E hene, 29.04.2024, 07:24 PM (GMT+1)

Kulturë

Shaban Cakolli: Në ditën e Mësuesit

E shtune, 08.03.2014, 06:59 PM


  DITËN E MËSUESIT - 7 MARSI

Shkruan: Shaban Cakolli

Dihet mirëfilli se roli i mësuesit është  një rëndësi  e veçantë  në çdo shoqëri, kohë apo vend.Shkollat tona shqipe  luajnë  një rol shumë të rëndësishëm në radhë të parë në stimulimin e atdhedashurisë, nxitëjen e ndjenjave dhe dëshirave për dije, emancipimin, identitetin, si eksperiencën në njohëjen e gjuhës, artit, kulturës e traditës.Mësuesi, familja dhe intelektualët e rrethit, për të fituar  diturinë janë faktorët kryesor.Dihet mirëfilli se shqiptarët të pushtuar , pushtues pas pushtuesi, kanë  dhënë sakrifica të një pas njëshme në mbrojtëjen e shkollave shqipe.Fillet e arsimit shqip datojnë që moti, diku në shekullin e XVII, ndoshta edhe më herët.Nga këto kemi data shumë të rëndësishme të cilat nuk duhet harruar asnjëherë.Si mësonjëtorja e parë shqipe në Korçë më 1887, në Kosovë më 1889 në Prizren, shkolla e parë shqipe për vajza më 1891, kur komiteti"Vëllazëria" e ngritën këtë shkollë të vajzave, ku mësueset e para ishin:Sevasti e Parashqevi Qiriazi, Katerina Cilka, Polikseni Dhespot Laurasi,  e Fanka Efthim, që ishin mësueset e para shqiptare.Po më herët shkollat të cilat pregadisnin mësues, u hap në Bukuresht më 1892, kurse në Shqipëri  Normalja e Elbasanit më 1909.Pra populli ynë kishte shumë veprimtarë e intelektual të cilët bënë krejt çka ishte e mundur për dritën e kombit.Shpeshherë shkollat e tyre u mbyllën nga pushtuesit, u ballafaquan me presione të ndryshme, por nuk pati armik i cili do të mund të ua ndalonte dëshirat p137r të u arsimuar, pavarësisht sakrificave.Shkollat shqipe i drejtuan veprimtarë e dijetarë të shquar të kombit si:Luigj Gurakuqi, Aleksandër Xhuvani, Salih  Ceka, , Shuteriqi, Guranjaku, e shumë, shumë të tjerë.Për shkollat u punua shumë  atë botë u nxorën  Abetare, e tekste tjera  të gjuhës shqipe, filluar nga Kristoforidhi, Veqilharrxhi.Pashko Vasa, Koto  HOXHI;Gurakuqi, Parashqevi Qiriazi, Xhovani, Shuteriqi, etj.....Qëllimi ynë është që në  çdo 7 mars të shkruajmë për mësuesit, shkollat shqipe, sakrificat e shqiptarëve për  njohuri, të cilën duhet të e kuptojnë dhe mos të e harrojnë kurrë brezat pas nesh.Roli i shkollave shqipe, mësuesëve kanë sjell realitete bindëse për shqipen, nga ajo kohë deri në ditët tona një varg dijetarësh të shquar, historian, arkeolog, gjuhëtarë, kanë punuar dhe sakrifikuar për diturinë, duke e mbrojtur ate qoftë  me penë, qoftë me luftë.Shqiptarët nisën të shkolloheshin vonë, kjo ndodhi për shkak të pengimeve që ua sillte pushtuesi, por në ato periudha shqiptarët e etshëm për dituri i nxënë në hap edhe pushtuesit.Arsimimi i shqiptarëve në Kosovë ishte shumë më i vështirë:Pas vitit 1974, shqiptarët me hapa të mëdhenj ndoqën rrugën e arsimimit, thuajse brenda atyre viteve dolën mësues, historian e doktor, akademik, thuajse baraz me Sërbinë pushtuese, e cila na kishte ndaluar në këtë drejtim afro një shekull.Një gjë dihej:Armiku ynë ishte i vendosur të na zhdukte, e këtë e bënte sa me  zhdukjen fizike, aq me zhdukjen kulturore, që të dyja ishin  të njejta.Nga vitet e tetëdhjeta sllavo-sërbët u treguan krejt haptas se janë kundraj qenies dhe shkollimit tonë.Ata na e siprimuan atë pak autonomi që kishim, na vranë, burgosën e  përndoqën, na i helmuan nxënësit në shkolla, na i mbyllën shkollat, na përndoqën me dhunë nga vendlindjet, e qëllimi ishte i qartë për një zhdukje kolektive të shqiptarëve.Si rezultat i kësaj dhune shumë shqiptarë u detyruan të lënë vatrat e tyre dhe të strehohen në Europë.Ajo çka ishte më e keqja, ata duhej të marrin me vete edhe fëmijët e tyre, të cilët fatkeqësisht dhe pa fajin e tyre, hapërimet e tyre jashtë atdheut i nisën në tjetër rreth, tjetër kulturë, tjetër gjuhë, tjetër traditë.Eh, po këta fëmijët këta engjuj të pafajshëm janë të prirë qysh në fëmijëri për të përvetësuar të huajën qoftë edhe më të keqen.Roli i mësuesëve në diasporën shqiptare është i një rëndësie të veçantëAta kudo në diasporat shqiptare, veçmas në Gjermani, punuan shumë për hapëjen e shkollave shqipe kudo ku kishte shqiptarë, me mbështetëjen e prindërve dhe intelektualëve të rrethit, punuan shumë me fëmijët tanë, andaj kemi shpresa se këta mësues shmangen asimilimin e fëmijëve tanë.Dihet mirëfilli se në ngjarjet historike  femra jonë u gjend krah për krah me mashkullin, duke dhënë kontribut të  çmueshëm në çdo fushë kombëtare.Femrat tona mësuese në shkollat shqipe në diasporë, bënë shumë për të ruajtur shqiptarizmën tek fëmijët tanë të mërguar, duke ua ndezur fëmijëve tanë zjarrin e atdhedashurisë, duke u mësuar gjuhë, histori, gjeografi, art, traditë e kulturë shqiptare.Mësuese që pregaditën fëmijët tanë të mërguar, ka qindra  në diasporë, por ne sot do të bëjmë fjalë për një mësuese intelektuale dhe veprimtare e shquar e kombit, zonjën  Miradije  Gashi.Miradija është krenaria e botës femërore shqiptare e cila me tërë qenien  punoj për  kombin, arsimin, kulturën, ajo është veprimtare, mësuese dhe poete.

Miradije Gashi u lind në fshatin Arllat të Komunës së Drenasit.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje,  të mesmën (Akademinë Pedagogjike) si dhe Shkollën e Lartë Pedagogjike,  në Prishtinë,  ku mori titullin: "Arsimtare e grupit klasor".

Menjëherë pas diplomimit zuri punë në Shkollën fillore "Emin Duraku" në Arllat.

Qëlloi që pikërisht në këtë kohë fryn e shfryn furtunat e pushtimit dhe ajo,  bashkë me shumë kolegë të tjerë,  u vu në shënjestër të sundimtarëve serbë,  duke e larguar nga veprimtaria edukatovo-arsimore.

Ajo tashti filloi studimet në Degën e Pedagogjisë të Universitetit të Prishtinës,  duke i përfunduar me sukses. Ndërkohë u bë anëtare e Kryesisë së Lidhjes së Arsimit Shqiptar në Republikën e Kosovës.

Po atë vit Miradija u angazhua edhe në Kryesinë e Forumit të Intelektualëve të Kosovës.

Veprimtaria e saj atdhedashëse,  në vitin 1991 u bë sërish shkak i pamundësisë për punë në arsim. Madje,  disa herë u mor në pyetje dhe u keqtrajtua nga pushteti serb edhe pas lirimit nga burgu.

Duke mos e pushuar aktivitetin lidhur me shkollën shqipe,  ajo ndalohet nga policia serbe në Komaran,  i konfiskohet materiali arsimor dhe merret në pyetje e keqtrajtohet pamëshirë në polici.

Mu në këtë kohë ajo merr ftesën që sërish të paraqitet në organet e sigurimit në Mitrovicë.

Meqë torturat në organet e hetuesisë serbe ishin si të thuash racion dhe duke qenë nën vëzhgim e përcjellje të vazhdueshme,  ajo,  në janar të vitit 1994 u detyrua të emigronte në Gjermani.

Sigurisht që edhe në emigrim ajo do ta vazhdojë veprimtarinë e saj arsimore,  fillimisht në qytetet e Schwarzwaldit,  përkatësisht në "Shkollën e Lartë të Nacionaliteteve" (VHS),  Villingen-Schwenningen. Atje ajo mbajti kurse dhe ligjëroi gjuhën shqipe,  jo vetëm për gjermanët,  por edhe për të tjerët të cilët interesoheshin për gjuhën tonë.

Miradije Gashi,  krahas veprimtarisë arsimore,  u shqua edhe në fushën e krijimtarisë letrare duke botuar poezi në shtypin shqiptar brenda dhe jashtë vendit,  po njëkohësisht edhe duke trajtuar tema të ndryshme nga fushë e pedagogjisë. Më se një herë në paraqitjet e saj ajo kishte përdorur edhe pseudonimin “Fanesha”.

Miradija aktualisht jeton dhe vepron në Stuttgart,  ku mban mësimin plotësues në gjuhën shqipe për fëmijët e bashkatdhetarëve tanë.

Është prezantuar me poezi në disa antologji,  si: Busulla e shpirtit,  Trinomi i Lirisë,  Një shekull drite etj.

Ky është vëllimi i parë i saj me lirika si libër me vete.

Ka dhe një korpus krijimesh në dorëshkrim.Miradije Gashi është një veprimtare me plot energji, ajo kryan obligimet familjare, shkruan krijimtari, mëson fëmijët mërgimtarë në shkollat shqipe, duke u dhuruar njohuri nga atdheu, gjuha, letërsia, historia, gjeografia, krijimtari letrare,  art figurativ, e lexim artistik.Ajo gjenë kohë me nxënësit e saj të mbajë edhe aktivitete të lira, të kremtoj festat kombëtare, të gjitha i ka organizuar në mënyrën  më të sukseshme, ku gjithnjë ka shkëlqyar me punën dhe organizimet e saja.Miradija me vite e vite dha një kontribut të pashoq, arsimoj e përcolli gjenerata, kontributi i saj ishte dhe mbetet shtyllë e fortë e shkollës shqipe në mërgatën shqiptare.Kuptohet këto punë nuk janë të lehta dhe nuk bëhen pa sakrifica, por dashuria e saj për punë me rininë tonë të mërguar, historia e lavdishme e popullit shqiptar, sakrificat nëpër cilat kaloj,  i dhanë dashuri e përkushtim për punë me fëmijët, për abetaren shqipe, gjuhën, letërsinë, kulturën, historinë, traditën, të i shpëtoj fëmijët tanë nga asimilimi si dhe të i bëjnë ata të ndihen sa më afër atdheut.Andaj çka të themi:Mësueses  Miradije  Gashit, gjithë mësuesëve kudo që ndodhen në hapësirën shqiptare e në diasporë, urime   dita e juaj e mësuesëve  7 marsi.Ju ishit dhe do të mbeteni gjithmonë në kujtesën e popullit, atdheut, në kujtesën e shumë  gjeneratave, ishit të shkëlqyar, intelektual  me vyrtyte të larta njerëzore, që keni përhapur , e po vazhdoni të  i përhapni  rrezet e diturisë gjithandej atdheut dhe diasporës.



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora