E shtune, 27.04.2024, 11:45 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Festivale nëpër male

E hene, 24.03.2014, 08:10 PM


Demir KRASNIQI :

 

FESTIVALE NËPËR MALE (Parodi )

 

Erdh  pranvera  ngadalë dale –

Po vjen koha për festivale !

Matrapazët pa  havale –

Po na  thërrasin  me këndua  n’ male !

 

Me këndua  n’ male , me këndua  n’ fusha –

Për me i  trembë  ujq e arusha !

Këndojnë  rapsodët këngë të vjetra –

Për me i trembë lepuj  e dhelpra !...

 

Festivale me mbajt n’ salla –

Po na tremben kuajt n’ stalla !

Festivale me mbajt  n’ shesh –

Po na bahet puna përshesh !

 

Me i këndua këngët e mallit 

Po na  tremben  prej  kavallit !

Me i këndua trimat e hutës –

Po na tremben prej lahutës !

 

Me ia këndua trimat  Malësisë –

Po na tremben prej  çiftelisë !

Me i këndua këngët e bylbylit 

Po  na i trembin tingujt e  fyellit !

 

Për vlerësime n’ vend  t’ jurive –

Po  i emërojnë  do çobanë t’ dhive !

Kryetar emërojnë  Bexhetin –

Që t’ kursejnë ma shumë buxhetin !

 

N’ përfundim , del  Shili Byku –

Mbanë fjalim para publiku :

“Ngoni  mirë, ju fusha e male ,

Ç’ thotë juria profesionale !...

 

Me iu dhanë  pare – do t’ hymë n’ gjynah ,

Se i harxhoni  deri n’ sabah !

Do t’ iu japim diploma n’ fletë –

  t’i  ruani  kujtim për jetë !”

 

Gjilan , më 22.03.2014.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora