E hene, 29.04.2024, 08:04 PM (GMT+1)

Kulturë

Gëzim Llojdia: Shtëpi muze për familjen Vlora?

E merkure, 12.03.2014, 08:53 PM


A do të bëhet Shtëpia muze e familjes patriotike Vlora?

- Shtëpia ku u ngrit flamuri nuk ekziston më/

-Ekziston godina e banesës të Ekrem Vlorës ku u vendos senati(pleqësia)/

Nga Gëzim Llojdia

1.Shtëpia ekzistuese e Vlorajve sot pa destinacion/

Shtëpia e Vlorajve ,ajo që ka mbetur nga koha   është vetëm 10 m nga sheshi historik i flamurit dhe është pjesë e kompleksit muzeal historik.Ngrehina me dy ka të shk\shënjuar emërtesën;””Monument kulture”.

Shtëpia e Vlorajve që së fundi njihet si shtëpia  beut, nuk është në funksionimin e saj  as  e lidhur me kompleksin muzeal ndonëse ajo është pjesë e saj. Pas marrjes së saj nga pasardhësit e kësaj familje, godina ka parë rikonstruksione por në vetvete i ka munguar qëllimi. Brenda saj nuk ka një muze të kësaj familje të shquar. Interesi i shtetit shqiptar dhe kryesisht  MTKRS do të ishte që kjo ndërtesë të kthehej në një muze për Vlorajt. Ndërtesa dy kate ka shërbyer më së shumti si lokal kur koha është që ajo të ketë një funksion tjetër,jo vetëm atë të banimit. Muzeu i Vlorajve do të përbente pjesën më të respektuar të burrave të kësaj familje të shquar. Ajo do të vizitohej sepse është më pranë kompleksit si dhe do të kishte më tepër akses për turistët e vizitorë të cilët do të shikojnë njëherësh  monumentin e pavarësisë ,varrin e Ismail Qemalit dhe muzeun e Vlorajve.

Sheshi i Flamurit me monumentin e tij ende nuk kanë atë pamje dhe formë që duhet të kenë objektet muzeale  si në të gjithë botën. Sheshi i Flamurit ka edhe godinën e bankës, rrugën “Justin Godart, sahatin, godinën e bashkisë, rrugën e hebrenjve etj .

Nga shtëpitë e  fisit të Vlorajve, fis me degët e tij një prej tyre ishte Ismail beu, kanë ekzistuar këto shtëpi :shtëpia e Xhemil Beut, Syrja Beut, Eqrem Vlorës. Tek shtëpia e Xhemilit, është pritur në jetë ardhja e engjëllit shqiptar Ismail Qemali.

2.Të dhënat për plakun e Vlorës

Ismail Qemal Bej Vlora ka lindur ne Vlore me 16 te Vjeshtes se dyte ne yjetin 1844 ne shtepine e Familjes Vlora, Shkruan Sefa Vlora Rome me 6 Maj 1968Vdiq ne Perugia te Italise me 24 Jenar 1919. Me pare u varros nS avllin e teqes se Kanines simbas porosis qe kish lene vete. Me vone me vendimin e qeveris Mbreterore te Shqiperis u varros ne lulishten popullore te qytetit Vlores. Lulishtja se bashku me ndertesat qe kane pase qene aty ishin prona e Familjes tij. Keto prona j’u shiten Bashkis se Vlores ne vitin 1919. Ismail Beu lindi ne godinen e quajtur te Haremeve. Fati i tij dhe i Shqiperis e solli qe te ngrere Flamurin tone kombetar dhe te shpalle pamvaresin e vendit ne pjesen e ndertesave qe quheshin Selamlleket, n’ate kohe pasuria e Xhemil Bej Vlores. Ismail Beu ish bin i Mamut Beut dhe i Zonjes Hedije, bija e Tahir Beut, nga Arsllan Pashallit — Libohova, vezire te Janines.Fisi i tij rrjedh nga Sinan Pasha, varrosur ne Tyrben e posacme ne avllin e Teqes se Kanines, duke pushuar midis varreve te birit tij Sulltan Zade Mehmet Beut dhe Shehut qe vendosi teqen. Sinan Pashai u vra ne perpiekie detare qe u shkaketuan midis flotes Turke dhe anijeve napolitane dhe Raguzaneqe kishin hyre ne 26 Qershor te yjetit 1503 ne limanin e Vlores. Per kete shkak teqeja eshte veshtruar me dashamiresi nga kjo Familje dhe shume pjestar te saj jane varrosur aty. Deri ne yjetin 1944 (mundet ndofta eshte ende dhe sot) ka qene nje derrase ne hyrjen e teqes qe shkruante ne gjuhen turqishte se Ibrahim Pasha Vlora, sanxhak beu (urdheronjesi) i Beratit, kish bere meremetimet e teqes per shpirt te Sinan Pashes, kryegjyshi i Familjes.

Ismail Beu ish i nipi i Ibrahim Pashe Vlores, miku i Napoleonit te Pare thotë Sefa Vlora. Athere ne krye te Frances ish i biri i vellajt te Perandorit, Princi Louis Napoleon.Mbas disa vjeteve qeveria e fali Mahmut Bejne dhe j’a ktheu pasurin, po mjerisht te tere nuk e hodhi dot ne dore. Pasuria qe trashegoi Ismail Beu qe e paket: gjysmert e shtepis, disa dyqane, pake caire ne Vlore dhe ciflikun e seres se Selenices, te cilen j’a shiti Bankes Otomane kur qe ne Stamboll..

3.Ndërtesa ku u ngrit flamuri

Sefa Vlora të cilit u referohemi në këtë shkrim ka shkruar me dorën e tij ,e bardha mbi të zezë: Më pare kjo ndertese sherbente si selamllek (dhomi pritjje) te” nderteses se madhe (haremet) qe ndodheshin fit klltj ihtBpie. Nje mur e ndante oborrin e te dy shtepive. Ne fttill 1919 ndSrtesat j’u shiten Bashkis se Vlores nga pronaret. Nëndertesat te quajtur “Haremet” kish lindur Ismail Qemali dhe  djepja e tij u ruajt deri ne mbarimin e shekullit te kaluar. Fati i mbare e i math Ismail Beut se ne ate ndertese ku u lind aty vuri ne jete vepren e tij te madhe historike dheëndërrën  shekullore te shqipetareve dhe po ne ate toke me vone u  varros dhe pushon ne gjumin e perjeteshme.

Ndërtesa e flamurit është prishur sipas të dhënave në vitin ‘25 dhe u kthye në lulishte. Banesat e familjes Vlora aso kohe emërtoheshin saraje.Këto banesa ,pra  sarajet e familjes Vlora ishin  të përbëra nga dy godina të mëdha. Godina ku u ngrit flamuri  quhej Selamllëku dhe këtë  emërtim siç do ta shohim na e sjell në kujtesë,kujtimet e E.Vlorës. Godina e flamurit  siç paraqitet  nga një foto e cila qarkullon kudo në botime ka gjithashtu  një skicë që është ruajtur deri në ditët  sotme  tregon një godinë  të madhe  për nga lartësia dhe gjerësia e saj.

Shtëpia ku u ngrit flamuri.Skica që është realizura për ndertesat e familjes Vlora ,banesa e Xhemil bej Vlorës janë dy skica të cilat sjellin ndër mend godinat e mëdha të familjes patriotike Vlora.Godina e parë  me dy kate, që quhej selamllëk ishte me dy kate.Gjatësia nga pjesa e rrethuar e murrit shkonte në 165m,kurse gjatësia e ndërtesës së sellamllëkut ishte 70 m.Dritarja ku u ngrit flamuri  ka një lartësi 2.75 m.Ndërtesa tjetër quhej harem është ndërtesa ku ka lindur I.Qemali.Krejt ndërtesa ka një gjatësi prej 83 m.Secila ishte e rrethuar dhe kishte nga një port për të hyrë në selamllëk si dhe tek harem sikurse një portë tjetër në perëndimpas banesësë s dytë.Në fotografin  e cila është origjinale  ku shfaqen tre katet e banesës se harem nga katër siç shqipton më tej E.Vlora .Janë tre katet e banesë historike që u rrafshua diku nga vitit 1925. Edhe këtë vit- shuarje të saj e sjell po ky dëshmitar. Eqrem bej Vlora thotë se :Në hyrjen juglindore të qytetit të Vlorës, në kryqëzimin e shumë rrugëve, që duke zënë fill nga Rruga e Skelës, të çonin në qendër të qytetit, në mes të një parku të madh prej 40.000 metrash katrorë, rrethuar me mure të larta tetë-metërshe dhe me dy porta në të, ka qenë deri në vitin 1925 një ndërtesë e stërmadhe me një tjetër më të vogël përpara. Ai ishte konaku i Vlorajve, përfshi haremin (banesën e grave) dhe selamllëkun (banesën e burrave).Shqyrtojmë selamllëkun ose të njohur si banesën e burrave. Ndërtesa ka pasur tre kate lartësi një numër të madh dhomash korridore dhe ambiente të tjera. Zhbirimi në pamja e parë majtas tregon pozicionin e dritareve të çdo kati .Dritaret  e katit të parë  janë të gjitha me hark dhe duken rreth 6 copë  ndërsa në fakt kanë qenë më tepër por kaq kanë hyrë në fokusin e fotos.Janë dritare të njohura për kohën të vogla të larta por të ngushta duke përfunduar me hark .Në dritaret  e katit të dytë majtas janë rreth 7 copë të cilat na shfaqen në disa forma të çrregullta .E para dhe kryesore ku u shpalos flamuri është më  madhe se të tjerat është edhe derë .Duke treguar se portën hyrëse për në saraje. Përpara saj shquhen qartazi shkallët,nga lartësia e banesë zbresin duke cekur token.Kati më sipërm duken dritare me forma drejtkëndësh pa hark ,ku shquhen rreth 8 të tilla majtas . Kurse ne krahun e djathtë  shquhen tre të tilla  të vogla një e madhe po kaq gjenden edhe  një kat më poshtë. Kjo është banesa Xhemil BeJ Vlorës.Të gjithë autorët që përshkruajnë ngjarjen madhore të 28 nëntorit mbështesin qëndrimin se delegatët janë mbledhur në shtëpinë e Xhemil bej Vlorës, kushëriri i Ismail Qemalit. Godina e Xhemil bej Vlorës gjendej aty ku është sot monument kushtuar pavarësisë .Shtiza e Flamurit është e ndërtuar ka vendin e lartësimit të flamurit kombëtar .Mendohet se kjo shtizë përkon me dritaren e katit të dytë të selamllëkut ku u ngrit Flamuri, pasditen e 28 nëntorit. Duke ju referuar sërish E. Vlora,.me dëshmi autentike  nxjerrim gjysmë fraze ” ku ai shprehet U mblodhëm të gjithë në selamllëk ….Pra te sarajet e Xhemil beut.Kati i dytë,ka 11 dritare dhe vendëhyrjen, në foton origjinale ato shfaqen në formë të çrregullt disa më të mëdha dhe disa më të vogla. Disa përfundojnë me hark dhe disa përfundojnë  në formë trekëndëshi.Ndërtesa u shemb në vitin 1925 .A mund të rindërtohet ajo duke ruajtur origjinalitetin,elementët strukturor por në madhësi dhe më e vogël se ekzistuesja?

4.Ndërtesa e senatit(pleqësisë)banesa  e Ekrem Vlorës

Si në kujtimet e Ekrem Vlorës por këto të Sefa Vlorës që janë të panjohura në tregojnë një udhë q ëpërshkonte plaku i Vlorës.Ekrem Vlora mbas gati nje muaji ktheu nga Himara ,thotë S.Vlora duke shkuar më tej:Ismail Beu, pas drekes, kalonte nga dera e murit qe ndante oborrin e te dy shtepive dhe vinte te shetiste me Ekremin ne divanhanin e math. Tregonte me mallengjim ngjarjet e te kaluares se familjes dhe te tijt. Keto biseda familjare vetem me te nipin e clodhnin nga lodhjet dhe mundimet qe i epnin ceshtjet e qeverise. Shume here cfaqte deshperimin e tij te math ne lidhje me kufit e padrejta qe i qene caktuar Shqiperise. Thoshte: “Na lane vetem kenetat e Myzeqese”.

U muar vendimi nga qeveria qe te krijohesh senati i pare-i Shqiperise dhe selija u caktua te ish shtepia ku banonte Ekrem Beu. Ay vete u emerue dhe kryetar i senatit. Mbas gati dy muajsh qendrimi ne shtepin e Xhemil Beut, Ismail Qemali vendosi qe qeveria te shkoje ne nje ndertese te shtetit. U zgjoth per kete qellim godina qe quhesh e “Karantines” ne skele te Vlores. Te rinjte do t’a mbajne ment kete ndertese se deri ne vitin 1939 ka sherbyer si Muze e Bashkis se qytetit.Ne seremonin e permoteshme kur ’i U varros per te paren here ne Kanine as fshatar as qytetar nuk qendroi ne shtepi te tij: tere faqet e maleve dhe brigjeve qe i qendronin gjate udhetimit ishne mbushur me njeres. Ish nje apoteoze madheshtore e popullit te gjithe pa dallim, dhe nje kurore qe ay e fitoi me punen e tij te madhe ne sherbim te vendit tij deri sa dha frymen e fundit. Trasferimi i dyte i trupit tij nga Kanina ne Vlore ne 1932 pati formen zyrtare po dhe kesaj here populli me te math e me te vogel rrodhi vetiu aty ne’ sheshin e liris ne Vlore per t’a nderuar Birin e tij te Math.

5.Koleksioni arkeologjik Vlora

Një koleksion i pasur me objekte arkeologjike ka ekzistuar në banesën e Vlorajve.Sipas Pr.Dr N.Ceka  ,Emri vjen nga botimi i pjesës arkeologjike të tij nga L. M. Ugolini ne Albania Antica, I, Roma-Milano, 1927. Ugolini u strehua gjate revolucionit ti! qershorit 1924 ne shtepine e Syrja bej Vlorës dhe birit të tij Ekremit. “…te cilët kërkojnë, blejnë dhe ruajnë me dashuri te madhe objekte arkeologjike, te cilat dalin herepashere nga toka shqiptare. Kështu, ne pallatin e tyre ne Vlore kane krijuar një koleksion te mire arkeologjik, nga i cili këto janë objekte me interesante:” (fig. 111: armatimet dhe siper vazot). Komiku i Bylisit- Koke e Dionisit-mermer. Statuje e një muze, prej mermeri, 80 cm -Koke e Zeusit, mermer, 13 cm.-Koke burri, mermer, 11 cm -Koke gruaje, mermer, 9 cm -Hekata trikokeshe, mermer, 34 cm -Hyjni ujor (Triton), mermer, 32 cm. Skopas. Busti i nje gruaje ilire-Finteia, nga Berati. Gur, 48 cm. Me veshje si vajza e Vlores.Tre pllaka me mbishkrime nga Shkoza, Klosi -Terrakota nga Oriku, si dhe vazo qeramike -Figurina bronzi, 11 dhe 7 cm.Ne kopshtin e kazermes, perballe xhamisë, ishin ekspozuar objekte te gjetura gjate ndërtimit: Diana, kapitele. Ne kopshtin e Bashkise ishte ekspozuar një stele prej guri me relieve ne dy faqe- shek V p. Kr. si dhe kionisku dopio i Teimas dhe Klaudia Seimaka.Vajza e Vlores, gur, 87 cm. Stele e Selenicës me mbishkrimin e prytanit dhe toksarkut.

6.Biblioteka e Vlores ka regjistruar si fond themelor-bibliotekën private të familjes së njohur Vlora

Në mjaftë dokumente të shekullit të 18, përmendet biblioteka e familjes Vlora,Ismail Vlora,Ibrahim Pasha,Mustafa Pashë Vlora,të cilët  rreth viteve 1812 kishin në banesat e tyre 5200 ekzemplarë, libra, dorëshkrime. Pas kohës së Mustafa Pashë Vlorës në vitin 1895 nga udhëtarët e huaj vihet në dukje se krahas familjes Vlora. Biblioteka e këtij qyteti detar,në ringritjen e saj në zhegun e verës në 22 gusht 1946,ka regjistruar si fond themelor,bibliotekën private të familjes së njohur Vlora. Kjo pasuri kulturore ishte  mbledhur me durim ,ishte  gjurmuar si bleta nga diplomati Syrja Vlora dhe intelektuali ,deputeti dhe diplomati Eqrem Bej Vlora. Në vitin 1914 sasia e librave të kësaj biblioteke shënohet aty te 14640 vëllime. Librat ishin në këto gjuhë: latine, arabisht, turqisht,gjermanisht,italisht,greqisht,shqip .Brenda këtij thesari kulturore  kishte dorëshkrime të pasura arabe,libra fetare si Bibla, Kurani. Por librat e familjes Vlora ishin të llojit albano-ballkanologjik,gjendeshin aty dorëshkrime, korrespodencë, kur e veçanta ishte korrespodenca me shkrimtarin Duma.Nga fondi tepër i madh i Vlorajve në këtë bibliotekë gjendet albanologjia,fondi i kësaj familje me rreth 2000 libra të rrallë,që përbëjnë fondin e artë të bibliotekës së Vlorës.Flitet, për dy saurela me rimorkio,ata ngarkuan pasurin kulturore të Eqrem beut,kryesisht libra me dstimnacion Jugosllavinë ndërsa zëra të tjerë e hedhin poshtë këtë version.Studiuesi vlonjat, F.Shaska  më ka rrëfyer vite më parë se, biblioteka ishte ndër më të mëdhatë në Ballkan, në dekadat e para të shekullit XX, por, pavarësisht, regjimi komunist i shkatërroi vlerat e saj.“Prej saj u zhdukën vlera të jashtëzakonshme”, sqaron Shaska, sipas të cilit, përveç një numri të jashtëzakonshëm titujsh, në këtë bibliotekë përfshiheshin dokumente të rralla. Mes tyre, një ditar të shënimeve të Hoxhës të fshatit Armen, Sali Efendiut e vitit 1757; shënimet e Hafës Zenel Efendiut nga Armeni, që përkojnë me vitin 1768; përmbledhje e kopjeve të letërkëmbimit të Ismail Pashë Velebishtit me njerëzit më të shquar të Vlorës; letërkëmbimin e Çelo Picarit me Ismail Beun; shënimet historike “Mbi “oxhaqet” e Shqipërisë e Azem Bej Janinës e vitit 1889; dy libra të shtypura në shtypshkronjën e Voskopojës, në vitet 1720-1769 “Gjithçka shkelej me këmbë dhe askush nuk pyeste për ata libra të rrallë që griseshin e shkatërroheshin”, thotë Shaska.Por, mes atyre që ndodheshin gjatë bastisjeve në mjediset e banesës së Vlorajve, që sot njihet me emrin Shtëpia e Beut, kishte edhe nga ata që mendonin se ata libra kishin një vlerë të madhe dhe mund të duheshin një ditë. Ne vitin 1974,  , banesa e Eqerem beut , shërbeu edhe si bibliotekë dhe shtëpi kulture.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora