Kulturë
Vahit Nasufi: Bilbilit të Kosovës
E enjte, 20.03.2014, 07:49 PM
Vahit Nasufi
BILBILIT TË KOSOVËS
Moj Kosovë, sa e bukur je,
Gjuhë amëtare shqipen e ke,
Ke Flamurin Kuq e Zi,
Je si nuse me shumë stoli.
Je lulishte me trëndafila,
Je kafaz me shumë bilbila,
Anë e mbanë kah fluturojnë,
Natë e ditë për ty këndojnë.
Në Pagarushë t`Malishevës kosovare,
Lindi ëmblema e këngës shqiptare,
Nexhmije Pagarusha - artiste e merituar,
Bilbili i Kosovës, populli e ka emëruar!
Nisi këngën në moshë të re,
Këngë të bukura këndoi për ne,
Dhe kur lodhej me punë shumë,
Për këngë të reja rrinte pa gjumë.
Kënga e saj na e shuan mallin,
Se si baresha e dridhte malin!
Hit i saj padyshim fare -
"Ani mori nuse ani qafëgastare"!
Jetën, këngës ja kushtoi,
Bota shqiptare shumë e dëgjoi!
Të lumtë goja - i thoshin dadës,
Moj artistja e estradës!
Këndoi shumë dhe në mërgatë,
Duartrokitjet i kishte dhuratë!
Që të kënaqej diaspora,
Mikrofonin se lëshoi nga dora!
Me këngëtarët që ka bashkëpunuar,
Nexhi, shumë u ka ndihmuar!
Pa ty, estradës nuk i kishte hije -
Nuk lind nëna, tjetër Nexhmije!
Një nga një vitet kaluan -
Dhe Nexhmijen në pleqëri e pruan!
Tash në shtëpi rri e pushon,
Këngët e veta i dëgjon!
Shpesh për qejf këngës ja thotë,
Sytë prej mallit i mbushen lot,
I mbesin këngët pa mbaruar,
Ah, Nexhmije - thotë je vjetruar!
Në pleqëri rri e mendoj,
Të kaluarën shpesh e kujtoj!...
Këngët e mia nuk do t`lejojnë,
Adhuruesit e mi, të më harrojnë!
Fjalë të mira shumë na the -
Se do t`jesh gjithmonë me ne!
Kur
t`rrafshohet
Do t`harrohet Nexhmije Pagarusha!
Nëpër disqet e gramafonit,
Nëpër valët e radio - stacionit,
Kënga e saj sa herë t`këndohet -
Dada Nexhë do t`na kujtohet.
Këtë poemë që ja kushtova,
Një përshëndetje nga Kërçova!
Nga Kërçova heroike,
Për ikonën e këngës shqipe.