Kulturë
Peter Tase: Engjëll I. Berisha - Mjeshtër i Poezisë
E marte, 11.03.2014, 10:26 PM
Engjell
Nga Peter Tase
Engjëll
I. Berisha, është i lindur më 17 qershor 1962 në Korenicë të Gjakovës. Gjatë
studimeve në Gjuhë dhe letërsi shqipe në Prishtinë boton në periodikun letrar
prej viteve 1985 e më tutje. Me librin e
parë
Në vitin 1993 themeloi revistën letrare “Gazeta letrare” duke qenë dhe kryeredaktor i saj. Gati në të gjitha gazetat e botuara në Kosovë ka bashkëpunuar në faqet e kulturës, ndërsa gjatë viteve 1995-1999, ka punuar si gazetarë në të përditshmen “Bota sot” dhe të përjavshmen “ Eurozëri”
Në vitin 1997 në takimet tradicionale të Gjeçovit fiton shpërblimin e vitit për poezinë më të mirë. Në vitin 2002, fiton çmimin e Mitingut të poezisë për librin më të mirë në mes dy mitingjeve
Në dhjetor 2006 nga Art-Club Laç, fiton çmimin letrar “Serembe” për poezi me librin “Kujtesë e dehur”. Përfshihet në antologjinë “I kujt je Atdhe” përpiluar nga Ali Podrimja.
Në luftën e fundit në Kosovë, në masakrën e njohur si “Masakra e” I vriten dy vëllezër dhe xhaxhai, ku i digjet shtëpia dhe e tërë biblioteka me mbi tremijë ekzemplarë librash. Kështu i digjen të gjitha krijimet e botuara dhe në dorëshkrim. Kjo është dhe arsyeja pse i ribotohet kjo përmbledhje poezish, me vëllimet e para të djegura dhe me veprat e reja të botuara të gjitha me motive nga lufta.
Themelon dhe është kryeredaktor i gazetës për të zhdukur “27 prilli”. Prej vitit 2005 është kryetar i Klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi” Gjakovë. Punon dhe drejton Bibliotekën Ndërkomunale në Gjakovë prej vitit 2000.
Shkrimtari i njohur Kosovar Abdullah ZENELI do ta cilësonte veprën e Berisha-s me titull “Dita me hënë e me nuse” (1991), si një vëllim origjinal, me vlera të larta letrare dhe personifikues i një brezi të ri shkrimtarësh që prezantohen nga Engjell I. Berisha.
Mbi
poezinë Shqiptare dhe vlerat artistike të Engjëll Berisha-s, Abdullah Zeneli
thekson: “Poezia si zhanër (as si dramë
as si epos) e kërkon aktualitetin e saj, kohën. Ekziston koha e poezisë. Në
letërsinë shqipe të këtij krahu poezisë si zhanër i pastër i mori mot i mirë
plot katër dekada. Poezia dominoi mbi zhanret “defiçitare” të dramës, romanit,
esesë, novelës, traktatit. Pse? Sepse poezia në thellësinë dhe gjerësinë e në
shenjat e preferuara në punëtorinë e krijuesit poet, tregon “aftësi” më së
tepërmi “të flasë” përmes tropeve që krijojnë figuracionin e preferuar. Gjuha figurative, poezia, ishte një alibi dhe
një hapësirë më e madhe për të të shprehur motivet e aktualitetit, më së shumti
aktualitetit shoqëror, së paku më shumë sesa që kërkonte të shprehte dramën e
individit, qoftë ajo edhe si përsiatje lirike, një botë intime e veçorisë
individualiste, ndonëse poezia shqipe e katër dekadave të kaluara nuk privohej
as nga kjo natyrë tradicionale e poezisë si zhanër. Bindja se gjithkush mund të shkruaj poezi (në
një letërsi ku “mungon” drama dhe romani bashkëkohor) dhe pamundësia të bëhej
verifikimi i vlerës së saj gjatë kohës së saj krijuese, dalëngadalë bëri që ajo
ta humbë atë prestigjin e mbretëreshës së zhanrit, të mos themi t’i humbë
lexuesit e vet, ose më së miri lexuesi ta kërkojë autorin e jo poezinë, autori
të bëhet garant i poezisë e jo poezia ta krijojë superioritetin e saj përkundruall
zhanreve të tjera. Prandaj sot në letërsinë shqipe më me ëndje lexohet eseja,
romani, drama. Poezia e Engjëll I. Berishës hyn në botën e brezit më të ri të
penave tona, më i riu prej më të rinjve. Ajo dallohet me faturën e saj të
gjuhës që diferencohet prej një standardi të fabrikimit dhe shkollës së
paemancipuar që rrjedh nga mësimi i brezit prej brezit të vet, poezisë që
kërkon modelin brenda një aktualiteti që imponon motivin e saj, synimin të jetë
aktuale dhe e qëlluar vetëm e vetëm duke e shprehur sa ma qartë pikërisht këtë
motiv. Përkundrazi, poezia e Engjell I.
Berishës na shpalon një imazh të ri poetik, e kjo është vlera e saj më e madhe: bota intime që nuk do të bëhet transparentë
e një realiteti, bota që duket se tkurret në intimen e poetit, nga atje ta
shprehë krejt dramën e ditës, aktualitetit. Engjëll I. Berisha paraqitet si
poet që nuk do të inkuadrohet në korin filharmonik të figurave të ripërtypura
dhe të përmbajtjeve të përsëritura të motivit poetik. Pikërisht pse është një
zë i veçuar dhe një natyrë e veçantë e individit krijues, libri i tij i parë
është edhe një garanci se në duar mbajmë një të pritshme letrare.” Meqënëse ky është libër i parë i Engjëll I.
Berishës, poezia në këtë vëllim prezanton më mirë shkrimtarin se këto pak fjalë
prej lexuesve të Berishës, ku liria e pakufijshme e manovrimit është e
pranishme dhe me vlera të larta letrare.