| E merkure, 12.03.2014, 07:42 PM |
VETËVRSJA E ZBRAPSUR
Tregim
NGA NEBI DRAGOTI
Hera e
tretë që Edlira kishte dalur në ballkonin e hyrjes së saj në katin e katërt. Në
vazon me karafila të kuq pa një flutur me krahët e bukur të vizatuara si nga
një dorë mjeshtri të përkryer, ku ishin pasqyruar, pothuajse, të gjitha ngjyrat
që ka natyra. -E çuditshme kjo krijesë, -meditonte Edlira duke parë fluturën, që
kontrollonte petalet e karfilit një më një, që ndalonte tek bulëzat e
shëndritshme dhe të vockëla të vesës. Në këtë natyrë krejt të qetë rrezëllente
jeta plot ngazëllim edhe tek kjo flutur, që ishte e platitur dhe e përqëndruar
në punën e vet. Pastaj…Edlira, si qënie njerëzore, nisi të zhytet në një kllapi
, që e tundonte keq e më keq atje tek ballkoni. Sentimente negative i
vërtiteshin në tru. Rruga poshtë gjallëronte nga kalimtarët dhe zërat e tyre
shkëputeshin në copa fragmentesh që asaj
i uturonin në vesh krejt të pakuptimta. Ngjante vërtetë si një lumë, ku edhe
makinat e llojeve të ndryshme nuk pushonin. -Të hidhem mu në mes të këtij lumi,
-e ngacmonte në tru motivi i dhënies fund të jetës. Momente të vështira për të
marrë vendim të tillë. Lëkundje:edhe aprovim, edhe mohim. Nga Brenda, në dhomën
e fjetjes, u dëgjua zëri i të birit, djalit të vetëm, që me sa duket shihte
ëndërr:-Mami, mami ! Edlira u zbraps. Hoqi këmbën e djathtë nga parvzi i
bllkonit dhe shpejtoi tek djali i cili qe rrotulluar në krahun tjetër dhe
përsëri qe kredhur në gjumë. Një pamje bukurie engjëllore i kishte marrë fytyra
e tij e njomë. Më parë, Edlira qe grinder me Astritin. Një përkrahje sociale
nuk mjaftonte kurrsesi për të jetuar vetë i tretë. Astriti kishte mbetur i
papunë. Ziheshin e grindeshin përditë. Herë-herë e kërcënonin njëri –tjetrin
edhe për të bërë divorcin dhe secili të shikonte punën e vet(punë i thënçin). .
Në të vërtetë ishte edhe kohë krize. Dhe është kriza ajo që trondit familjen. Askush
nuk të afronte punë. -Merr një arkë me banane e dil në trotuar. Bereqaves, edhe
dy lekë të fitosh, -e shtynte ajo që të lëvizte i shoqi. Astriti kishte
koncepte të gabuara për punën. I vinte turp. -Si të dal në trotuar, -fliste i
hutuar. -Turp është të vjedhësh, -i pati folur Edlira. -Edhe unë do të dal të
shes fara e rrobe të përdorura atje tek gabi, -i qe drejtuar të shoqit. Pati
punuar si rrobaqepse. Si duket kishte rënë dhe puna , prandaj pronari e kishte
shkurtuar bashkë me disa shoqe të tjera. Dhe vika një moment, kur nuk ke me
çfarë të jetosh. Të hipka zija e mospasjes. T’u errkan sytë. Të zjejnë mendimet
për rrugëzgjidhje. Edhe me borxh nuk ia dilet, se vjen dita dhe të kërkojnë që
t’ua këthesh atë që u ke marrë.