E hene, 29.04.2024, 11:32 PM (GMT+1)

Kulturë

Namik Selmani: O moj zana e Kosovës

E premte, 14.03.2014, 07:12 PM


Namik Selmani

 

O MOJ ZANA E KOSOVËS!

(Lirikë për Pejën)

 

Mes  një lumi Grykës së Pejës, vrik po bëhem lodërtar

E po marr një Valle Shpatash, sikur qiellin e bëj zjarr.

E po loz me ortek bore, si të isha kreshnuik përralle

Në pasaqyrë ku më sheh bjeshka e hedh thesin plot me halle

 

Këmbëzbathur shkoj mes Grykës , bëhem mik –o me shqiponja

A mos vallë këtu nis bota, po ma thoka sot Rugova?!!

Me shkronjshqipen po bëj besën,  gjunjët ul në një ugar

Kur nis këngë majekrahu, mos më fol  se jam i marrë!

 

Oh, ç’na qenkë Zanë Kosove, o kurorë bukurie

Ç’do të ish kjo Botë e Madhe, pa Rugovën dritë e hire???

Nëpër odat e kuvendit  po prek djepin  ku flen foshnja

Ma ndritoka fjalën Peja, ma shtron çajin nëpër sofra.

 

Këtu zgjoj gjithë dashuritë, nëpër kullat me tymtarë

Një duhan e ndërroj me Bacën edhe zemra e bëj stërrall.

Përmes shendit shkoj mes Grykës,  sjell ulli prej Çamërie

Zgjohu poet, bre, zgjohu nga ëndrra, je mes Pejës dritëmagjie!

 

Po shtrëngoj një bastun lisi, shkoj i heshtur nëpër varre

E  zgjoj thellë amanetet nëpër kullat flamurtare

Nëpër Pejën dritëlivadhi në çdo hap marr hije princi

Përmbi flokun thinjëbardhë sypërlotur ujdis plisin.

 

Bëhem krushk që mbaj bajrakun e përqafem me mentarë

Vargu bëhet frymë për lule, hapi bëhet trok e zjarr.

Me kalë shale shkoj në Bogë, ndalem tej, në Gur të Kuq

Përmbi pishat qerpikblerta degë më degë vë një flamur.

 

Nëpër dasma ha pak fli, bëhem Det i Mirësisë

Po gazmendem me thwllwza  cep më cep mes kaltërsisë

Me  një kupë Birrë Peje më pret miku në një prag

Ç’ma trazove gjumin, moj, ç’ma trazove këtë varg!!

 

Zot i madh që ke bërë botën, sytë e bukur mos m’i merr !!

Se për herë të fundit,  do të shoh një lumë në Pejë!!

 

YLLIN QË E PRES!

(Duke lexuar letrën tënde)

 

E di që  kërkon duart e sytë e mi të shkruar me padurim

Diku në një sfondit mes horizontin e kuqluar

I gjen si peshkatar i lumtur në dallgët e shpirtit tim...

E dehesh në aromën time si zambak  i bleruar

 

Do ta jap lumturinë në flokun tim të valëzuar...

Në këtë botë të dy po dashurojmë marrëzisht

Me hapat e tua e  me hapat e mia në një udhë të dritëzuar...

Si pulëbardha po na rreh të dyve i bukuri frymëzim

 

Horizontin tënd ëndërroj kur takohen muzgu dhe agimi

Ta njoh ngjyrën e zërit dhe peshën e fjalës së mençur..

Ecja  jote i gjason ecjes së hënës në një natë prilli

Me vellon në kokë, me guxim zgalemi mbi dallgën e kërleshur..

 

Kërkon këngën e pakënduar tek unë ta dëgjosh

Po ta jap me dashuri ritmin e vargut tim që më skuq e më josh..

E di për ne të dy si spektër ngjyrash po na bëhet kjo botë

E të dy si një trup  duam  ta kapim bardhësinë në horizont...

 

Ti je i vetmi yll që i bën strehë qiellit të kaltër

Në pafundësinë e yjeve të pres mes trishtimit të viteve cfilitës

Pa ta prekur ballin fytyrën nuk do të pres hijen e natës

E diellit do t’i them që vetëm të ne të hedh filizët përtëritës.

 

(27 shkurt 2014)



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora