E hene, 29.04.2024, 10:59 PM (GMT+1)

Kulturë

Mirela Xhani: Ne. . .

E enjte, 13.03.2014, 08:59 PM


NE……. .

Nga Mirela Xhani*

Ne  femijet e Shqiperise  nje dite u nisem per te arritur diku. Ne qe pas vite izolimi, me barkun bosh e me kembet e akullta kerthi…. ne qe ne shkolle nuk kenduam kenge e poezi   , por elegji per satanajte   e per komunizmin   Terapia qe e conte njeriun me dehje ne parajse  megjithese fizikisht  oke e koke ne ferr…ne. . u nisem nje dite. . U ndergjegjsuam, i permbysem muret  kaluam   malet, detet  per te hapur   zgurdulluar syte  per te pasuruar shpirtin   e varfer me bollek qytetarie. Ne qe te vene perballe dickaje sot krejt banale, ne qe sdinim te ndiznim as soben eletrike sepse ora jone biologike me komunizmin pesedhjete  vjecar  kish ndalur   ne furnellat me vajgur. Ne qe sikur   rame  prej asgjeje ne gjithcka  te panjohur te botes se civilizuar mes sforcosh te papara   mezi krijuam nje copez identitet. Ne qe dhe ne banjon me te thjeshte  te nje shtepie cfaredo ne shtetin e huaj nuk  ditem ku te uleshim, nuk gjenim orientim… Ne te vegjlit   sa nje pike ne oqean, ne qe historine na e shiten e blene te tjeret sa here deshen. . NE. po ne kaluar njezet e ca vjete sikur u beme njerez, e ne simbioze me shekullin e ri thame   u sheruam   u beme si perendimi. . e c’mund te kete me teper  ai!? Po po e si per t’ia  shtuar dozen euforise sone qe vdes per tu fryre siperfaqesisht thame jemi te lire…. << liberalizuam vizat>>dhe ne shqiptaret mund te udhetojme si gjithe qytetaret e botes, edhe ne mund ti shkelim hapesirat, qiellsite. E  si per   te plotesuar quadrin  e per te shtuar dozen ja, dy politikane  njeri me corape te verdha e tjetri qe flet e ligjeron europiance gjithe diten dhe <<Shqiperia u be>> Po po le te themi se u be !!?-edhe pse pa buke, pa uje, me nje <<demokraci>>qe urdherat nuk i dikton populli por autokrati. . -dhe pse me  mendesi te vrazhde qe bertet e ben bum sa here qe zeri  i femres degjohet ne te ashtuquajturen tonen shoqeri. . Ne po Shqiperia vendi me i cuditshem ose njeri prej tyre ku te jesh vetvetja te ben keq e te hiqesh  ai qe s’je te ngrene lavde, aty ku realitetet rrahin horozontin  e ku genjeshtrat shoqerojne pa pushim ate eren e botes se re. Ne populli me i vjeter ne bote, i dyndur ne luftra e cmira   duam te kapercejme alberin, ne qe jemi kaq pertoke shpirterisht. Ne qe veshtire e radhe e pohojme realitetin  sikur ai te na vere ne gjunje e qe aq shpesh suportojme dhunen, mashtrimin, goditjen, ne qe hiqemi ata qe sjemi, ne qe jetojme por se dime ku jetojme ne kete globalizem te kapur dhunshem neper gropa tymnaje, ne kete bote ku veten e gjejme gjithkund dhe askund…. .

-NE. po po Shqiperia u be 100 vjet shtet , njemije  edhe pse qytetaret, apo ata te mbeturit aty jane gati tia mbathin  pa patur me te voglen mundesi. Edhe pse te merguarit po, po ata me identitet hibrid  nuk dine c’emer ti vene ardhmerise, femijeve te lindur ketu sa here qe egoja  per nacionalitet ben ribaltot e veta, mes pak optimizem e shume pesimizem  c’ti injektoje foshjes se vet? Si ti arsyetohet kur ne mbremje mberthyer para televisionit kalon para syve Shqiperia e statistikave. . -vec ne 2013  kaq gra mbeten pre e egos se semure te burrave…atyre te forteve qe pervec se te tregojne forcen  me krijesen me te dobet   fizikisht nuk dine c’te bejne  tjeter, qenje te pavlera. . . . nderron stacionin, si per te fshire vrullshem nga memorja e fresket e nje femije imazhet e c’te shohesh ??-akte terrorizmi, tritoli e    pushtetare gjuhe palodhur qe numerojne dhe ata me statistika. . Ne, qe edhe ne tryeze me njeri tjetrin  nuk hame nuk qetesohemi, te reflektojme  por bejme politike, po po simpatizante te ndezur  te nje filozofie qe as vete se dime  ku nis e se cfare prezanton. E pra, ne pra  ne, qe cdo dite braktisim edhe ato pak vlera qe  me fanatizem prinderit  na i ruajten e percollen pamvaresisht vrazhdesise se kohes. . ne sot po i braktisim me moton : keshtu na do Europa. Po po ne shqiptaret e eres se re, binjte e Skenderbeut e nene Terezes…. i kemi hipur trenit pa destinazion!!! Ne qe jonatyrshem ne te perditshmen tone flasim gjuhen e huaj por shajme e mallkojme ne shqip    se( vec keshtu na duket qe jemi ngopur e kemi thene te teren. . ) Ne qe ne aparence jemi me europian se europianet por qe brenda mureve te shtepise i ngjajme engjejve qe kthehen ne djaj. . Ne ne ne sa ne…. pafund do te citoja pafund nen ritmin e nje muzike e gjitha shqiptare. . a boterore e crendesi ka ? E  rendesishme eshte qe ajo me ben te reflektoj e te ngre e te ul shpirtin ne qiell sa here qe une kujtoj plaget e renda te vendit tim ulur ketu ne nje stol te huaj, ne nje qytet te huaj, te nje qyteterimi  tjeter. Ketu ku per politike njerezia kuvendon pak por qe punon shume  per tia rritur vlerat madheshtise se vendit te vet. Jetojme ne nje bote ku fanaret e gjithesise survejojne njelloj detin ne nje kohe ku gjithkush perkundet ne endrra fisnike, pasi ne boten e vertete ata jane privuar dhe shpirti kerkon forma e menyra per te mbijetuar. E pra kjo eshte e verteta jona, e per aq kohe sa ne nuk do te kuptojme, qe kur gabojme duhet ti drejtojme gishtin vetes e jo tjetrit ajo nuk do ndryshoje, per aq kohe sa ne nuk do kuptojme  se te flasesh si ata, te hash e ti imitosh   europianet  duke mohuar vetveten s’na con kerkund… Kjo sepse Europes se sotme, asaj te ideve mikse, nuk i duhet nje individ  vetem ne simbioze me ligjeratat e saj, por nje person me identitetin e vet  i formuar  prej brigjeve kah lind  e qe sjell pervoje te re  e kontribon duke pasuruar europen hermetike …

*Ka lindur ne Kavaje ne 1980, ka mbaruar  per drejtesi ne Tirane dhe sapo  eshte diplomuar ne master :<<e drejta timore >> ne Genova ku dhe jeton e punon prej vitesh. Duke pasur pasion letersine ajo ka botuar here pas here shkrime  te ndryshme, si dhe ne 2008 romanin: Hijet qe vodhen dashurine, nje drame e jetes se nje gruaje  ne komunizem dhe linjat qe pershkruajne keto kohe.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora