Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Pararojet e vdekjes
E premte, 24.01.2020, 09:55 PM
PARAROJET E VDEKJES
NGA KALOSH
ÇELIKU
“Mendimtarët luftojnë me varfërinë, dhe Urinë
Dhe, me skamjen. Jetojnë të braktisur, pa
famë
dhe të urryer, kurse të marrët notojnë
në para, rrinë në timonin e shtetit; shkurt,
jetojnë si veshkët midis dhjamit…”
ROTERDAMI
Gjatë
Luftërave Krynegritëse Historike Shqiptare nëpër shekuj dhe fushëbetejave fushore
e malore për Liri: Çlirimin e parë të Shkupit 1844. Kryengritjes Dervish Carës me krahun e djathtë të pushkës, Luftës për Liri dhe Shqipëri, Emin
Xhambazi (Çeliku) për t’i çliruar qytetet: Velesin, Prilepin dhe Manastirin, ku
edhe u shpartalluan nga ushtruia turke me topa. Beteja e përgjakshme e
Katllanovës (afër Shkupit), sipas librit historik të Aleksanadar Matkovskit: Kryengritja e Dervish Carës (1985).
Njëri grup i kryengritësve vazhdoi luftën në Grykën e Kaçanikut (Kosovë), dhe tjetri
grupë e vazhdoi luftën në malet e Dibrës, ku Hajredin Pashës, sipas këngëtarit
popullor: “jo më pak, se: në atë
Fushëbetejë, dymbëdhjetë mijë ushtarë ia grinë në llogore, ende në vorre pa i shti.
Herën e
dytë, në vitin 1912 (Bajram Curri dhe Hasan Prishtina), me kryengritësit
shqiptar në luftë kundër “vëllezërve”
historik turq, Perandorisë osmane e shpallën: Çlirimin e dytë të Shkupit Shqiptar. Fitore, që përçudi, pas çlirimit
edhe, e dorëzuan vetë pa luftë?!
Vite,
me radhë Aradhat kaçake Kryengritëse, e më vonë edhe ato Balliste dhe partizane
“çlirimtare” i kanë pasur edhe Pararojet e Vdekjes, paralëjmëruese rreziku në
pusi mes maleve. Qindëra metra larg dhiareve t’u prinë para për luftë
Çlirimtare. Nëse, ato bien në prita: Aradha të paralajmërohej nga pararojet,
dhe fillojnë luftën.
Pararojet
e Vdekjes, kanë ekzistuar që nga koha e lindjes njerëzimit. I kanë pasur luftërat
e paranjerëzimit me Natyrën strategjike. Dhe, më vonë edhe Lufta e Parë Botërore.
I ka pasur edhe ajo, Lufta e Dytë Botërore. Nuk e di, a do t’i ketë edhe Lufta
e Tretë Botërore. Shkaku, përparimit të strategjisë politike rrufjane dhe teknike
luftarake.
Hapin
e tyre politik, symëshelë dhe luftarak e ndjekin edhe Partitë e Sotshme
Politike Shqiptare me “kryengritjet” e tyre historike, në Qeverinë e
“vëllazërim-bashkimit”. Nuk e them, ende dot për partitë politike “maqedonase”.
Arsyeja: kam Shenja paralejmëruese. Aqsa, munden me forcat e tyre partiake dhe
“vëllezërve” të Njerkës ende pa burrë me “kurorë”, emërojnë partizanët e tyre
të arratisur: ministra, zv/ministra, ambasadorë, drejtorë, kryetarë komune, këshillltarë
neokomunistë, komisione partiake për planprogramet e teksteve dhe lektyrave
shkollore. Ardhmërinë e Ditës Nesërme Shqiptare të arsimit dhe kulturës. Rektorë
universitar partiak joprofesinistë edhe nëpër lagje dhe katunde. Ndarjen e Çmimeve
partiake shtetërore, dhe Çmimeve artistike në emër të Shtetit “përbashket” nën
një çati të Shtëpisë Shqiptare, ende pa oxhak (“Vëllazëriëm- bashimit”). Dihet,
nën frerët e “komandantëve” të partive politike në pushtet. Cucave dhe djemëve
të pasardhësve të sistemit ish komunist. Sot, ende vendosin për Çmimet
shtetërore arsimore dhe letrare në “Shtetin e “përbashkët”, ish komunist
jugosllav.
“Komandantët”
e luftës, Sot i kanë edhe ata pararojet për pushtet, në ballë me këngë e valle për poste politike
në Qeveri. Vetëmse, pararojet e tyre partiake, nuk janë Pararoje të Vdekjes. Shkaku,
se: “patriotët”, papritmas nuk mund të bien viktimë, vriten në pusi. Ato u prinë
përpara vetëm fushatave parazgjedhore. Luftës për pushtet. Dëshmi historike, që
nuk ndodhë me këto partizanë të sotshëm pararojë. Asnjëri, deri më sot nuk u
vra si pararojë, po pas fushatave parazgjedhore u shpërblyen me poste politike.
Dhe,
gjithë ato ministra, zv/ministra, drejtorë, ambasadorë, janë pararojë të partive
politike. Frerët e të cilëve i ka në dorë “komandanti”, (kryetari i Partisë
politike). Publikisht, e them edhe shërbetorët e tyre partiak me brekët nëpër
këmbë, e poste politike e kulturore. Fundekrye me emisione çmendurie me këgë e
valle “patriotike”. “Shqipëri”…
Pavetëdije,
se në emisonet e tyre arsimore dhe kulturore nuk kanë një kënd për librin,
Poezinë, personalitetet e letërsisë. Ose, kanë: por për partizanët e tyre
partiak pa asnjë vlerë artistike, plotë patetizëm si “ptriotë” kuqezi, arnime e
përshkrime të thata partiake: “Bashkim kombëtar, Shqipëri Etnike, Kosovë e Çamëri”… Popull Universitar, shkrimtar e politik me
Çmime partiake shtetërore, kotnasikoti pa vlera të arrira artistike.
Edhe,
në Ditën e Sotshme, vazhdoni ta dalldisni popullin shqiptar radiostacioneve e kanaleve
televizive shtetëror të “pavarur” partiake e “varuara" me manifestime
kulturore “patriotike”. E reklamoni “arritjen” historike politike Shqiptare politike
e kulturore me “politikanë” e “artistë” rrugaçë “Bit - Pazari”. Familjarë gjysëm
analfabetë partiak me tituj shkencor të katundeve si populli më i lumtur në botë
me “tallava” e pizi, ende pa Institucione Kulturore Shqiptare.
Vetëm,
i hapni radiostacionet dhe kanalet televizive: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë
e Veriut! Populli më i lumtur në botë me këngë e valle. Emisione televizive,
humbje kohe, pa vlera aritsike me lojëra plot budallaki e cica për mejdani.
Malli të merr për ata burra shqiptar dhe botëror të dëgjoh ndonjë poezi. Ose, të
shohësh cuca e gra me veshje kombëtare me pasuri të fshehura Natyrore nën jelekë
tradicional shqiptar me vlera artistike.
Zhurmat
e dalldisura kulturore partiake, përveçse në arsim, na kanë hyrë edhe në shtëpi.
Familje. Shkollë. Ende pa asnjë libër në bibliotekën shtëpiake. Emision
artistik shkollor për fëmijë. Ditën e Nesërme. Lektyra shkollore.
Partitë
politike shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut u kënaqën duke e
fotografuar veten si “patriotë” para kamerave televizive pa asnjë vlerë
politike e as artistike. E vetmja vlerë e tyre “artistike”, është: Dalldisja e
popullit shqiptar me këmgë “tallava” ekraneve televizive, se: Jeta është, vetëm
këngë dhe valle me përdredhje të bythëve dhe shkundjeve të cicave rrejshme jashtë këmishe për mejdani.
Kurrë,
nuk ka ndodhur si Sot, “komandantët” (trima pas lufte) të dalin në ballë të
aradheve politike luftarake për Liri. Gjithë
jetën janë strukur në prapavijë të zjarrit luftës (posteve politike), dhe para kamerave
televizive.
Kopeisht,
i turren Dashit përmbrapa, mos ndoshta do t’i bien udhës...