Kulturë
Qazim Shehu: Botë në miniaturë
E hene, 10.03.2014, 08:13 PM
BOTË NË MINIATURË
QAZIM SHEHU
Në letër të bardhë përmes një lapsi,
Vizatohet bota në miniaturë,
Për të shmangur paplotësinë e saj,
I hedh hijet e saj mbi një furrë.
Letrën që bota vetë njeriut ia dha,
Lapsin me grafitë të nxehtë,
Veç dredhinë e njeriut kurrë s`e pa,
Më e madhe se ajo mbeti, e shkretë…
PËR DASHURINË DHE TRILLET E
Për dashurinë dhe tonin e zverdhur vjeshtak,
Të gjethes që zbriti nga dega e pafuqishme,
Dhe për pyllin që u ndez flakë,
Dridhur nga stuhitë e pritshme,
Për ty që je aq afër dhe aq larg,
Për tonin e të kuqit në buzë,
Për gjithçka venitet s`ta ndjen, s`e merr inatë,
Edhe pse do të më puthësh…
TI JE
Ti je një rrugëkalim i butë, i lehtë për të shkuar në metaforë,
Ashtu si në maja malesh lehtësisht nga djerrina shkohet në borë,
Falas nga natyra syrin xixëllues ke, bukurinë e pahamendësuar,
Si dielli kur shtyn një re për të ndritur lotin e qiellit të kulluar,
Sepse ti je,dhe s`mundet bukuria të jetë më sipërane, mbase gabim,
mendja ime fluturon tek ti,e pikërisht për këtë bën lojën e ikjes pa kthim..
DITARI
Ditë të mbetura si lepuj të trembur në ferra,
Ditë të zbythura, inkadeshente dhe të fikura,
Aq të dashura për ne dhe njëkohësisht aq të trishtuara,
Me vlerën e konsumimit astronomik,pa ndonjë bojatisje ëndrre,
Ditë ku nuk ec rrezja e diellit më tepër se një fantazi kandrre,
Ditë të hedhura në ditar. Dhe përse?
Për çarkun që ditëve madhështore loja e tyre u ngre…
DIALOG
Edhe pse koha ka arikulimin shurdhmemec,
Sa herë fjala si një rreze e gjakosur mbi të ngec.
Kërkoj dialog dhe të më japë një përgjigje.
Dhe kaq e dobët të ketë qenë në shekuj,
Nga dobësia veten duhej ta mirrte,
Ndryshe bashkë me të kemi për tu tretur,