E hene, 29.04.2024, 07:27 PM (GMT+1)

Kulturë

Nebi Dragoti: Vetëvrasja e zbrapsur

E merkure, 12.03.2014, 07:42 PM


VETËVRSJA E ZBRAPSUR

Tregim

NGA NEBI DRAGOTI

Hera e tretë që Edlira kishte dalur në ballkonin e hyrjes së saj në katin e katërt. Në vazon me karafila të kuq pa një flutur me krahët e bukur të vizatuara si nga një dorë mjeshtri të përkryer, ku ishin pasqyruar, pothuajse, të gjitha ngjyrat që ka natyra. -E çuditshme kjo krijesë, -meditonte Edlira duke parë fluturën, që kontrollonte petalet e karfilit një më një, që ndalonte tek bulëzat e shëndritshme dhe të vockëla të vesës. Në këtë natyrë krejt të qetë rrezëllente jeta plot ngazëllim edhe tek kjo flutur, që ishte e platitur dhe e përqëndruar në punën e vet. Pastaj…Edlira, si qënie njerëzore, nisi të zhytet në një kllapi , që e tundonte keq e më keq atje tek ballkoni. Sentimente negative i vërtiteshin në tru. Rruga poshtë gjallëronte nga kalimtarët dhe zërat e tyre shkëputeshin në  copa fragmentesh që asaj i uturonin në vesh krejt të pakuptimta. Ngjante vërtetë si një lumë, ku edhe makinat e llojeve të ndryshme nuk pushonin. -Të hidhem mu në mes të këtij lumi, -e ngacmonte në tru motivi i dhënies fund të jetës. Momente të vështira për të marrë vendim të tillë. Lëkundje:edhe aprovim, edhe mohim. Nga Brenda, në dhomën e fjetjes, u dëgjua zëri i të birit, djalit të vetëm, që me sa duket shihte ëndërr:-Mami, mami ! Edlira u zbraps. Hoqi këmbën e djathtë nga parvzi i bllkonit dhe shpejtoi tek djali i cili qe rrotulluar në krahun tjetër dhe përsëri qe kredhur në gjumë. Një pamje bukurie engjëllore i kishte marrë fytyra e tij e njomë. Më parë, Edlira qe grinder me Astritin. Një përkrahje sociale nuk mjaftonte kurrsesi për të jetuar vetë i tretë. Astriti kishte mbetur i papunë. Ziheshin e grindeshin përditë. Herë-herë e kërcënonin njëri –tjetrin edhe për të bërë divorcin dhe secili të shikonte punën e vet(punë i thënçin). . Në të vërtetë ishte edhe kohë krize. Dhe është kriza ajo që trondit familjen. Askush nuk të afronte punë. -Merr një arkë me banane e dil në trotuar. Bereqaves, edhe dy lekë të fitosh, -e shtynte ajo që të lëvizte i shoqi. Astriti kishte koncepte të gabuara për punën. I vinte turp. -Si të dal në trotuar, -fliste i hutuar. -Turp është të vjedhësh, -i pati folur Edlira. -Edhe unë do të dal të shes fara e rrobe të përdorura atje tek gabi, -i qe drejtuar të shoqit. Pati punuar si rrobaqepse. Si duket kishte rënë dhe puna , prandaj pronari e kishte shkurtuar bashkë me disa shoqe të tjera. Dhe vika një moment, kur nuk ke me çfarë të jetosh. Të hipka zija e mospasjes. T’u errkan sytë. Të zjejnë mendimet për rrugëzgjidhje. Edhe me borxh nuk ia dilet, se vjen dita dhe të kërkojnë që t’ua këthesh atë që u ke marrë. Po nga t’ia mbash?Kështu që të pushtojnë ankthe, stimulantë ndjenjash të mbrendshme tepër të errëta, të mbrapështa. Edlira solli ndërmend, se dikur , në vitet e shkuara, (në mënyrë spontane i erdhi)kishte lexuar dy vargje të një poeti, të cilit s’ia mbante mend emrin:”Të ikësh nga kjo jetë është fare lehtë/jetën të krijosh është tepër më vështirë”. Iu kujtua edhe shprehja tjetër që,  pothuajse, dëgjohet përditë:”Jeta nuk është bahçe me lule”. Filozofinë e këtyre thënieve e komentonte në heshtje me mendjen e saj. -Pra, edhe jeta u dshka kuptuar drejt, -gjykonte. Po sikur…po djalin kush do ta rriste atëherë?Nga djali,  që flinte, u dëgjua nëpër gjumë një e qeshur me zërin e ëmbël. Me një zë me tonin e ultë meliodioz Edlira nisi t’i këndonte ninull:”Nina nana, fli, bir,  të rritesh/e t’i bëhesh nënës punëtor!”Edlira solli ndërmend që kishte vëllan në Amerikë. Papritur, për fat, zilja e telefonit fiks dëgjohet në dhomën tjetër. Shpejtoi dhe ngriti receptorin duke lëshuar zërin të ikte nëpër eter:-Alo!Në anën tjetër u dëgjua:-Përshëndetje, motër e dashur!Jam unë vëllai yt. Mora rrogën sot dhe të nisa me postën elektronike pak lekë…aq sa munda. -Shumë, shumë faleminderit!-qe përgjigjur Edlira. Do t’i këthej, kur të sistemohem në ndonjë punë. -Jo, jo, motër, nuk t’i jap që t’m’i këthesh. Vëllai është vëlla dhe si mos të sakrifikoj për motrën e vetme që kam?!Edlirës i rrëshqitën lotët nga faqet. Zëri i mori të dridhura. Po ashtu i dilnin edhe fjalët nga buzët. -T’u bë-ftë mo-tra…të pa-stë mo-tra!Kështu përfundoi kjo bisedë telefonike. Nga brenda qënies së Edlirës, asaj iu shtuan sentimente pozitive për jetën. Sikur u shtuan forcat. U kthjellua mendërisht duke kujtuar pak çaste më parë edhe atë fluturën e bukur, që ngulmonte mbi karafilat e kuq duke mbledhur ushqim për të jetuar. Përjashtë gjallëronte jeta. Shirat kishin pushuar. Dielli i marsit shkëlqente e ngrohte me rreze fillimin e pranverës.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora