E merkure, 01.04.2020, 12:31 AM (GMT+1)

Komente

Edison Ypi: Grosha ime

E merkure, 25.03.2020, 05:32 PM


Grosha ime

Nga Edison Ypi

Një ditë vendosa t'i bëj groshët si i bënte kurvi veprat e 5 vjeçarëve - me forcat e mia.

Nuk shtyhet jeta duke i marrë çdo drekë groshët në një restorant popullor ku kuzhinierja mi hedh në një govatë alumini si arkivol i vogël.

Bëra disa konsultime paraprake.

Një komshie nuk ma bëri të qartë sa duhej skuqur qepa.

Tjetra nuk më tha se në cilën fazë të zjerjes duhej hedhur kripa.

E treta nuk e përcaktoi me përpikmëri të mjaftueshme sa duhet të jetë sasia e ujit në raport me sasinë e groshës.

E katërta e la të errët nëse duhet skuqur apo jo salca.

Kur ua vura në dukje komshieve paaftësinë e tyre mësimdhënëse, të katra thanë të njëjtën gjë;

Ua, po qënke fare budalla, as kaq gjë nuk ditke ti ?!

Pas përvojës së pasuksesshme me komshiet, një dibran i tiranizuar që shet pjesë këmbimi makinash, duke u betuar disa herë rresht "për kryt e kalamojve", më spjegoi pse grosha nuk bëhet me mish por vetëm me kocka.

Faktin se po të hash groshë ditë për ditë gjithë jetën, nuk të gjen asnjë e keqe, duke sjellë shembuj nga vetja, ma qartësoi një kuksian që bën vetrata.

Kur në kafene pyeta lidhur me përdorimin e salcës u hap një debat që përfundoi me grushta.

Pyeta dy të moshuar që po luanin domino në trotuar se çfarë kuptimi kishte shprehja; Më polli groshi ?!

Do të thotë se ti që pyet për gjëra kaq të thjeshta je kokrra e budallait, u përgjigjën të dy njëzëri.

Në tenxhere të zakonëshme apo me presion ?

Varet nga durimi që ke dhe fortësia e kokrrës që preferon, ishte përgjigja e dikujt që para ca ditësh bleu një MAZDA të re.

Më mirë grosha e Dibrës apo ajo e Korçës ?

Një pukjan dhe një përmetar ishin të mendimit se ngaqë çdo groshë ka pordhën e vet, grosha groshës nuk i ngjan. Pra, sipas tyre, zgjedhja e vendit ku do marrësh groshën bëhet duke pasur parasysh se aromën e cilave groshë preferojnë ata që të rrethojnë. Nëse nuk të rrethon askush, pra nëqoftëse jeton vetëm, zgjidh atë lloj groshe, me atë lloj origjine, që bën atë lloj pordhe, që i korespondon asaj lloj arome, që të bën mirë për shëndetin.

Për ta zbatuar këtë porosi, pra për të kombinuar llojin e groshës me aromën e pordhës, zbatova këshillën e një kolonjari, i cili, edhe ai bazuar në përvojat vetiake, tha se për këtë, e rëndësishme është të llogaritet distanca kohore nga ngrënia tek pjerdhja. Kaq tha, dhe iku kolonjari. Duke fërshëllyer apo duke pjerdhur, s'e mora vesh.

Pas këtyre konsultimeve j'u futa punës, groshës, pordhës. I lashë në ujë të ftohtë disa orë dhe ua ndrrova ujin e parë të valuar që groshët të çvisheshin nga lëkura që shkakton pordhët e tepërta. Me kujdes. Se grosha është si femra. Nuk duhet çveshur menjëherë dhe krejtësisht. Për më tepër, po j'a hoqe të gjitha lëkurat e të gjitha kokrrave, nuk pjerdh aspak. Po s'ja hoqe lëkurën asnjë kokrre, rri gjithë kohën duke pjerdhur. Që as e para e as e dyta s'janë të udhës.

Duke grirë qepën, mu kujtuan ca që thonë se Poezisë i ka ikur koha. Aty mu errën sytë dhe gjakosa gishtin.

Heqja e lëkurës së karrotës me atë veglën që çvesh pataten, mu shoqërua me përfytyrimin e çveshjes me të njëjtën teknikë të lëkurës së disave që thonë se Europa është lavire.

Coptimi i një speci me një thikë të mprehtë më solli ndërment një reformë makabre që duhet zbatuar urgjentisht në mediat tona.

Kur brenda ujit të përvëluar hodha qepën e Korçës, karrotën e Rrogazhinës, specin e Fierit, groshën e Dibrës, mu faneps Parlamenti.

Flakën e gazit paksa anash nën tenxhere që grosha brenda tenxheres të qarkullojë në formë cikloni, këtë e shpika vetë.

Kripa në fund.

Grosha gati.

Do nis ta ha në një moment të llogaritur që pordhët e groshës së drekës të më vijnë kur të kenë nisur banaqet televizive të mbrëmjes.

Me të parën pordhë groshe do godas në surrat atë që do flasi me shpërfillje për të vetmin Mbret që kemi pasur.

Të dytën pordhë groshe do ja zbraz atij spiunit që bën sikur flet me keqardhje për të përndjekurit.

Pordhën e tretë do ja dedikoj atij që do flasi me simpati për filmat e diktaturës.

Si artilier i stërvitur i aromave të bythës do ja fus gjumit vetëm pas të fundit pordhë nga groshët e drekës.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT