Kulturë
Libri i ri i autorit Gjon Keka: Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) në literaturën lituane
E hene, 09.09.2019, 08:10 PM
Doli libri i ri i autorit Gjon Keka
Gjergj
Kastrioti (Skënderbeu) në literaturën lituane
I
bindur se Emri dhe të bëmat e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut janë dëgjuar edhe
në vendet më të thella të botës, madje
mund të them edhe tek popullësia indigjene si dhe në të gjitha skajet e
Universit.
Prandaj, nuk do të ndalem te kjo se si arriti figura e
Gjergj Kastriotit në literaturën Lituane , sepse kjo tanim është një realitet ,
jo vetëm për përfshirjen e tij dhe figurës së tij në këtë pjesë të Europës ,
por edhe për pushtimin nga kjo figurë në literaturën e përgjithshme europiane
dhe botërore.
Si
arriti që figura e Gjergj Kastriotit t'i pushtoj mendjet dhe zemrat e shumë
popujve dhe shkrimtarëve e historianëve ?!
Ndikimi
i kësaj figure mbikohore dhe përfshrija në Literaturën e shumë kombeve e
popujve tregon se ky personalitet dhe shpirti i tij e vizioni i ka prekur
popujt dhe kombet e autorët që ta vendosin atë brenda vëmendjes dhe referencës
së Literaturës së tyre , respektivisht Literaturës europiane të kombeve të
ndryshme.
Sidoqoftë,
është e rëndësishme që kjo figurë është trajtuar dhe e njohur edhe në
literaturën e popullit Lituan. Kjo për faktin se duke ditur që ky vend gjendet
jo edhe aq afër Arbërisë , megjithkëtë emri i kryezotit të Arbërisë dhe të
bëmave të tij kanë mbërri atje dhe tanim e ka vendin e tij në Literaturën
Lituane. Këtu në këtë libër i ofrohet për herë të parë vepra që është shkruar
në gjuhën Lituane për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun , vepër këtë që autori e
ka gjetë gjatë hulumtimeve mbi figurën e Gjergj Kastriotit tonë të Madh.(Pjesë
nga parathënia e librit)
Libri
është botuar nga Shtëpia botuese „Hieronimus“ , dhe shtypi Shtypshkronja „Lena
Grafik“.Poashtu librin mund ta gjeni në Libraria Dukagjini dhe Libraria Artini
-Toena në Prishtinë.