Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Pasardhësi i Zef Serembes
E enjte, 26.09.2019, 09:21 PM
PASARDHËSI I ZEF SEREMBES
NGA
KALOSH ÇELIKU
Herët
në mëngjes, me “bismilahi e rrahim” -in e “muslimanëve” të Shkupit në Lagjen
“Serova” nr. 59 (Shtëpinë e Gruas Besnike), mes Shkupit, që ma dogjën rrugaçët
“musliman kuqezi” partiak në shtetin e “përbashkët”. Edhe, “Vëllezërit” e
Njerkës, kopila pas dere për së dyti herë me radhë në Shkup, që i lindëm me gra
serbe në Beograd. Ose, Mjekrat turko-arabe në xhami. Përmëtepër, i bëmë edhe
Shtet të “përbashkët” me shumicë shqiptare.
Shkak,
që i përzura me shqelma të gjitha Miket e mia besnike. Muzat e poezisë erotike.
Xhindet, që gjithë jetën nateditë më hudhën dorë më dorë mbi çati të shtëpive
dhe majë lisave. Edhe, Tri Engjujt Gra: Njëra që më printe para dhe Dy të
tjerat që më mbanin përkrahu në Luftën me penë për Liri maleve.
Veten
ua besova Tri Zanave të Maleve, Mrizeve
të At Gjergj Fishtës. E arratisa Kanarin e Çajupit mes librave kokë më kokë me
Dr. Gaçin dhe motrën e tij Arushën e Egër, e cila nateditë ia lante me lotë
Vëllait plagët në shtratë. Dëshmor, që ra heroikisht në Luftë me Kanarin e
Çajupit në dorë fushave e maleve Shqiptare.
Rakia
e rrushit dhe Dy shtambat me verë m’u bënë Miket më besnike për Ditën e
Nesërme. Nateditë i rrokullisja në Netët poetike: Shkup, Prishtinë, Tiranë dhe
nëpë botë. Pamëshirë i rrëzoja në shtrat me begatinë, na: “Përhava” para syve
të Hënës, matanë yjeve. Ndonjëri, nga “miqtë” e mi pëpiqeshte edhe t’i përdori
si “frymëzime” në shkrimet e tia shterpa publicisike partiake. Xhadisë, që deri
më sot, nuk e gjeti një burrë me tirqi e xhamadan. Kësulën e bardhë të Bajram
Currit në kokë. Sahatin me qystek. “Nagantin”, në brez me gjithë fishekë.
Miket
e mia si xheloze të pashoqe të tavolinës dhe shtratit, ndoshta atë natë edhe ma
kanë marrë inatin. E kanë humbur kot kohën duke pritur një rrokullisje të
çmendur në shtrat mes librave dhe shtambave me verë. Agim me Diell Çelëvjollce
në dritare mes maleve.
Aspak,
nuk e kanë ditur “shpëtimtarin” se, mua: Që, në fëmijëri më kishte pushtuar
Nusja me pashterkë të kuqe dhe xhindet e saj të pamëshirshëm, shërbetorë
besnik. Edhe, Sot në vendlindje ma kishte gjetur ditën për hakmarrje.
Pasmesnate, u përpoq me Dudumin përsëri dhunshëm të më shti në Shtëpinë
Publike, hudhë dorë më dorë me xhindet majë lisave dhe çative të shtëpive, në
Katund.
Ditën,
kur Unë sipas “miqëve” të mi i rrokur fytas me xhindet, veç më e vrisja Veten
me një ibrik me raki rrushi dhe Dy shtamba me verë të Zonjës Di, në Shkup.
Përçudi, mes maleve të Drenovës, mezi e shpëtova veten disi nga Nusja me
pashterkë të kuqe. E ringjalla edhe Hënoren nga vetëvrasja. Nuk e vrava atë
natë mes librave.
Veten,
mes poezive sipas parashikuesve të Policisë Letrare në këtë shkrim për Nesër,
nuk e vrava me dy vargje (plumba) në kokë. E, as Hënoren, në shtrat. Pabesinë,
e vrava me dy vargje të Rilindasëve Shqiptar mu në lule të ballit mes maleve me
Penë. Nusen e tyre pashterkëkuqe. Vetëmse, nuk arrita ta shpëtojë Mikun e Penës
në dorë të xhindeve.
Edhe,
pse: mbi romanin “Qyteti i qyqeve” kisha punuar me vite, përpjekur për
ta shti në programin e Konkursit të Minisstrisë Kulturës, më doli puna huq.
Mikut të penës, mbi librin e të cilit mbi ato faqe kisha ndejtur nateditë mbi
kokë, që sipas dëshirës së tij për romanin, gjithë punën teknike ia lash në
dorë Hënores, e cila më doli e pabesë. Unë që me vite u përpoqa atë roman ende
të papërfunduar ta shti në programin e Ministrisë Kulturës, dhe kur ia arrita
qëllimit: vit (2015), kur nga Regjistri Qëndror dhunshëm, e fshinë SHGB “ASDERNI”
me të cilën e mbaja gjallë me vite edhe Lidhjen e Shkrimtarëve Shqiptar duke
vënë në disponim edhe bukën e gojës për daljen e këtij romani në dritë, e humba
betejën luftarake. Rreziku, Sot i kanoset edhe Lidhjes të Shkrimtarëve
Shqiptar, që librin e mori përsipër për botim. Përmëkeq, faji autorit, se:
Ende nuk ia arrita qëllimit Qiellor,
rrugës për në Baba Tomorr.
Pasdite
dola nën hije tek Rrapi, në “Bit-Pazar”. Hënorja veç më kishte vënë pusi me dy
shtamba verë përpara mbi tavolinë. E lakova rrugën, pasi e pash dhe u nisa
drejtë saj si një Ujk i uritur Mali me vite, që zbret nga malet në fushë, kur
do t’i sulet tinëz nga pasferra rrëzë Çukës në shpinë si viktimë “artistike”.
Rrunza, e dalldisur nën hije në breg të Lumit, siç duket me vite po ma
turbullonte ujin. Edhe pse, ajo pinte ujë nën mua si Ujkeshë Mali, rrjedhën e
Lumit. Rehat, nën urë të lumit. Guxim mora dhe e ngacmova me fjalë poetike
idilike:
-Ujkeshë,
pse ma turbullon ujin nën Rrap?!
-Hi-hii-hiii,
qeshi Ujkesha. E para, unë nuk jam Ujkeshë, por Rrunzë Mali. -U përgjigjë pa
frikë Hënorja. E dyta: Ty ujin ta turbullojnë ato delet e nënkryeme të Kopesë
“Abazit” Malit. Sot, sipas Patriotit të vonuar: Azreti Aliut fushës. E treta:
nën Rrap, nuk ka lumë.
-E
kujt i ke vënë pusi sot nën Rrap?!
-Pasardhësit
të Zef Serembes.
-Hi-hii-hiii…
Moti kohë ka vdekur, nuk jeton më në Qytetin e qyqeve…
-Jo!
Ende është gjallë. Dje e takova këmbëkryq në Bibliotekën Universitare në
Qytetin e qyqeve, në mes të Shkupit.
-Hënore,
mos u çmend! Pasardhësi i Zef Serembes, moti kohë ka ikur nga ky Qytet i
qyqeve. Mëkot, e pret nën Rrap dhe e kërkon rrugëve nëpër “Bit-Pazar”.
-Nuk e
besoj, Ai ende është gjallë. E kërkon të Dashurën e tij që ia kanë përzënë me
dhunë në Turqi. Ndonjëri, trumbeton nëpër “Bit-Pazar” se ia kanë përzënë në
Iran duke ia veshur me ferexhenë e zezë krahëve.
-Hënore,
ky nuk është Stambolli i Turqisë e as Teherani me ferexhezeza, por Shkupi
Historik me shekuj i Shqiptarëve…
-E di,
por atij Sot i duket si Stambolli e Teherani me gjithë këto xhami e flamuj
turko-arab në minare. Kësula lecka në kokë. Dhe, ferexhezeza.
Vëllazërit
nga Kosova, herë pas here vijnë dhe e marrin në shtëpi, por ai përsëri ikë nga
Kosova dhe vjen pas të Dashurës. Shkupi i duket si Stambolli…
-Shkupi,
sot nuk është Stamboll, Hënore! E, as Qyteti i qyqeve. Po. Qytetit historik i
Kryngritësve shqiptar të Dervish Carës me krahun e djathtë të luftës, Dervish
Emin Çeliku (Xhambazi), në Betejën Historike të Katllanovës (1884). Edhe, me
Çlirimin e Dytë të Bajram Currit me Isë Boletin (1912).
-Ndoshta.
Ama, unë jam e sigurtë se dje kam ndejtur kokë më kokë me Pasardhësin e Zef
Serembes nën Rrap, në Shkup.
-Jerm,
po flet Hënore. Pasardhësi i Zef Serembes nuk jeton më në Qytetin e qyqeve, po
mes varreve i mbuluar me lule në ndonjë park qyteti të Shkupit. Ose, në Kosovë.
Ditën e nesërme, pas atij takimi historik, fluturoi në Qiell. Parajsë (Xhehnet), mes luleve.
-E ke gabim,
zoti Shkrimtar. Pasardhësi i Zef Serembes, është i pavdekshëm. Ende jeton në
“Bit-Pazar” të Shkupit shqiptar me shtëpi e pa nënshtetësi “maqedonase” tek
Biblioteka Universitare. Këmbëkryq tek romani i mikut tij besnik Shkrimtar nën
Rrap: Qyteti i qyqeve...
P. S.
Vdiq
edhe Hënorja në Baba Tomorr, që Ditën mbyllej në Tyrben e Babashehut me libra,
e Natën bridhte me dajre në dorë mbi avlia, majë lisave dhe mbi çati të
shtëpive. Papritmas, një ditë e gjetën të Ringjallur në Kopshtin “artistik” mes
librave me lule përpara Shtëpisë dhe miqëve duke e vajtuar mbi kokë Cucat me
dajre e pashterka të kuqe.
E
shpëtova, Dje dhe Sot nga Vetëvrasja “artistike”, por jo edhe Nesër nga
sëmundja e saj patologjike si Mike karrieriste -“artistike” e dalldisur pas
Dexhallit me trumbeta nëpër “Bit-Pazar” të Shkupit. Ikë me atë sëmundjen e saj
të pashërueshme “artistike”, edhe sot e kësaj Dite këmbekrye si Mike
besnike në varr.
Kutadi,
Unë: Ndodhë e ringjallë, përsëri si Mike besnike në Libër, edhe PasNesër.
Edhe,
atë: Vetëm, si Mike besnike e Zef Serembes…