E hene, 29.04.2024, 09:49 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Kushtrimi i Mësuesit

E shtune, 08.03.2014, 06:21 PM


Demir KRASNIQI :

 

KUSHTRIMI I MËSUESIT

 

Për neve  7  Marsi , është një  datë  e shenjtë –

Dita e Shkollës Shqipe -  Festa e Mësuesit !

Mundi për këtë Festë , më kushtoi shumë shtrenjtë

Dhe sot  i vetmuar  po festoj n’ fund pusit !

 

Për këtë festë ma nxënësit nuk  po më rrethojnë ,

As nuk më urojnë, as s’ më dhurojnë lule !...

Për këtë festë ma këngët e mia nuk jehojnë –

Lulet  edhe këngët nga rrënjët m’i shkulen !...

 

Sot , kur unë festoj nën lot e pikëllim ,

Nga padrejtësitë e errëta zemra ime kallet !...

Në vend të këngës sime , jehon një kushtrim –

Zgjohuni , o ju të vdekur – shihni  ç’ bëjnë të  gjallët !...

 

Zgjohu , o i Madhi , trim o Skënderbe –

Mbi troje t’ përgjakura shihi këto kënde !

Shih çka bënë shpirtshiturit  përmbi këtë dhe –

Veç pse ua mësova nxënësve këngën tënde !

 

Zgjohu , o i lumi Ismail Qemajli –

Thirre  Marigonën  me  gjithë atë pëlhurë !

Shiko  mullizezën  që këngën  ma ndali –

Pse t’ këndova Ty dhe t’ shtrenjtin Flamur !

 

Zgjohu , o  i shenjti Adem Legjendari ,

Shiko mullizezën seç e dogj marazi –

Pse me nxënës këndova për Ty, ma i pari ,

Pse “Mekë”   e shqiptarëve , sot u bë Prekazi ?!

 

Zgjohu , trim “Katana” – Agim Ramadani ,

Dëgjo këngën tënde si këndojnë nxënësit tubë !

Shih për punën time si m’ shpërbleu Gjilani –

Pse u këndova Juve – më qiti në rrugë !

 

Kur eshtrat e mia në dhe do t’ pushojnë –

Mëkati ndaj meje kurrë nuk do t’ iu falet !

Gjaku i dëshmorëve , Ju, do t’ iu mallkojnë

Dhe kënga për ta , për jetë nuk do t’ ndalet !

 

Gjilan, më 07.03.2014.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora