E enjte, 08.05.2025, 06:09 PM (GMT+1)

Kulturë

Emine Domi: Bashkëbisedim me lexuesin

E diele, 16.03.2014, 11:56 AM


KUR KRITIKA ESHTE NJE BASHKEBISEDIM ME LEXUESIN DHE JO SI ANALIZE

(Ese në premovimin e librit “Kaleidoskop” të Vladimir Muçës)

Nga maturantet e shkollës “16shkurti” Shijak

NGA EMINE DOMI

Kur lexova librin”Kaleidoskop”, sapo njoha një risi, që thyhen konturet në të cilët është vendosur letërsia e deritanishme. Risi, e cila përulet përballë emrit të një autori bashkëkohorë Vladimir Muça, një polumbar letrar, i cili hedh dritë në tabanët e pafundme të oqeanëve artistikë.

Kishim mësuar të dëgjonim emra të njohur të letërsisë shqipe, ndriçimi i të cilëve hodhi hije mbi talente të fshehura në krijmtarinë artistike.

Muça është një “kandil”që përpiqet të ndriçojë këtë hije me veprën e tijë “Kaleidoskop”. Por kjo nuk mjafton, sepse mendimet e çdo lexuesi rendin akoma pas emërave e jo talenteve. Eshtë e vështirë të klasifikosh Vladimir Muçën në një drejtim letrar, kur ai vetë ka përzgjedhur të lundrojë në oqeanin e pafundëm të temave. Gjenialiteti i ndërthurjes së natyrës, njeriut, atdheut, etnisë, historisë,  politikës, shoqërisë dhe familjes, e bën atë të jetë kryetitulli i një kapitulli të ri.

Fakti që analizon tema që lënë gjurmë në shpirtin e njeriut, e bën librin e tijë, si një magnet në duart tona. Ajo që e mahnit njeriun është rezonanca e natyrës me gjëndjen e tijë shpirtërore. Në analizën e veprës “Bunari”të Dr. Fatmir Terziut bën që njeriu të gjejë vetëveten. Përzgjedhjet e tijë kanë në qëndër lexuesin i cili qëndron kryelartë përballë rreshtave pasqyrues. Në këtë analizë ai përdor termin “atdhe” i cili vjen si ndërgjegje, si ëndërr e lashtë, si dhimbje e murrosur ndën bedenat e zemrës prej së cilës loton gjaku si në mitet e legjendat e antikitetit, si një rrealitet kaq i dhimbshëm i të ditëve tona.

Studiuesi Muça zbulon sekretet e një vepre letrare. Ai kërkon ti shohim në një këndvështrim,  ndryshe nga ai që jemi mësuar. Për shembull:me veprën e Sulejman Matos “Njerëzit janë si retë” ka shumë përfundime se ai është një roman policor. Në të vërtetë sipas studiuesit Muça është grumbullim dhimbjesh njerëzore. Absurdi dhe ekzistencializimi, si dy të kundërta të papajtueshme, gjatë zhvillimit të rrëfimiti kalojnë trillet e konceptimit policeske dhe natyralizohen në habitatin shqiptar.

Mbresë-lënës janë thesaret e tijë të diturisë. Duket sikur nuk njohin kufij kur analizat suprizuese mbështeten në filozofë të vjetër, apo në teori të ndërlikuara të filozofisë. Ky është çelsi i thesarit artistik. Të analizojsh të ndërlikuarën me të ndërlikuara, por që krijojnë thjeshtësi në zgavrën e zgjuarsisë. Veprës “Parajsa e injorancës”e Artur Llanës e ka analizuar nëpërmjet postulatit të Heminguej. Sipas tijë gjeja e parë e rëndësishme është të shkruash një prozë të sinqertë, njerëzore,  duke i dhënë lexuesit ato që nuk di dhe ato që nuk sheh, por jo ato që ai i merr me mend.

Në veprën “Letër nga Spanja” të Mjeshtrit të Madh Miho Gjinit analizon binomin prind-fëmijë nëpërmjet një psiko-analize të Frojdit. Uni është një forcë që mohon të pavetëdijëshmen dhe e redukton atë drejt shtypjes. Në fakt kundërshtia që hasim është se ai përpiqet tëmposhtë Unin në analizat e tijë. Në mënyrë analoge realizohet edhe studimi i veprës”Rrebelimi i ndjenjave” të Miradie Mailiqit, ku jeta shndërrohet në metamorfozë.

Nepërmjet Plutarkut shprehet, se njeriu nga vetë natyra e tij e pambrojtësisë, psiqikisht duhet ti nënshtrohet fatit ndër shekuj.

Përveç këtyre autori çfaq edhe motivin atdhetar të gërshetuar me atë politikë. Në veprën e Bilal Xhaferrit nxjerr në dukje përdorimin e toponimeve që e veshin narracionin e këtij zhanri historik me rrobën e besueshmërisë e njëkohësisht duke vagulluar të vertetën historike në mendjet dhe zemrat e lexuesve. Studiuesi i kundërvihet absurdit totalitar të kohës ku jeta njihte vetëm një opsion. Muça ndërthur mjeshtërisht nëpërkëmbjen e shpirtit të lirë, ndrydhjene tijë , asgjesimin e vlerave më të mira, vrasjen e ëndërrave, truimfin e jetës dhe respektin ndaj vetes.

Vladimir Muça di të godasë mahnitshëm shpirtin e një lexuesi, dhe të zgjojë tek ai ndjenja të pafundme artistike. Ai gjen “thembrën e Akilit”dhe gurin më perfekt për ta goditur me mjeshtërinë e artit letrar. Siç u përmend, autori përdor me efikasitet temën prind-fëmijë dhe ka përzgjedhur një diamant vrasës për ta sjellë si një risi. Nëpërmjet rreshtave analitik gjenden të shkëputur mjeshtërisht nga produktet poetik të vetë autorit vargjet:

“Prindërit po i harrojmë që të gjallë

Veç kur ikin qajmë me oiiii!

E çvlerë ka ai lot

Që hiqet faqeve zvarrë

Kur ata vdesin në vetmi!. .

Autori nuk rrezon ndjenjat arrogante me fjalë boshe por thjeshtë godet me urtësinë e tijë si një thirrje që jehon për pastërtinë e ndërgjegjes. Një shembull i ngjashëm çfaqet edhe për botën ku e vetmja gjë që ndriçon është errësira:

“Ti do të vish, unë e di, do të vish patjetër,

Por unë dua të vish tani nëpër shi,

Pastaj retë do të ikin dhe do të dalë Dielli

Po unë dua diellin të ma sjellësh TI”

Një poezi brilante e marr nga ditari poetik i Drita Comos(vajzës Liri Belishovës). Një thirrje shprese si himni më optimist për jetën, dhe pse e dënuar me vdekje në senatorium. Gjithçka shprehur në sajë të një romanticiteti Shekspirian. Rreze të tilla optimizmi jetojnë brenda njeriut.

Ky është Vladimir Muça dhe vepra e tij që dua ta konsideroj si një bashkëbisedim filozofik me lexuesin dhe jo si një analizë.  “Të shkelësh në udhë të pashkelura” kjo është risia e tijë. Cdo gjë vjen si një antropologji shkrimore, ku lexuesit dhe krijuesit gjejnë vetëveten në veprën e tijë, duke indetifikuar jetesën ndër shekuj me artin e të shkruarit

Dt. 12. 3. 2014

P. S: Emine Domi është maturante e shkollës “16 shkruti” Shijak



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx