Kulturë
Begzat Rrahmani: Konse(k-n)sualiteti
E hene, 10.03.2014, 06:43 PM
Begzat RRAHMANI
KONSE(K-N)SUALITETI
Na i tollovitën mend
Politikanë e shkencëtarë
Për të zgjedhur atë të madhin
Konse(k-n)sual kryetar...?!
Lehin qenë e buça
Rrugës hiç pa rend
Tamam si ata, hip e zbrit
Atje në partallment...?!
Tym i dilte prej goje
Xha Bitit plak
Ata që lehin atje
Thoshte; duan dajak...?!
Bitojca është e imja
Si ta bëjë konse(k-n)suale
Le ti bëjnë ato të vetat
E imja s’është budalle...?!
Prit thash mor xha Bit
Nuk mendojnë për gratë
Më tha hesht nipçe
Ato janë tru thatë...?!
Këto shkelin rininë
Por dhe gjuhën amtare
Zoti u erdhët hak
Na bënë për marre...?!
Asimilim modern- me qejf
Me arsim të integruar
Emisarët e jashtëm
Janë mirë të paguar...?!
Pse nuk integrojnë serbët
Në Kosovë ndër shqiptarë
E dinë se s’ka serb
Të lirë mercenarë...?!
Ti me këto vepra
Ke përgjegjësi të madhe
Çohu ti, RINI-I-I-I…
Mos kullot në livadhe…?!
Njëri në thotë bardhë
Tjetri thotë zi
Për ty ndoshta është keq
Por unë në kolltuk rri...?!
Popullin e rrejnë
Dalim e s’dalim
Ua kanë tollovit trutë
Çdo herë ua falim...?!
Votën dimë ta shesim
Bile më mirë vetë
Të mos na thonë budallenjtë
Se jemi tru shkretë...?!
Koha e ka vulosur
Por populli e thotë
“Si rrasa vorba”
Ashtu lëngu çorba”...???!!!