Kulturë
Besim Perjuci: Ali Podrimjes
E premte, 18.07.2014, 07:00 PM
Besim Perjuci
/Ali Podrimjes, me rastin e ngritjes së Lapidarit në Gjakovë/
DRIDHESHIN KUR I KËNDOJE ATDHEUT
/”Me lotin e madh të shpirtit tim, që e jashtëzakonshmja
e Aliut të jetojë në majat e poezisë shqipe”, Autori/
Vargjet me rreze drite i zbrisje nga qielli
Për ta bërë shpresën jetë
E jetën ta ktheje në energji me fuqi dielli
Që ta ngrohë Lumin në rrjedhën e vetë.
Ndër kombet e kohës
Ti ishe kombi ynë dhe e vërteta e golgotës
Atëbotë fole me gjuhën e Zotit tonë
E vargun e skuqe me gjakun…
Tënd që nuk falet.
Në platonë e Poezive të Mëdha
Hapi yt i këdonte atdheut
Dridheshin ata që dyshonin në vetveten
Flamurin e mbaje për një këngë tjetër.
Shtërzimet dhe kaosin njerëzor
I urreje pafundësisht
Dhe doje një botë ndryshe krejtësisht
Se Lirinë e bëje me besim burrëror.
Me fjalën pelimidhët e vrisje tradhëtinë
Mendimin me vlerë ta mbanin edhe jashtë horizontit
Krenarinë s’ta mposhtën as korbat, as hullitë e motit
Se të bardhën e deshte sa vetë lirinë.
Sa herë e fole vargun e bardhë
Edhe këtu, tek ne, në Pejën e frymëzimit
Në rrjedhen e freskët të Lumbardhit
Për të bërë shëti hapësirave tona
Që harresa t’mos na qaset si zezona.
Aty ku i flisje vargjet në Lulishtën e Madhe të Karagaçit
Aty ku lotin për ne dhe vargun për Atdhe
Dhimbshëm i bartje si legjenda të pezmatuara
Për t’i lënë jashtë varrit, të dashura të nderuara.
Vargjet tuaja të dashurisë
Përmendore të ngritura edhe në Kodrën e Çabratit
Do të dëgjohen edhe përtej Kodrës së rinisë
Aty dhe atje do të këndohet lindja dhe vdekja
E këngës Podrimjane e jetës dhe e fatit.