Kulturë
Vahit Nasufi: Sami Mehmetit
E hene, 09.06.2014, 07:17 PM
Vahit
Nasufi
SAMI MEHMETIT
- Në shenjë respekti, nderimi dhe përkujtimi të përjetshëm -
Në anën verilindore,
Atje afër në Kërçovë,
Për rrëzë maleve kodrinore -
Shtrihet fshati im, Shitovë.
Nga fshati im shumë i bukur -
Ruaj n`zemër shumë kujtime!...
Aty gjithmonë isha i lumtur -
N`mesin e shoqërisë sime!
Por, kur bëhet fjalë për shokët,
Që duhen sa t`jenë gjallë -
Me atë që t`zbardhen flokët,
Shokët e tillë janë shumë t`rrallë!
I tillë ishte Sami Mehmeti -
Shoku im i vërteti,
Për të cilin ndiej shumë mallë,
Shokët si ai, janë të rrallë!
N`rini shoqërinë filluam -
Dyzetë vite u shoqëruam!
Kishim një dashuri shoqërore -
Më e fortë se ajo vëllazërore!
Meqë unë jam mërgimtarë -
Me lot n`sy gjithmonë jem ndarë!
Sa herë kthehesha për pushime -
Më priste ngrohtë me përqafime!
Por, më Njëzetë e një Korrik,
T`vitit Dymijë e Njëmbëdhjetë -
Mjerisht pranova lajmin tragjik:
"Sami Mehmeti ka ndërrua jetë"!
Këtë lajm t`zi kur e dëgjova -
Thellë n`zemër u përvëlova!,
Shpërthyen lotët prej syve t`mi!
Me zë qava porsi fëmijë!
M`shkoi shoku i rinisë,
Por, qe urdhër i Perëndisë!
Populli, mirë një fjalë e thotë -
Musafirë jemi n`këtë botë!
Ishte Pesëdhjetë e tre vjeçarë -
Ai, prej nesh kur është ndarë!
Njerzit si ai kurrë nuk vdesin -
N`zemrat tona të gjallë mbesin!
Qysh kur ishte adoleshent -
Dukej qartë si inteligjent!
Jepte shenja të aftësisë!
Mendjehollë dhe t`largpamsisë!
Ishte njeri i devotshëm,
Si punëtorë ishte i palodhshëm!
Patriot dhe atëdhetarë!
I madh ishte si humanitarë!...
Samiu ishte shumë bujarë,
Me kulturë dhe karakter fetarë!
Ishte gojë ëmbël dhe mikëpritës,
Zbatonte zakonet sipas traditës!
Burrë i fjalës dhe i besës,
Jo i rrenës por, i së vërtetës!
Ishte shumë i moralshëm,
Jo, aspak i luhatshëm!
Për familjen kujdesohej -
Se si buka t`iu sigurohej!
Fëmijve t`vet ua mundësonte -
Që ecili të mësonte!
Si kolegë, shok dhe mik -
Ndaj secilit ishte besnik!
T`vërtetën ta thoshte ndër sy -
Si një dhe një, që bëjnë dy!
Me profesion ishte orëtarë -
E kishte si trashigim familjarë!
Por, pak punoi n`këtë drejtim-
Si producent kishte synim!
Produksion muzikorë themeloi -
Me emër
t`djalit: "
Burim projektesh muzikore -
Me këngë, valle dhe humore!...
Ishte artdashës i vërtetë,
Mirë aktronte edhe ai vetë!
Në shumë klipe qesharake -
Luante rolin e një plake!
Kultivonte këngën folklorike,
Mirë i këndonte ato polifonike,
Edhe t`zhanrit popullorë,
Kishte prirje dhe për humor!...
Ishte mjeshtër i çiftelisë,
Violinës dhe sharkisë!
Me këto vegla muzikore -
Na dëfrente n`rastet gazmore!
Samiu ishte një burrë zotëri,
Në shpirt nuk kishte xhelozi -
Adhuronte t`gjithë këngëtarët,
Nga ato treva ku jetojnë shqiptarët!
E kaluara mirë m`kujtohet -
Ai, nga mendja s`më largohet!
E kisha shok më t`mirë -
Bashkë kalonim kohën e lirë!
E ndiej vetën t`obliguar -
Një poemë për t`ia kushtuar,
Me më t`madhin përkushtim,
E ka merituar, pa dyshim!
Këto vargje duke i thurë -
M`rrjedhin lotët porsi gurrë!
Do t`qeshë, luajë dhe këndoj -
Por, Samiun kurrë s`e harroj!
***
Fol, qesh, luaj dhe këndoj,
Por, shokun më të dashur,
Kurrë nuk e harroj.