| E merkure, 25.03.2020, 04:32 PM |
Grosha ime
Nga
Edison Ypi
Një
ditë vendosa t'i bëj groshët si i bënte kurvi veprat e 5 vjeçarëve - me forcat
e mia.
Nuk
shtyhet jeta duke i marrë çdo drekë groshët në një restorant popullor ku
kuzhinierja mi hedh në një govatë alumini si arkivol i vogël.
Bëra
disa konsultime paraprake.
Një
komshie nuk ma bëri të qartë sa duhej skuqur qepa.
Tjetra
nuk më tha se në cilën fazë të zjerjes duhej hedhur kripa.
E
treta nuk e përcaktoi me përpikmëri të mjaftueshme sa duhet të jetë sasia e
ujit në raport me sasinë e groshës.
E
katërta e la të errët nëse duhet skuqur apo jo salca.
Kur
ua vura në dukje komshieve paaftësinë e tyre mësimdhënëse, të katra thanë të
njëjtën gjë;
Ua,
po qënke fare budalla, as kaq gjë nuk ditke ti ?!
Pas
përvojës së pasuksesshme me komshiet, një dibran i tiranizuar që shet pjesë
këmbimi makinash, duke u betuar disa herë rresht "për kryt e
kalamojve", më spjegoi pse grosha nuk bëhet me mish por vetëm me kocka.
Faktin
se po të hash groshë ditë për ditë gjithë jetën, nuk të gjen asnjë e keqe, duke
sjellë shembuj nga vetja, ma qartësoi një kuksian që bën vetrata.
Kur
në kafene pyeta lidhur me përdorimin e salcës u hap një debat që përfundoi me
grushta.
Pyeta
dy të moshuar që po luanin domino në trotuar se çfarë kuptimi kishte shprehja;
Më polli groshi ?!
Do
të thotë se ti që pyet për gjëra kaq të thjeshta je kokrra e budallait, u
përgjigjën të dy njëzëri.
Në
tenxhere të zakonëshme apo me presion ?
Varet
nga durimi që ke dhe fortësia e kokrrës që preferon, ishte përgjigja e dikujt
që para ca ditësh bleu një MAZDA të re.
Më
mirë grosha e Dibrës apo ajo e Korçës ?
Një
pukjan dhe një përmetar ishin të mendimit se ngaqë çdo groshë ka pordhën e vet,
grosha groshës nuk i ngjan. Pra, sipas tyre, zgjedhja e vendit ku do marrësh
groshën bëhet duke pasur parasysh se aromën e cilave groshë preferojnë ata që
të rrethojnë. Nëse nuk të rrethon askush, pra nëqoftëse jeton vetëm, zgjidh atë
lloj groshe, me atë lloj origjine, që bën atë lloj pordhe, që i korespondon
asaj lloj arome, që të bën mirë për shëndetin.
Për
ta zbatuar këtë porosi, pra për të kombinuar llojin e groshës me aromën e
pordhës, zbatova këshillën e një kolonjari, i cili, edhe ai bazuar në përvojat
vetiake, tha se për këtë, e rëndësishme është të llogaritet distanca kohore nga
ngrënia tek pjerdhja. Kaq tha, dhe iku kolonjari. Duke fërshëllyer apo duke
pjerdhur, s'e mora vesh.
Pas
këtyre konsultimeve j'u futa punës, groshës, pordhës. I lashë në ujë të ftohtë
disa orë dhe ua ndrrova ujin e parë të valuar që groshët të çvisheshin nga
lëkura që shkakton pordhët e tepërta. Me kujdes. Se grosha është si femra. Nuk
duhet çveshur menjëherë dhe krejtësisht. Për më tepër, po j'a hoqe të gjitha
lëkurat e të gjitha kokrrave, nuk pjerdh aspak. Po s'ja hoqe lëkurën asnjë
kokrre, rri gjithë kohën duke pjerdhur. Që as e para e as e dyta s'janë të
udhës.
Duke
grirë qepën, mu kujtuan ca që thonë se Poezisë i ka ikur koha. Aty mu errën sytë
dhe gjakosa gishtin.
Heqja
e lëkurës së karrotës me atë veglën që çvesh pataten, mu shoqërua me
përfytyrimin e çveshjes me të njëjtën teknikë të lëkurës së disave që thonë se
Europa është lavire.
Coptimi
i një speci me një thikë të mprehtë më solli ndërment një reformë makabre që
duhet zbatuar urgjentisht në mediat tona.
Kur
brenda ujit të përvëluar hodha qepën e Korçës, karrotën e Rrogazhinës, specin e
Fierit, groshën e Dibrës, mu faneps Parlamenti.
Flakën
e gazit paksa anash nën tenxhere që grosha brenda tenxheres të qarkullojë në
formë cikloni, këtë e shpika vetë.
Kripa
në fund.
Grosha
gati.
Do
nis ta ha në një moment të llogaritur që pordhët e groshës së drekës të më
vijnë kur të kenë nisur banaqet televizive të mbrëmjes.
Me
të parën pordhë groshe do godas në surrat atë që do flasi me shpërfillje për të
vetmin Mbret që kemi pasur.
Të
dytën pordhë groshe do ja zbraz atij spiunit që bën sikur flet me keqardhje për
të përndjekurit.
Pordhën
e tretë do ja dedikoj atij që do flasi me simpati për filmat e diktaturës.
Si
artilier i stërvitur i aromave të bythës do ja fus gjumit vetëm pas të fundit
pordhë nga groshët e drekës.