalosh! Kalosh!... E kthava kokën, ishte Mirko Gashi. Po, ai Mirko Gashi që e takova në zyrën e gazetës «Flaka e vëllazërimit«, në Shkup: me mjekër të rebeluar dhe me gunën e gjatë gati deri në fund të këmbëve, lidhur me një litar për brezi. U ktheva prapa, dhe e përqfova. Pasi u përshëndetëm, ma priti: «Nuk më njeh»? Oh, po. Ti je, Mirko Gashi. «Po. Unë jam Mirko Gashi me të cilin u takove në zyrën e gazetës «Flaka e vëllazërimit», në Shkup. Dhe, hëngrëm së bashku një drekë «mbretërore», në restorantin «Buket». U habita, sesi e kishte mbajtur mend atë takim rasti. E, di iu përgjigja. «Ecë, pas meje më tha,  dhe e rrokullisim nga një gotë raki rrushi, këtu në afërsi tek restoranti «Beogradi»!

Nuk kisha si t’i ikë ftesës tij miqësore. U pajtova. E lash takimin me Miken time atë ditë, dhe u ulëm në restorantin «Beogradi». Mirko i porositi edhe pijet. Ia shtruam bisedës rreth Poezisë. E unë, gjatë gjithë kohës e vrisja mendjen. Sesi, e kishte mbajtur mend atë takim rasti?! Në fund, edhe u ndamë me një përqafim miqësor.

Pejës, vite me radhë i kisha rënë pranë duke shkuar në Ulqin për pushime, por jo edhe të kthej në këtë qytet për një kafe. Vitin e fundit (2007) në Ulqin pas disa viteve shkova nga Shqipëria, dhe u ktheva nga Peja («Çakorri»). Shkaku, bllokimit të rrugës nga serbët e Mitrovicës. Edhe pse, nuk kisha humbur asgjë. Peja nga koha e studimeve nuk kishte ndryshuar aq shumë si Prishtina, po kishte mbetur i njëjti qytet. Përjashtim, kishte bërë Hotel «Metohija», që e kishte ndërruar emrin (firmën) në Hotel «Dukagjini». Ndoshta, në kët qytet edhe kisha humbur ndonjë mike?! Shkaku, se: Peja dhe Prizreni gjatë kohës studimeve i kishin vajzat më të bukura asaj kohe, dhe kur vinin në Prishtinë dalloheshin si nata me ditën.

Gjatë kthimit për në Shkup nga Manifestimi Kulturor në Pejë, vendosa të ndalem në Prishtinë. Ashtu dhe ashtu kisha pak punë në Shtypshkronjën «Lena Graphic Design». Thashë, me vete: Një rrugë e dy punë. Edhe do të kryej punë në shtypshkronjë, edhe do ta vizitoj pak qytetin e studimeve, jetën e bujshme studentore të asaj kohe.

Pasi kreva punë në shtypshkronjë, i thashë vetes: Ecë tashti të të qeras me një  pije «hallall», se e ke merituar! U ndala në lokalin më të afërt, përkarshi Ministrisë Arsimit. Edhe, porosita një raki rrushi si parapërgaditje për drekë, ta mashtroj disi organizmin. Kamarieri, plumb m’u përgjigjë: «Nuk mbajmë alkool». Edhe, as një birrë «Peja», e pyeta? «Jo, as birrë»!

Thashë, me gjysëm zëri vetëmevete: Ikë Kalosh Çeliku nga ky lokal, nga sytë - këmbët! Nuk është vend për burra mejdani, e as për gra azgane. I zemruar dola. Rrugës, teposhtë dhe, thashë: Ani, do të zbres në qendër të Prishtinës. Edhe, zbrita këmbë. Nuk u ula në lokalin ku para një muaji isha ulur me një mike, Adhuruese e poezive të mia erotike, po aty afër te «Konaku», që i ndante vetëm një mur i gjallë gjelbërimi.

Kamarieri, nuk vonoi shumë, erdhi vrik: «Urdhëroni»? Një dopio raki rrushi! Iku. Në ndërkohë, thashë me vete: Pse mos ta thirrë për një kafe edhe Adhuruesen e poezive të mia erotike?! I bëra një zë përmes telefonit celular. Matanë valëve, m’u përgjigjë sekretarja: «Personi që kërkoni e ka fikur telefonin. Ose, është jashtë vendit». Po, mu si ato ditë në Restorantin «Koha», kur e ndiqnim njëri-tjetrin me telafona celularë nëpër Prishtinë. Hoqa dorë. Në ndërkohë, erdhi kamarieri me rakinë e rrushit: «U bëftë mirë ! Ju, jeni nga Shqipëria»? Jo, iu përgjigja, jam nga Shkupi. «Më fal», u largua përmes tavolinave.

Papritmas, një zë dhe qeshje e njohur ma tërhoqi vëmendjen. E ktheva kokën anash, dhe matanë përmes birave të gardhit gjelbërt e pash Adhuruesen e pozive të mia erotike, Librit t’im me poezi «Loja e syve», e shoqëruar me dy djemë në tavolinë. Ajo, siç dukej ende nuk më kishte vërejtur matanë gardhit gjelbërt, e ku më t’ia merrte mendja se unë ndodhem në Prishtinë. «Loja e syve» ishte shkaktari, që ajo përmes mikut tim Gani Xhafolli, kishte shprehur dëshirën dhe e kishte porositur, që patjetër të më njohtosh me Kalosh Çelikun!

Gjatë një manifestimi kulturor në Kaçanik, edhe pse ishim të vendosur në hotel, Unë vendosa ta kaloj Natën në lokalin «Premiumi», në Prishtinë. Frymëzimi i poezisë sime «Askushi më dha një trëndafil». Prishtinën, kur e pushtova në gjumë. Dhe, e përqfova një Buçë.

Ditën e Nesërme, përderisa bisedonim me Gani Xhafollin për Poezinë, nga tavolina tjetër u çua duke ardhur drejtë nesh një vajzë azgane bjonde: «Pash Zotin Gani Xhafolli, mos më thuaj se, ky nuk është Kalosh Çeliku»! «Vallahi», ashtu siç i kishte përgjigjet e zakonshme Gani Xhafolli: «Po, ky është Kalosh Çeliku. Mirë, bre Gani Xhafolli: Qe, sa kohë të kam thënë të më njohtosh me Kalosh Çelikun«?! Dhe, pasi u përshëndetë me ne, u ulë në tavolinën tonë përpak kohë takimi mirënjoheje. Shkaku, se: E kishte lënë vetëm shoqen zezëshkane me të cilën pinin kafe në tavolinën tjetër përkarshi nesh kokë më kokë.

Përderisa Unë u arratisa kujtimeve të kaluara, matanë gardhit gjelbërt, ato edhe kishin ikur (Adhurusja e poezive erotike). Nuk, iu paraqita më përmes telefonit. Shkaku, se: Edhe, nuk kisha aq shumë kohë për ta kaluar Natën në Prishtinë. Kutadi Unë, shkruaj edhe ndonjë Libër tjetër me peozi erotike. Edhe pse, vite më parë, përveç ditënetëve të kohës studimeve, e kisha kaluar një Natë në Prishtinë me Miken, nga ku lindi edhe Libri im i radhës me poezi erotike: «E përcolla Natën». Libër me të cilin shkrimtarja e mirënjohur Hida Halimi e përcolli një Natë në Prishtinë, duke publikuar reçensionin Revoltë Konstruktive për një disidencë letrare: «… një terr që nuk dihet në ç’orë bie në Prishtinë.» (Tiranë, Rilindja, 29 tetor,1998).

Pak vite më vonë, gjatë shoqërimit me Adhuruesen e poezive erotike, lindën edhe disa poezi përkuashtuar Adhurueses të Librit: «Loja e syve», pas disa përndjekjeve me telefona celular nëpër Prishtinë. Papritmas, m’u kujtuan edhe fjalët e saj në takimin e fundit, në restorantin e preferuar të Adhurueses poezive erotike «Loja e syve». «Kamarierit, jepja një libër»! Dhe, përderisa unë e nënshkruaja librin, duke iu drejtua kamarierit shtoi: «Kaloshi, tashti do të shkruaj një libër edhe për mua»!

Vite më vonë, kur Mirko Gashi më iku nga mesi ynë, unë duke u kthyer nga nga Peja, ende në vete mendoja, se ku do ta ha drekën, para se të kthehem në Shkup. Papritmas, m’u kujtuan «Tre Sheshirat», Taverna e preferuar e Mirko Gashit. Lokali, i cili pas ikjes së Mirko Gashit, gjatë kohë e mbajti varë në mur fotografinë e mikut bohem.

Thashë, me vete: Drekën do të ha tek «Tre sheshirat » e Mirko Gashit, përkarshi Radio Prishtinës Djeshme dhe Radio Kosovës Lirë të Sotshme. Hyra brenda. Kamarieri, ende pa u ulur në tavolinë, ma priti: «Urdhëroni»! Një drekë me mish viçi pa bukë, dhe një birrë «Peja»! Nuk mbajmë birra këtu, ma priti kamarieri. Asgjë, atëherë i thashë. Dhe, dola jashtë si i çmendur.

Ikë, Kalosh Çeliku nga Prishtina! Vërtetë Dje, gjatë kohës studimeve të ndiqte këmba-këmbës Balta e kuqe, Sot të ndjek Ferexheja e zezë. Prishtinën, Qytetin revolucionar të studentëve e ka pushtuar «Hallalli» turko-arab.

Merreni me mend: Edhe, atë: «Tre sheshirat» e Mirko Gashit?!…

Shkup, 05 tetor, 2019

Kalosh Çeliku në breg të Lumbardhit, Grykë të Rugovës (Pejë, 1973)...



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora