Kulturë
Luan Kalana: Kur flasin kafshët
E marte, 25.03.2014, 06:49 PM
KUR FLASIN KAFSHET
fabul
Nga Luan Kalana
Thirrën sa u ngjirën kafshët në kuvend,
kush është më i pasuri në Planet,për Mbret,
-Nuk ka krijese si unë,..-.tha "Matka",
Mbretëreshe u vetë shpall Bleta, plaka.
-Gjeni një arkitekt artist gjeni talent,
të bejë me dorë ojet me dyllë,qelibar,
cili shkencëtar pjalmon lulet si unë,
cili labortor nxjer mjaltin natyral..!?
për qumështin,mishin, për tulet,
majmuni per fronin e Mbretit ulëriu ,
-Ne do mbreterojme,jo më Njeriu ?!..
-Gjithë jetën akrobatë nëper degët,
s'thatë nje fjalë,-përqeshi papagalli..
-Unë kam pjelle Njerine,-ja priu...
kërceu perpjte nga deti, delfini.
Delja e bekuar,blegëriu nga tufa
-Keni dëgjuar kujt i kendohet ne Tokë,
njeiut,njerezimit,lexoni biblën,kuranin
mja lëvduat veten,ne mbetemi kafshë.
-Late nam,s'u ngopet s'ë ngrëni miletin,
qelbëm vendin me pordhë e me kusari ,
jemi shtazë me bisht,s'bëhemi njerës,
hiqni maskat,o bark fryrë-pelliste gomari.
-Donte të bente imzot,Sancua,gomarin-hero,
Nastradini hileqar,mashtronte hipur mbi gomar,
nga Anadolli me ngritën dhe përmendore,
doni te beni mbret nje kafshë me samar"..
"Si nuk u lodhët me ham-hame së lehuri,
votoni kot për parite*,s'ti fal njeri diamantet,
s'u ngopen me mishin,po na hani lëkuret,
hajvani* nuk lëshon fronin,"-degjoni drerin.
S'pyetën,u mblodhën kokë me kokë,pazar,
djajtë pa brire,më të pangopurit...,ujku, luani,
ndritën dhëmbet,bëne gjoja votimi e fshehtë,
-E dini kë zgjodhën Mbret të veshur me ar..?!
Hibrit,mysybet, gjysëm kafshë e gjysëm njeri,
një Kameleon,me këmbë prej kali,
hipi fronit vetë ,një cikllop me dy goja,
Mbretin e parë,me zërin si të çakallit...