E premte, 26.04.2024, 01:32 PM (GMT+1)

Editorial

Agim Gashi: Kriminaliteti në internet

E enjte, 09.10.2008, 10:24 PM


Agim Gashi
KRIMINALITETI NE INTERNET

Shkruan: Agim Gashi

Nuk ka më trishtuese se kur vërsulën kriminelët edhe në internet. Mjedisi ynë është mbushur me njerëz të tillë, fryejnë e shfryejnë nga të gjitha anët  dhe brenda natës ata „rriten“ aq shumë sa që mbi ta më nuk egziston askush. Këto mund të quhen edhe aksidente të qëllimshme e të dhimbshme për kombin dhe figurat kombëtare. E kam parandje këtë qëmoti kur shkruaj në faqen e zezë të internetit www.kosova.de .E kam ditë se këso faqesh do të lindin akoma, do t’i pjellë fara marroqe e cila asgjë nuk sheh bardh dhe dita-ditës ndjellin katastrofa kombëtare me qëllimin e fundit: vllavrasjen. Muxhahedinizmi, talibanizmi, komunizmi, stalinizmi dhe enverizmi e kanë kapluar internetin shqiptar aq fort sa që është e pamundur të hapësh kompjuterin e të mos pësosh nga të tillët.

Kjo vrimë e zezë që po hapet në hapsirat tona e me përmasa të mëdha, të sjell një rrëqethje totale, se në tokën tonë asgjë më nuk shkon mbarë. Je i detyruar të kyçesh në këto plagë krejt me qëllim zbutjeje, për t’iu treguar miletit se jemi para një katastrofe kolektive. Më të rënda bëhen plagët kur shtetet shqiptare jo që nuk jua ndalin hovin, por përkundrazi i cytin akoma të tillët të vjellin edhe vrerin e fundit kundër çdo kujt që nuk mendon si ata. Kur dikur një popull i tërë hipte mbi tanket serbe për ta mbrojtur lirinë dhe nderin dhe për ta shpalosë flamurin kombëtar, sot dalin kriminelët e internetit dhe pshurrin mbi të gjitha të arriturat e kombit. Shteteve shqiptare u vie hosh dhe i cytin akoma për veprime të mbrapshta, kur dihet se në shtetet demokratike egziston edhe policia speciale e internetit.

 

Patjetër këtu duhet të shfaqet në kujtesë rebelimi i Faik Konicës, rebelim ky prej intelektuali të mirëfilltë: Shqipërinë shpëtoje, Zot, nga shqiptarët!  (Kjo lutje e intelektualit tonë mund vetëm të pëshpëritej në kohën e diktaturës enveriane). Asgjë nuk ka ndryshuar që nga ajo kohë, e sidomos në Kosovën e pasluftës e për ta rritë agresivitetin e tyre pas zgjedhjeve të vitit 2007. Kur edhe kryeparlamentari shpalos fotot e Enver Hoxhës para opinionit të gjërë kombëtar dhe ndërkombëtar, çdo të bëjnë enveristët tjerë që lidhen në aleancë me talibanë, muxhahedinë, udbashë e kriminelë të të gjitha ngjyrave!? Ata sot janë më agresivë se kurrë, krejt me qëllime të njejta: shkatërrimin e qenies kombëtare.

 

Kur një Kadri Osmanit-Manit, që mbajti dy dekada burg në kazametet serbe për çështjen madhore kombëtare, i vërsulen si hijenat në pre, atëherë nuk do tjetër koment. Kadri Mani përsëri gjen butësinë që t’u drejtohet me fjalë të buta. Këtë ai e bën jo nga frika, por që vërtet e do atdheun, popullin dhe lirinë. Të kërkosh famë duke sulmuar të tjerët, duke shpifë për të tejrët, duke i sharë e shqetësuar edhe fëmijët, duke i vrarë kundërshtarët me maska e në prita, nuk është burrëri. Sot injorohen të gjithë ata që shqiptarinë nuk e duan si pesëdhjet vitet në kalim, injorohen edhe fëmijët e tyre në shkolla e fakultete, sulmohen në internete, u ngjesin bishta e mishta, ndërsa guximi intelektual dhe ai shtetëror zbehet akoma. Tani nuk po sundon qeveria por po sundojnë ilakët e qeverisë, ata që prejnë e qepin në emrin e saj. Pse ndodh kjo në hapësirat shqiptare, kur kemi akoma shumë për të bërë?

Unë si njeri nuk jam për konfrontizëm me askend, por ta pranoj ndëshkimin e pa merituar nga gangstert dhe „atdhetarët“ e rastit, as këtë s’mund ta bëj. Më beso, lexues i nderuar, se droja ime më e madhe është kaosi kombëtar. Kjo më dhemb mua, por duhet t’i dhemb gjithsekujt. As shteti, por as ne nuk duhet t’u lëmë  hapsirë qerratenjve dhe kujdestarëve të atdhetarizmit të rremë të lozin me ndjenjat kombëtare, duke sjellë në faqe interneti e gazeta  të ndryshme, propoganda të kulturës së lindjes, të stalinizmit, të sekteve fetare të xhunglave afrikane dhe aziatike. Shteti më i ri i botës duhet t’i hapë këtij populli faqe të re të histories e jo të ngulfatet në mesjetën që më nuk e do askush. Modele të qytetërimeve të huaja Republika e Kosovës ka sa të duash. Me aedhjen e forvave të KFOR-rit dhe policisë ndërkombëtare, këso modele kulturash u shrinë në tërë territorin e kësaj toke. Dhe, jam për t’i nderuar si kultura të huaja e në dashi edhe mike, por jo të lakmohet aq, saqë të insitohet që të harrohet veshja shqiptare e të vishemi me tlina, të harrohet besa, nderi e dinjiteti, e  të merret  përkulja. Asnjë popull këtë s’do ta bënte.

 

II

 

Jemi lodhur më nga ndjekjet e përndjekjet, vëllavrasjet, përdhunimet e hasmëritë, nga hafijëllarët e tinëzarët për një copë karrige, mediokrët e pseudoatdheetarët, imituesit e verbër të bajraktarizmit e bashibuzkëve anadollakë, duke lënë të papeshojë çdo gjë kombëtare e nacionale. Të tillë ta ndysin edhe shtetin, pavarësinë...Shkëputjen nga e keqja duhet ta ketë shteti fort në duart e veta, ta mbajë atë nën kontroll duke mos lejuar humbjen e dinjitetit kombëtar nga ata që nuk ia duan të mirën atdheut dhe nga ata që për intersin vetanak shesin edhe nënën në treg. Me humbjen e dinjitetit, populli do ta qesë në harresë atë që na ndodhi vetëm pak vite më parë. Çështja e Kosovës nuk është çështje individuale e personale e dikujt. Ajo është çështje e pazgjidhur akoma e kombit kudo që të jetë ai: në mërgatë apo vise tjera etnike. Ashtu si çështja kombëtare edhe çështja akoma e pazgjidhur e dëshmorëve, duhet të vëhet në rend dite sa më parë. Pa marrë parasysh se cilës parti apo grupacion i takojnë dëshmorët dhe të rënit për çështje kombëtare, ata pranë njëritjetrin e kanë vendin në altarin e kombit, në altarin e atdheut dhe në altarin e lirisë. Në të kundërten, të verbërit do luajnë me fatin tonë, e me fatin e atdheut duke fyer rezistencën shekullore e gjithëkombëtare.

E Kosova që të dali në dritë, duhet të lirohet sa më parë nga: injoranca anadollake, nga sektet e huaja, nga ideologjia staliniste, nga kërkushët e nga vrasësit, nga ndjellakeqët e tërbuar... sepse na e qelbën mjedisin.  Tekefundit, duhet ta dijë çdo shqiptar, çdo qytetar, çdo luftëtar e çdo pushtetar, se liria duhet të jetë e pastër si këmishë gjerdeku, të mos peshojë rëndë, përndryshe do të turërohemi para botës dhe popullit. Nuk bën të luhet me dinjiteti kombëtar.

Kosova sot është pasqyrë e jona ku mund të shohim shumë çka që nuk është për të mirën tonë. Në atë pasqyrë, pa ndezur asnjë qiri mund t’i shohësh fjalëmëdhenjtë, atdhetarët e internetit me nofka të kozakëve, kurvarët, drogaxhinjtë, tenderaxhinjtë, munafikët, tradhtarët, spiunët ... dhe ti sillesh rreth saj, të kap tmerri, dridhjet ta kaplojnë trupin, të vjen turp se s’mund të ndryshosh asgjë. O Zot! Shteti më i ri i botës, Republika e Kosovës, kërkon ndihmë për t’u çliruar edhe njëherë. Robëria më e rëndë qenka kur e robëron veten!

 

Me këto sjellje çnjerzore të disa individëve të internetit, në mënyra më brutale ofendohet rinia shqiptare, familja, fëmijët, ata që plakjen e pritën në kazamatet e armikut, ata që edhe me burgje mbronin atdheun, familjet: Jashari e Delija të Drenicës, Reçaku e Prekazi, Kosharja e arena tjera të luftës, kushtetuta e flamuri, ofendohet Dardania. Me sharjet e ofendimet, kërcënimet deri në likuidim, që i hasim në faqet e internetit, druaj se e kënaqim hasmin dhe fyejmë më të dashurit bashkë me gjakun e tyre të derdhur për liri.

Raste eklatante ka sa të duash, por unë po sjell këtu vetëm disa prej akterëve të cilët të fshehur pas nofkave të tyre, kryejnë punën e djallit. Nofka Tarsi, si më i zëshmi për lartësimin e stalinizmit dhe enverizmit, i faqes www.kosova.de jo që kërcnon me likuidim dhe kërcnon në forma tjera, por shanë me atë gjuhë rrugaçi saqë për mua është fyerje kombëtare. Shikoni e merrni shembull se si nuk duhet bërë. Kjo nofkë thuhet se është Ibish Neziriraj, dhe nëse nuk është unë paraprakisht i kërkoj falje. Theksoj  se këto afishime janë origjinale dhe janë dërguar në adresën private.

 

 

 

 

Nga :   tarasi

Tek :    Marksi

Data :  2006-06-13 21:22

Titulli :           PM from tarasi

--------------------------------------------------------------------------------

 hajt se shpejt ( per pak ke ikur) do me shofish ti mua... edhe atij R.T. edhe spiunave të tjerë shpejt do ju ikë koha......

------------------------------------------------

 

 

Nga :   tarasi

Tek :    Marksi

Data :  2006-06-13 21:30

Titulli :           PM from tarasi

--------------------------------------------------------------------------------

Unë jam Kosova!

Krejt Luftetarët e UÇK-ës e kanë ngrënë bukën e Shtepis time!!!

Unë nuk shajë se jam trim i urtë... Ti thuaj se kush je dhe perse ti prekesh nga shkrimet e mia?

Ti kush je dhe çfarë perfaqëson?

Si nuk të vie turp për ato gjera që i bënë nëse  ke fëmij se mund të turprohen nga Ty...

Unë jam ay që kurrë në jeten time se kam fyer shqiptarin... Po ndoshta kam vra e do të vras serish; por vetëm shkije sepse ata më kanë vra dhe tërë jeten kam me luftue me ua kthye dyfish!!!!¨

Kush je ti që prekesh dhe ma shurdhon.... tashti....

 

Vërejtje: Këtu do të shihni si lavdërohet Tarasi me nofkë kozaku se kinse ky kurrë s’ka sha dhe ofenduar shqiptarë, por më vonë shpalos velin e sharjeve. Unë jam “Kosova” thotë Tarasi. Unë do t’i them: mjerë Kosova nëse është tarasçe!

 

Nga :   tarasi

Tek :    Marksi

Data :  2006-06-13 21:46

Titulli :           PM from tarasi

--------------------------------------------------------------------------------

edhe degjo qen bir qeni: në Lluga jam i lindur veq po hape gojë edhe njëherë fole keq dhe kundershtove UÇK-ën  krejt nickat e tu ti njohë edhe Ip në Belgjik që i ke, edhe ato në Gjermani. edhe si sharkia e çka jo, edhe ketë nofken e re,,, po ta themë veq një fjalë e the per Luftetaret  do kesh punë veq në hish në P........

Hup tash qen bir qeni!!!!!!!!!!!

Tpzuuuuuuu ta peshtyfsha ftyren e flliqtë... para dy dite jam kthyer nga D ...

mos i harro qito fjalë çka shkrove qitu!!!!!!!!

 

Vërejtje: Në veprimtarinë time letrare, muzikore dhe në jetën private kurrë nuk kam ofenduar UÇK-në apo luftën e drejtë të saj. Përkundrazi si me këngë ashtu edhe me shkrime e kam ndihmuar, e kam ngritë në Piedestal, atje edhe ku e ka vendin. Sulm i apsurditetit!

================================================================================

Nga :   tarasi

Tek :    Marksi

Data :  2006-06-13 21:54

Titulli :           PM from tarasi

--------------------------------------------------------------------------------

hajt se tjeter kush do mirrret me Ty......

hup tash.......

 

kush tka thanë" mos me telefono më " e tjera qyfyre....

ka kush mirret me Ty dhe ka kush interesohet per ty....

hajt tash mos ma shkerdhe mbramjen... thpu be çfarë fare...

ika....

 

-----------------------------------------------------

 

 

lexoje:::::

>>From: "E Poli" <e.poli06@hotmail.com>

>>To: [email="Sharkia_323@hotmail.com"]Sharkia_323@hotmail.com[/email]

>>Subject: Lexoje i nderuar...

>>Date: Thu, 16 Mar 2006 12:43:04 +0000

>>

I nderuar a e lexove me vëmendje tërë këtë "rrëmujë intelegjente"

>>

>>

>>pershendetje nga nga E.Poli 06....

 

  -------------------------------------------------

 

 

hup tash se ka kush merret me Ty

 

Vërejtje: Këtu ky njeri verteton se ka hyrë në adresën time private duke i marrë letrat e mia dërguar nga miqët dhe duke i publikuar në faqen e tij.

 

 

 

Nga :  tarasi

Tek :  Marksi

Data : 2006-06-18 23:0

Titulli :       PM from tarasi

--------------------------------------------------------------------------------

Unë ta q* nanen, veq kaq të them a????

nanen ta qi*!!!!!!

 

================================================================================

Nga :   tarasi

Tek :    Marksi

Data :  2006-06-18 23:09

Titulli :           PM from tarasi

--------------------------------------------------------------------------------

ani zemer s'ka problem...shumë shpejt ke mu takue me mue!!!!!

 

Gjëra të tilla ruaj në dokumentet e mia me disa qindra e qindra kërcnime, sharje e denigrime.

Tani kohët e fundit edhe moderratorë kanë filluar të kërcnohen. Kërcnimi më i ri erdhi sot nga moderrratori i www.kosova.de me nofkën Qeli që flitet se është vetë tarasi. Ja si kërcnohet ai sot:

 

Sot, 04:46:05

 

QELI

Moderator

 

Anetar prej: 23.10.2001

Postime: 1,266

se shpejti do ti paguash te gjitha nji drras


se
shpejti do ta dish se kush esht rrugaq kriminel idiot etj.

 

 

 

Konfirmoni Vertetimin E Vonuar

QELI Ka kerkuar nje vertetim te lexuar - A do ta konfirmoni?

 

 

S’do koment apo jo, të nderuar lexues.

 

 

Por, sharjet dhe ofendimet që i përdor një grup njerëzish të caktuar, me koordinim të plotë, kundër çdo gjëje që i takon kombëtares, duke sharë Dr. Rugovën, familjen e tij e deri tek simpatizantët që i kishte dhe që i ka, kanë arritë kulmin e marrzisë.

Të shkojmë me radhë:

Nofka Shpetimi që thuhet se është Fadil Shyti, ndër të tjera shkruan:

Shpetimi Anetar i vjeter

 Anetar prej: 08.06.2001

Postime: 2,160  

Shih tani këta zogjët e pjellës së titizmit (rugovizmit) famkeq se me çfarë marifetllëqesh provojnë të shiten si hiq më pak se "bazament" i luftës çlirimtare të popullit shqiptar për liri, e bile edhe si "komandant" e "zëdhënsit" e parë të UÇK-së!

Kolonelët e APJ-së, dhëndurrët e Serbisë Tahir Zema e Ahmet Krasniqi, nga "presednikat" Ibrahim Rugova e Fatmir Sejdiu shpallën "heronjë" (!!!) të Kosovës, ndërsa gazetari fatkeq (edhe ky si "rastësishtë" në shoqëri me një dhëndërr tjetër të Serbisë) Ali Ukaj tani na dalka se paska qenë "zëdhënsi" i parë i UÇK-së!

 

Nofka Dyrrahu që thuhet se është Tafil Duraku apo Ibrahim Kelmendi ( nëse nuk janë u kërkoj falje),  ndër të tjera shkruan:

Dyrrahu

Anetar i vjeter

 Anetar prej: 14.08.2008

Postime: 149  

Sikur ty nuk kam parë zoti Marksi.

Ti me një takim me Kadri Osmanin, mendon se ke lidhë miqësi me të.

Ja për shembull unë nuk them që e njoh Kadri Osmanin sepse nuk kam pasë tekime me atë njeri. Dy-tri takime të rastit unë nuk i quaj takime dhe nuk them se e njoh sa vlenë.

Në bazë të disa paraqitjeve të tija e kam krijuar opinionin tim për të.

Unë mendoj se Kadriu është më ngucakeq sesa ti Marksi. Të gjithë forumistët e dijnë se si je ti Marksi.

Ti zoti Marksi pasiqë i ndryshon bindjet çdo ditë i shtjen njerëzit të vijnë në përfundim se ti je një njeri pa kurriz.

Një gjë është e vërtetë se ata që nuk e kanë dashur Enver Hoxhën sa ishte gjallë nuk e duan as tani. Ata që tani e çmojnë veprën e Hoxhës ata gjithmonë e kanë çmuar Enverin dhe Shqipërinë.

Ke Enveri nuk ke ndryshuar Marksi.

Atëherë e ke sharë për t'ia bërë qejfin Sinan Hasanit e Ali Shukriut, tani e shanë për t'ia bërë qejfin rugovistëve dhe Sali Berishes. 

Ndersa nofka Tarasi gruan e Dr. Rugovës, pos fjalëve fyese ai e quan edhe kështu:

 

Po, më mirë shikoni fytyren e vertetë atje më lartë të Ibrahim Rugovës - dhenderit të ramë Vythit serbofilit vrasës të djemeve si Selman kadria dhe burrit të Gazelës së zezë që është strukur në velani!

 

Për të vazhduar më vonë:

 

Sot, 23:04:49

  #294

tarasi

Anetar i vjeter

 

Anetar prej: 06.01.2006

Postime: 2,973


[quote=tarasi;697661]
http://www.youtube.com/watch?v=_NBZB...eature=related

fytyra e vërtetë e dhenderit të vrasesit ramë vuthaj baba i gazelës së zezë fana Rugova një serbofile nga një familje vrasesish të heronjëve të kosovës: nuk po e di tani se cili cilin e ka marrë " n?qafë; Rugova ibrahim apo gazela e zezë e Remë vuthit; po sido që të jetë harrni për thes thotë populli!

Nuk është çudi që nuk lejuan Ukë Rugova që të rrënohet Hotel " Unioni" pronar i së cilës është pa ja dhanë 3 miljon e dyqind mijë Euro; aqë i hangri që duhej ai vend të bëhej shehsh dhe të merrte emrin e babes së vet: o i ka ardhë djalit turp për baben serbofil o nëna nga familja vrasese të shqiptareve, ka urdheruar këtë gjë!

 

Kur dashta të kyqem në përgjigje pashë se më kishin hjekë:

 

Mesazh nga Forumi

Sie wurden aus folgendem Grund gesperrt:
shkelje e rregullave

Ende der Sperre: 21.10.2008, 20:00:00

 

Ndër nofkat më bizare dhe me stil agjenti është edhe Kryeplaku për të cilin thuhet se është Bedri Islami.

 

 

Nëse ka shtet në botë, përpos Kosovës që lejojnë të ofendohen në mënyra të tilla edhe gratë e burrështetasëve, fëmijët dhe familjet, atëherë unë e kam kuptuar gabim lirinë e fjalës së shkruar. Shpifjet, ofendimet e rënda, denigrimet dhe kërcnimet me shantazhime të rënda, ligjet e të gjitha shteteve demokratike i denojnë dhe nuk u lënë të tillëve hapsirë veprimi. Tek ne shpërblehen! Shpërblehen sepse dikujt nga kasta shtetrore e Kosovës ju konvenojnë dhe shpirtërisht e shërojnë si dikur dosjet pesëqindfaqëshe të rrejshme dhe falsifikate.

Nuk ka më turp, nuk ka më tradhti, nuk ka më ulët se me çirrjet tona kundër njëri tjetrit ta argëtojmë hasmin. Pa dinjitet nuk ka as ardhmëri!

Shumë familje në Kosovë humbën me dhjetra antarë të familjes, ua masakruan, dhunuan dhe deri më sot askush nuk ua ndjeu zërin. Jetojnë të qetë me dhimbjen e kujtimin për më të dashurit. Ndërsa, këta „atdhetrët“ e internetit me histeri të tepruar lavdërohen duke marrë mbi vete meritat e gjithkujt. Të mjerët nuk e dinë se histeria nuk është dinjitet. Ja edhe një postim i nofkës Dyrrahu i cili polemizon me mua, duke më akuzuar se unë ia kam mbajtur anën Serbisë:

 

Postimi origjinal është bërë nga Dyrrahu 

Mund të jetë që keni luftuar, por betohem se nuk keni luftuar kombëtarisht dhe sinqerisht për çlirimin e Kosovës.

Që i keni mbajtur anën e Serbisë apo FARK-ut nuk mund të betohem sepse nuk mund të dëshmoj një gjë të tillë.

Në qoftëse nuk iu takon atyre që kanë luftuar për çlirimin e Kosovës të thirren në kontributin historik të tyre a ju takon juve të tjerëve të thirreni në pavarësinë e Kosovës dhe të na lodhni me veprimet e turpshme dhe plotësisht anti kombëtare të rakigjisë ?

Kush ka më shumë të drejtë të thirren në kontributet e tyre, ata që ia kthyen bythen shkaut apo ata që ia kthyen pushken shkaut?

Sipas mendimit tuaj dikush tjetër po u dashka të luftojë, të digjet, të plagoset dhe të vritet dhe papandehur të dalin gjarpëri nga nënguri dhe të thirret në Kosovën e pavarur! Ky veprim jo që nuk pranohet, por në vendet me tradita luftarake edhe dënohet me ligjet e luftës.

Në një fjeli ishit thirrur në gjyshërit e stërgjyshërit. Duke mos i neglizhuar apo minimizuar kontributet e luftëtarëve të hershëm unë do të kërkoja nga ju të na tregoni jo çfarë ka bërë gjyshi e stërgjyshi, por çfarë bëtë ju përsonalisht për pavarësinë e Kosovës.

Përgjigjen për kontributin tuaj para se të ma jepni, unë e di; ju e keni pritur të premten e mallkuar që t'ia shihni çehren të pafytyrit duke mashtruar dhe përçarë popullin e shumëvuajtur dhe të mjerë.

Asgjë më shumë nuk keni bë ju të mbarsuarit me urrejtje ndaj atyre që e luftuan armikun pa dëshirën e Ibrahim Rugovës.

Dhe sot keni fytyrë që të kërkoni nga luftëtarët e lirisë që mos t'i trgojnë konntributet dhe trimëritë e tyre!!!!!!!!!!

Unë një realiteti i gëzohem, ai realitet është se në jetë askush nuk mund të më kundërshtojë kur gjendemi ballë për ballë. Ju këtu në forumin de po mundeni t'i kundërshtoni të gjithë ata që ishin në anën e UÇK-së apo në vet UÇK-në sepse po e shfrytëzoni nofkën si mshefje të identitetit.

Rroftë UÇK-ja,

Rrofshin luftëtarët e lirisë,

Përjetësi dëshmorëve,

Rroftë populli lirisjellës dhe liridashës.

 

 

Turp Ibrahim Rugovës,

Turp atyre që me fanatizëm mbrojnë bojkotin, sabotimin, dezertimin dhe tradhëtinë.

 

 

 

 

Para afishimeve të tilla morbide ska se si njeriu të rri i qetë. Urrejtja ndaj të gjithëve, dhe në fund edhe ndaj vetëvetës, kallzime këto që u bënë rutinë e disa tarafëve, shtangun njerzit normal dhe nuk mund të rrinë pa reaguar. Në këtë hasmëri të tarafëve, do të dokumentohet, se dorë kanë armiqët e popullit shqiptarë që me mjeshtëri ua ka kapërdredhur mendjen.

 

Tarafët e tillë Atdheun e konsiderojnë si pronë private, të madh sa fusha e Karadyzit, harrojnë se e kaluara e artë dhe lufta qindvjeqare ishte luftë popullore, dhe mendojnë se i tërë ky kontribut është i tyre dhe vetëm i tyre, se historia ka filluar tash me daljen në skenë të disa tarafëve ( lexo: të tillët mburravecë e jo luftëtarët e lirisë që lufuan për atëdhe e jo bajraktarizëm), ndërsa për këta bajraktarë populli është qen e qenusha. Fyerja e popullit si njerz e si krijesa mund të bëhet vetëm nga tarafët e tillë vagobandë të internetit.Falë Zotit, që frika nga pranimi i një loje të ndytë nga tarafët e tillë, nuk u pranua nga populli. A nuk është tmerr kur fyhen figurat më të ndritura të kombit si të ishin jashtë toksorë? Recidivët e tashëm të lindur në "historinë" e re janë turpi i elitës kombëtare. Por, për një gjysmë karrige nuk ka të drejtë askush ta zërë vendin e qështjes madhore shqiptare sepse asaj pak kush ia ka pa hajrin. Unë kam frikë se me sharje e denigrime të tilla shpejt do të krahinizohemi, lagjizohemi, çatizohemi duke harruar diçka më të shenjët.... 

 

Por, nuk dua më të merrem me nofkat e këtij forumi sepse do të duhej kohë dhe mund I madh për tua qitë të gjitha të palarat dhe marrzitë që bëhen këtu. Aq më e rëndë është se të gjithë neve që shkruanim burrërisht, drejt dhe pa sharje e ofendime, ishim të identifikuar nga moderratorët që kishin nofka e shkruanin edhe në forum. Ata të sulmonin në emër e mbiemër duke shpifë lloj-lloj gjërash që vetë propaganda staliniste i mësoi të bëhen të tillë. Metoda të tilla në Kosovë ka përdorur Serbia mbi njëqind vite. Andaj ju lus o njerz shqiptrë, rrini larg e më larg të keqes sepse akoma kemi shumë për të bërë. 

Nuk janë të largëta kohrat kur sakatosej hapsira shqiptare edhe pse vështirë është ti caktohet ndonjë date, për të vazhduar edhe sot dhe kërcnimin e hapët të armiqëve tanë me ndarje të atdheut.

Atëherë kur Jovan Cvijiqi filloi ndrrimin e toponimeve tona, shkatrrimin e fashatrave , qyteteve, të shumë objekteve me identitet kombëtar, me plaçkitje të lloj-llojshme, me rrenimin e institucioneve historike e kulturore, me rrënim të shëndetit, me burgosje e cenim të familjes, me rrezikimin e egzistencës biologjike e etnodemografike e deri te krijimet e rretheve traumatiko-üsikike me pasoja të rënda. Serbët me planet e tyre kundër këtij populli e kësaj hapsire, zbritën deri në palcën e tokës, të frutit, të bukës e ujit e deri te ndërrimi i peisazhit shqiptar. Dhe kështu nga viti në vit, nga dita në ditë ky gjenocid sistematik turbulloi kohrat shqiptare dhe është çudi se si mbijetuam deri këtu.

Duke i pas parasysh të gjitha këto a nuk është verbëri që disa web faqe dhe disa individë të këtyre faqeve të internetit ta luajnë rrolin e hasmit. Pushkini thot se “Mungesa e nderit është më e tmerrshme se vdekja.

Dalin “trimat” e internetit dhe flasin në emër të popullit, në emër të luftës, në emrin e dëshmorëve dhe çka është më e keqja flasin në emër të çështjes kombëtare. Flasin “trimat” e internetit edhe në emër të “drejtësisë” duke prerë koka e duke kërkuar linçime të njerzëve. Këta njerz janë duke ia bërë argatin serbisë dhe janë në rrugë që Kosovës ti rrëshqasi shansi i fituar. Kur nga shqiptarët edhe bashkësia ndërkombëtare kërkon të pamundurën, ndërsa Serbisë i ipet vendi ku nuk e meriton, zhgënjimi zë vendin e vetë edhe tek populli. Kërkesat serbe as sot nuk dallojnë nga ato të Carëve të vjetër.

Dikush prej “trimave” të interneti e luajnë edhe rolin e Carëve  duke sulmuar çdo gjë që ka vlera shqiptare.  Përdorin gënjeshtrën për tu ngritur, denigrimin dhe shpifjen për kundërshtarin. Çdo gjë serbe është ngritur mbi gënjeshtrën ka thë D.Qosiqi.

Pas luftës shumë gjëra u zhvilluan që neve si komb nuk na kishin hije. Tendenca e “trimave” dhe “analistëve” të internetit për të vazhduar me situata e ngjarje të pamira duket sheshit. Derisa Serbia nuk ka të ndalur për të zhbi ndonjë pjesë të tokës shqiptare, ne akoma vazhdojmë me avazin e vjetër të urrejtjes e të hasmërive të ndërsjella. NUk janë të vjetra krimet dhe vrasjet e njerzëve në pike të ditës e në pike ta natës. Cila dorë I kryente këto krime, as pas mija vrasjeve nuk dihet. Pritej që pas pavarsimit të Kosvovës të bëhej diçka në këtë drejtim , por më sa shifet krimi vetëm sa do të trashet. Kur duhet që shpirtërisht e kombtarisht të ishim një, dolën “trimat” e internetit dhe ia filluan vallën e përqarjeve , ndarjeve edhe në baza fetare e regjionale, si dhe kërkesat e hapura për linçimin e njerzëve. Edhe partite politike, edhe qeveria e Kosovës, edhe policia i kanë futë veshët në lesh. Parandjej se një uragan vllavrasës është duke u përgaditë me shpejtësi të kobshme. Këtë e paralajmrojnë “trimat” e internetit që janë vërsulur kohët e fundit si uragani kundër çdo gjëje kombëtare dhe të ndershme. Andaj, kërkoj që të gjithë të jemi më syqelë kundër këtyre dukurive e përqarjeve të ndërsjella. Për ne është shumë e rëndësishme  që të inkuadrohemi në proqeset demokratike sepse ato nuk janë partiake, as fisnore e më së paku grupore. Sa më pare duhet të dilet me alternative të qarta që i lëvizin gjërat për së mbari. Web-faqet e internetit që ndjellin ndasi, përqarje fetare e regjionale, duhet të mbyllen sa më pare në mënyrë që hakerave dhe “trimave” të interneti tu bëhet e pa mundëshme veprimi në dobi të armikut. Nuk duhet lejuar të bëhemi pjesë e marrzisë së asgjasimit të vetëvetes. Me futjen e ligjeve që ndalojnë gjërat që nuk janë në intersin kombëtar I tregojmë jo vetë popullit, por edhe botës se ne  duam atdhe. Të lodhurit, të rrebeluarit, të dyshuarit…duhet tua lëshojnë vendin atyre që duan atdhe të mirëfillt. Mos të lejojmë që edhe më tutje ta vrajmë vetëveten, lirinë tone dhe atdheun.

Unë jam i bindur se ata që organizuan vrasjet e pasluftës, kanë lidhje të forta me tipat “trima” të internetit dhe se disa nga ta kanë arritë të jenë edhe në shtetin e ri të Kosovës. Këto gjëra të friksojnë se vrasjet do të përsëriten në mesin tone duke u bërë gazi i botës e duke e shpallur krimin si trimëri. Euforia që na kaploi pas pavarsimit e duke u krenuar me të arriturat e kohës, la mbrapa shumë punë të pa kryera. Qeveria dhe qeveritarët më shumë merren me punët e partive të tyre se sa me punët e shtetit dhe qeverisjes. Një qeverisje e mire nuk do të lejonte që matrapazët e internetit të ndjellin vllavrasje. Këta “trima” bashkë me boshtin ortodoks dhe të paisur me ideologji staliniste mundohen që ti nxjerrin nga Kosova SHBA-të dhe NATO-n për ta krijuar kaosin e ri ballkanik. Kur Bushi i vjetër i pat tërhjekë një vi të kuqe Serbisë dhe së cilës vi i doli në krye Bill Clintoni, pse qeveria e Kosovës mos ta  kërkoj edhe një vi të tillë edhe nga Qeveria e re amerikane. Por më pare duhet bërë nj vi të kuqe edhe matrapazëve dhe “trimave” të internetit që ta lënë të qetë këtë popull në hallet e veta për mbijetesë e jo të u servohem medomos kultura të lindjes. Një vi e tillë nga amerikanët është mëse e domosdoshme pë ruajtjen  e paqës globale dhe të gjeostrategjisë politike pasiqë kërkesat ruse dhe serbe pas pavarsimit janë të pa tolerueshme për rrethanat e reja të krijuara në Botë. Vija e kuqe e qeverisë bërë “trimave” të internetit do të ishte me rëndësi jetike për ruajtjen e paqës ndërshqiptare.

Më duket se shqiptarët janë të prirë të harrojnë diçka që është e shenjët për atdheun!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora