Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Poezia erotike e Rrapit dhe çiftelia deri në agim
E marte, 05.11.2019, 09:44 PM
Reportazh letrar
POEZIA EROTIKE E RRAPIT
DHE ÇIFTELIA PËRTEJ NATËS MADHE DERI NË AGIM
NGA
KALOSH ÇELIKU
Lidhja
e Shkrimtarëve Shqiptar, në Shkup me dt. 01, 02 dhe 03 nëntor 2019, për të njëzetekatrën
(24) herë me radhë organizoi Manifestimin Kulturor Tradicional Ndërkombëtar:
TAKIME NËN
RRAP, në Shkup. Edhe, nga të gjitha Trojet Etnike Shqiptare dhe Bota, erdhën
poetët shtegtar të armatosur me poezi deri në dhëmbë, miqtë e Rrapit 2019 për
ta pritur Ditën e Nesërme deri në Agim.
TAKIMET
NEN RRAP, që herë pas here kishin shtegtuar në Kërçovë, Cërvicën e Xha
Derallës dhe Dibër, kësaj radhe ecën më këmbë deri në Hotelin “Kalabria”, në
lagjen “Çair”
të Shkupit. Lokale, ku edhe i kaluam Netët Poetike të Vjeshtës duke pritur
Dimrin e Madh! Ndërsa, Ditën e Nesërme, përpara këmbëve të Filipit Maqedonisë,
në “Bit-Pazar”. “Kufi”, ku edhe poetët dolën mbi “Urën e Gurit”, matanë
Vardarit. U përshëndetën me Pjetër Bogdanin dhe Nexhat Agollin tek “Parku i
Grave”, për t’i bërë një vizitë edhe Shtëpisë të Nënë Terezes, në Shkup. Këmbë
e shëtitën Shkupin Historik, edhe e panë Ditën e Nesërme me syrin e tyre poetik
për t’u kthyer Natën në lokalet e Hotelit “Kalabria”, në lagjen e Shkupit “Çair”
për ta kaluar Natën e Madhe me poezi dhe këngë deri në Agim.
Him
Koça
(satirist), pasardhës i Xha Derallës, që kishte ardhë enkas me Xhelal Ademin dhe Adem Xheladinin në këtë
Manifestim Kulturor Tradicional Poetik nga Kërçova, e hapi Orën
Simbolike Poetike me një poezi të Mikut Rrapit Pano Taçi: Na bashkoi Rrapi. Pastaj,
radhën e mori Tahir Seferi, rapsodi i këngës shqipe me çifteli. Të pranishmit, i
përshëndeti edhe Kalosh Çeliku, Kryetari i
Lidhjes të Shkrimtarëve Shqiptar për mirëseardhje, në Shkup.
Him
Koça,
nga pusia doli me një fragment nga “Lahuta e Malëcisë” të Gjergj Fishtës, dhe e
mori në dorë Orën Simbolike Poetike. Herë pas here, mes poezive të poetëve duke
ndërhyrë me fragmente nga “Lahuta e Malëcisë” të Gjergj Fishtës.
Pasdarke,
u shtrua edhe darka Poetike me poezi, këngë me çifteli, raki rrushi dhe
verë. Poezi, pas poemës “Bagëti e Bujqësia” të Naim Frashërit, që në mesin tonë
e solli artisti i mirënjohur Xhevat Limani. Poezi, lexuan edhe poetët: Prend
Buzhala, Seida Beganoviq, Xhelal Tosku, Nehas Sopaj, Mirela Papuciu, Sami Velçani, Rakela Zoga, Dhimitër Pojanaku, Shaqir
Podvorica, Dibran Fylli, Pëllumb Mane, Asllan Qyqalla, Rozeta Kreste, Gjon
Gjergjaj, Xhelal Adeni, Ferida Ramadani, Rami Kamberi, Dan Ibrahimi, Aranit
Musaraj, Abdulla Troshupa, Viviane Horioti, Ramzi Salihu, Bardha Maneç,
Rexhep Bajrami, Arbër Çeliku, Him Koça, Adem Xheladini,
Mirsada Krasniqi me poezi e këngë dashurie, Sami Sherifi, Tahir Seferi, Asdren Çeliku,
Flora Peci, Rezearta Samiu etj.
Papritmas,
në valle hyri edhe Gjergj Fishta me përurimin e “Lahutës Malëcisë”, që kët vit
ishte publikuar edhe përtej kufinjve të Atdheut. Rreth autorit të kryeveprës
të Fishtës, “Lahuta e Malëcisë” dhe
“Mrizi i Zanave”, fjalën e mori Prend Buzhala, publicist, poet, shkrimtar, dhe
kritik letrar.
Ora
Simbolike Poetike e kaloi Pragun e Shtëpisë. Krahpërkrahu iu bashkuan me
fragmente proze edhe pjesmarrësit: Reshat Sahitaj dhe Fatmir Minguli. Pak para
Agimit, poetët ikën në strehimoret e tyre për të fjetur me Poezinë.
Dita
e Nesërme, poetët i priti këmbëkryq para këmbëve të Filipit Maqedonisë, ku u
shtrua edhe Sofra Poetike me raki rrushi dhe verë, krahpërkrahu përurimit të
librave (botime të Lidhjes Shkrimtarëve Shqiptar: “Kohëra” (roman) – Agim Morina,
leximit të një fragmenti nga aktori Vehbi Qerimi, fjalën e mori recezenti Nehas
Sopaj. Dhe, në fund vetë autori. Përurimin e librit dytë me poezi: “Nuse për
mort” (poezi), e vazhdoi Adem Xheladini me një recension rreth librit nga
recenzenti Xhelal Ademi. Poezitë i lexoi vetë autori i librit. Librin e radhës,
“Zezëjeta” me tri poezi e paralajmëroi Dibran Fylli. Recensionin, e lexoi
Kalosh Çeliku.
Fjala përfundimtare rreth librit si zakonisht, iu dha vetë autorit. Në fund, u
bë edhe përurimi i librit me pjesë teatrore për fëmijë: “Shtriga doli nga
përralla” – Kalosh Çeliku. Recensionin e këtij libri nga Gani
Xhafolli dhe fragmentin e një pjese teatrore e lexoi Dibran Fylli.
Pas
një shëtitje nëpër “Çarshi” (Shkupin e Vjetër), dhe atij të Riut
matanë Vardarit (Urës Gurit), poetët u kthyen në Hotelin “Kalabria”, në “Çair”
të Shkupit historik për ta përcjellur Natën e Madhe me poezi, këngë, raki
rrushi dhe verë deri në Agim. Pasmesnate, u ndanë edhe Çmimet letrare: “Ulu
Mal, të dalë Hana” për poezi, e rrëmbeu Shaqir Podvorica, “E
përcolla Natën”, libër i botuar mes dy takimeve poetike, “RRAPI”
për vepër jetësore – Tahir Seferi, Miku i Rrapit “Pano Taçi” – Dibran Fylli, dhe Mikja
e Rrapit “Hida Halimi”, Flora
Peci.
Nata
e Madhe Poetike deri në Agim filloi me një monolog të Dibran Fyllit, poezive të
poetëve pjesmarrës, këngëve me çifteli, raki rrushi dhe
përfundoi me rrugë të mbarë për Ditën e Nesërme...
Poetët gjatë pushimit
nën Rrap kokë më kokë…
Adem Xheladini, Mirela
Papuçiu, Xhelal Ademi dhe
Mirsada Krasniqi duke përcjellur Natën e Madhe…
Behare Rexhepi dhe
Reshat Sahitaj, duke pritur Agimin…
Rakela Zoga para këmbëve
të Olimbisë…
Poetët duke pritur
Agimin, Ditën e Nesërme…