E shtune, 27.04.2024, 11:31 AM (GMT+1)

Kulturë

Lulzim Logu: Intervistë me poeten Jonida Osmani

E shtune, 22.03.2014, 06:54 PM


HIJA E BRIGJEVE TE MIA…

-Intervistë me poeten Jonida Osmani -

NGA LULZIM LOGU

Sapo ka botuar librin e saj të parë me poezi, pas disa botimeve në gazeta dhe disa çmimeve në konkurime të autorëve të rinj.

Libri titullohet“Engjelli i mjegullës”, botim i Shtëpisë botuese “Kristalina Kh”. Jonida ka lindur në Vlorë, ka diplomuar për Sociologji në Universitetin e Tiranës, nuse në Tropojë, lëvruese e prozës dhe e poezisë, duke ndërthurur kësisoj jetën dhe pasionet e saj personale mes detit blu dhe qiellit të kaltër alpin, mes fëminisë në një familje të thjeshtë punëtore  në Vlorë dhe dashurisë së jetës në Tropojë.

Asja, vajza e saj trevjeçare, si një ëngjëll, ky liber i parë me poezi, pas disa botimeve të mëparshme të botuara dhe disa çmimeve në konkurimet për të rinj, puna e saj me projekte të shoqërisë civile, disa punime mjaft interesante në pikturë,janë produktet e saj të lakmueshme, për të cilat ndjehet krenare dhe mbi të cilat ka ndërtuar sfidën e saj jetësore.

Një sfidë që e ka përballur poeten dhe nënën e re me realitetin shpeshherë të ashpër dhe të padrejtë, ndaj të cilit ajo ka zgjedhur forcën dhe kurajon njerëzore,humanizmin dhe shpresën, vizionin e saj të endrrave, të sintetizuara në poezitë e ndjeshme të librit që kemi në duar.

Figurativisht një metaforë e valë malli të pashoq për jetën dhe dashurinë, një klithje e pafajshme shpirtërore, një monolog i prekshëm për momentet jetësore dhe natyrisht se një mesazh i papërsëritshëm sesi duhet jetuar çdo çast dhe çdo ditë, sikur të ishin të fundit…

Ky liber duhet rilexuar, tek çdo faqe dhe varg, duhet rikthyer dhe vazhdimisht ke ndjesinë se zbulon një përjetim të ri, një figurë të re, kjo përbën një vlerë dhe risi, ç’ka e përkufizuar mund të lakohet si një poezi e ndjenjës që ritmon dhe veç rritet brenda fjalëve, duke e lënë përherë të etur lexuesin e saj…

Por keto ndjesi perfton edhe nga intervista e zhvilluar me poeten në prag të promovimit të librit të saj:

PYETJE: Çfarë ndjenje perjetuat kur ky liber, gatuar për shumë kohë në laboratorin tënd krijues, mbërriti në duart e tua dhe të lexuesit?

PERGJIGJE: Kur e mora librin për herë të parë në dorë ndjeva shumë emocione , gëzim dhe njëherazi mosbesim , mosbesim në kuptimin që nuk më besohej që e kisha në dore . Kam ndjerë të njëjtën ndjesi që ndjen një prind, kur merr në krahë për herë të parë femijen e tij, mbas lindjes . Te emocionosh te tjeret eshte dhunti por te biesh viktime e emocionit tend eshte sikur te marresh nje pjesë tenden e ta jetosh pak çaste jashte vetvetes pa as nje kendveshtrim ....

PYETJE: Duke lexuar poezinë tënde sikur mbushesh me frymë pandalshëm, ritmi i saj i thellë të impresionon, është ky ritmi i mendimit apo frymëmarrje tipike e poezisë që shkruan?

PERGJIGJE: Jane te dyja bashke ne menyre te pa ndare . Ky ritem eshte ritmi i jetes time dhe une e pasqyroj edhe ne stilin tim te te shkruajturit . Une vargjeve te mia u jap fryme nga fryma ime ,qe ato te jene te gjalla dhe kur jeta me godet ndonjehere ne menyre te tille ,qe te le pa fryme si gjithe lexuesve edhe mua ato me japin frymen e dhene dikur .

PYETJE: Krejt libri juaj është në fakt siç shkruan redaktori “ Një dashuri e metaforizuar” Kjo dashuri shkruan jetën tuaj apo jeta juaj mbahet mbi këtë dashuri?

PERGJIGJE: Per dashurine kan shkruajtur , shkruajne dhe do shkruhet gjithmone, por perjetimet jane dhe do mbeten unike . Dashuria me frymezon dhe e motivon jeten time , dashuria ne botekuptimin tim eshte nje gje qe mer formen dhe pamjen e asaj qe ti do . Jeta ime pershkruhet nga dashuria fund e krye dhe normale qe mbahet mbi kete dashuri , dashurite tona jane si yjet ne qiell te bukur e te shndritshem, por qe te duken duhet qe te jete pa tjeter erresire ,po keshtu eshte edhe jeta ime, sa here qe eresira me zinte, dashuria me ndriconte rrugen …

PYETJE: Të sfidosh fatin, është kjo pjesë e karakterit tend poetik apo qasje e detyrueshme, formësuar mbi dëshmitë njerëzore?

PERGJIGJE: Fati ben ç’te doje me ne, ja kemi borxh jetes . Te ndertosh jeten duke sfiduar fatin eshte menyra me e veshtire e te jetuarit . Te jetosh duke ju nenshtruar fatit eshte menyra me e keqe .

Te sfidoj fatin nuk eshte vec pjese e karakterit tim poetic, por me shume eshte pjese e karakterit tim njerezor dhe une kete gje e pasqyroj me se miri edhe ne stilin tim te te shkruajturit . Nuk di si ta pershkruaj ndryshe, por mua vargjet lindin njekohesisht me forcen dhe keshtu sfidat e mia jetesore i kam kaluar me sukses , si medalje shperblimi ne fund me kane mbetur çuditerisht edhe vargjet qe me kane ardhe ne ato momente  nga zemra.

PYETJE: Çfarë libri po shkruhet aktualisht me ndjesitë dhe shpresën tuaj të pashtershme për jetën dhe lumturinë?

PERGJIGJE: Jam duke shkruar nje roman , por kam pak kohe qe e kam mbaruar se shkruajturi nje roman tjeter, po pres çastin e duhur per botim . Kete roman e kam quajtur " Grackat e kuqe " eshte nje roman ku trilli dhe realiteti nderthuren duke parashikuar te ardhmen .

Eshte nje roman ku ka shume dialog, personazet jane me shume goje e flasin fort , karakterizohet nga skenat e forta emocionale dhe humoristike sa edhe une vete cuditem se pse tek tuk, ato çfare kam trilluar ne te ,me kane dale edhe ne jeten reale .

Romani " Grackat e kuqe " per mua eshte mbajtia e premtimit qe i kam bere lexuesit qe mbas vellimit poetik " Engjelli i mjegulles " do ti befasoj dhe do ti shperblej per besimin dhe mbeshtetjen qe me japin .

JU FALEMINDERIT!

TROPOJE, MARS 2014




(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora