| E premte, 14.03.2014, 07:12 PM |
Namik Selmani
O MOJ ZANA E KOSOVËS!
(Lirikë për Pejën)
Mes një lumi Grykës së Pejës, vrik po bëhem lodërtar
E po marr një Valle Shpatash, sikur qiellin e bëj zjarr.
E po loz me ortek bore, si të isha kreshnuik përralle
Në
pasaqyrë ku më sheh bjeshka e hedh thesin plot me
Këmbëzbathur shkoj mes Grykës , bëhem mik –o me shqiponja
A mos
vallë këtu
Me shkronjshqipen po bëj besën, gjunjët ul në një ugar
Kur
Oh, ç’na qenkë Zanë Kosove, o kurorë bukurie
Ç’do të ish kjo Botë e Madhe, pa Rugovën dritë e hire???
Nëpër odat e kuvendit po prek djepin ku flen foshnja
Ma ndritoka fjalën Peja, ma shtron çajin nëpër sofra.
Këtu zgjoj gjithë dashuritë, nëpër kullat me tymtarë
Një duhan e ndërroj me Bacën edhe zemra e bëj stërrall.
Përmes shendit shkoj mes Grykës, sjell ulli prej Çamërie
Zgjohu poet, bre, zgjohu nga ëndrra, je mes Pejës dritëmagjie!
E zgjoj thellë amanetet nëpër kullat flamurtare
Nëpër Pejën dritëlivadhi në çdo hap marr hije princi
Përmbi flokun thinjëbardhë sypërlotur ujdis plisin.
Bëhem krushk që mbaj bajrakun e përqafem me mentarë
Vargu bëhet frymë për lule, hapi bëhet trok e zjarr.
Me kalë shale shkoj në Bogë, ndalem tej, në Gur të Kuq
Përmbi pishat qerpikblerta degë më degë vë një flamur.
Nëpër dasma ha pak fli, bëhem Det i Mirësisë
Me një kupë Birrë Peje më pret miku në një prag
Ç’ma trazove gjumin, moj, ç’ma trazove këtë varg!!
Zot i madh që ke bërë botën, sytë e bukur mos m’i merr !!
Se për herë të fundit, do të shoh një lumë në Pejë!!
YLLIN QË E PRES!
(Duke lexuar letrën tënde)
E di që kërkon duart e sytë e mi të shkruar me padurim
Diku në një sfondit mes horizontin e kuqluar
I gjen si peshkatar i lumtur në dallgët e shpirtit tim...
E dehesh në aromën time si zambak i bleruar
Do ta jap lumturinë në flokun tim të valëzuar...
Në këtë botë të dy po dashurojmë marrëzisht
Me hapat e tua e me hapat e mia në një udhë të dritëzuar...
Si pulëbardha po na rreh të dyve i bukuri frymëzim
Horizontin tënd ëndërroj kur takohen muzgu dhe agimi
Ta njoh ngjyrën e zërit dhe peshën e fjalës së mençur..
Ecja jote i gjason ecjes së hënës në një natë prilli
Me vellon në kokë, me guxim zgalemi mbi dallgën e kërleshur..
Kërkon këngën e pakënduar tek unë ta dëgjosh
E di për ne të dy si spektër ngjyrash po na bëhet kjo botë
E të dy si një trup duam ta kapim bardhësinë në horizont...
Ti je i vetmi yll që i bën strehë qiellit të kaltër
Në pafundësinë e yjeve të pres mes trishtimit të viteve cfilitës
Pa ta prekur ballin fytyrën nuk do të pres hijen e natës
E diellit do t’i them që vetëm të ne të hedh filizët përtëritës.
(27 shkurt 2014)