E premte, 01.11.2024, 12:08 AM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Rimëkëmbja e kulturës në Gjilan

E hene, 09.06.2014, 06:22 PM


Demir KRASNIQI

 

RIMËKËMBJA E KULTURËS NË GJILAN

 

Deri sa  n’ Gjilan , t’ rimëkëmbet  kultura –

Shumë artistëve tanë , do t’iu bie lëkura !

 

Deri sa  n’ Gjilan , t’ rimëkëmbet  teatri –

Shumë artistëve  tanë , do t’ iu mbetet hatri  !

 

Deri sa n’ Gjilan , të  rimëkëmbet  drama –

Shumë artistëve tanë , do t’iu bëhet  gjëma !

 

Deri sa n’ Gjilan , t’ rimëkëmbet  opera –

Shumë artistë tanë , do t’i kapë skëterra !

 

Deri sa n’ Gjilan , t’ rimëkëmbet  baleti –

Shumë artistë  tanë , do t’i kapë ileti !

 

Deri sa n’ Gjilan , t’ rimëkëmbet  orkestra –

Shumë artistë  tanë , do t’ i kapë vesvesja !

 

Deri sa n’ Gjilan , të  rimëkëmbet  kori –

Shumë artistë  tanë , do t’ këndojnë prej  zori  !

 

Deri sa n’ Gjilan , t’ rimëkëmben  festivalet –

Shumë  artistë   tanë , do t’i marrin malet !

 

Deri sa  n’ Gjilan , të  rimëkëmbet  arti –

Shumë artistë  tanë , do t’i kapë infarkti  !

 

Deri sa  n’ Gjilan , t’ rimëkëmbet  galeria 

Shumë artistë  tanë , do t’i kapë  uria !

 

Deri sa  n’ Gjilan , t’ rimëkëmbet  poezia –

Shumë poetë  tanë , do t’i  kapë  xhelozia !

 

Deri sa  n’ Gjilan , t’ rimëkëmbet  letërsia –

Shumë shkrimtarë  tanë , do t’ i  kapë mërzia !

 

Deri sa  amatorët , ta drejtojnë kulturën –

Artistëve , aktorëve , do t’ua rrjepin lëkurën !

 

Deri sa profesionistët , ta drejtojnë timonin –

Artistë e artiste , do t’ marrin pensionin !



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora