E merkure, 29.05.2024, 12:05 PM (GMT+1)

Kulturë

Dibran Demaku: Ai dhe ajo

E diele, 16.03.2014, 11:13 AM


AI DHE AJO

Tregim nga Dibran Demaku

Dashuri…Dashuri dhe intrigë…Intrigë dhe dyshim…Intrigë dhe vuajtje…Intrigë vrastare…Prerje ëndrrash…Prerje dëshirash…Prerje shpresash…Prerje si me thikë.Me majë thike.Drejt e nëzemër!...Largim…Dhe harrim…Harrim i gjatë…Harrim mbytës…

…o shenjt!...O yll!...O zot!... Emri i tij!...Adresa e tij!...Po sikur t`i shkruaj?!...Po sikur të jetë i martuar?!...Të ketë grua?!...Të ketë fëmijë?!...

Ani! Edhe unë jam  e martuar!Edhe unë e kam një burrë! Edhe unë kam fëmijë!...

Po sikur?!...Po sikur të më ketë harruar?!...Po sikur letrën ta lexojë e shoqja e tij?!...Po sikur letrën ta lexojnë fëmijët e tij?!...

O shenjt!...O yll!...O zot!...Më ndihmoni!...Më ndihmoni që të mos gaboj!Më ndihmoni që të gjejë rrugën e drejtë! Më ndihmoni që të gjejë freskun e zemrës sime! Freskun e zemrës sime të zhuritur!Freskun e zemrës sime të pëlcitur!...

Do t`i shkruaj, sikur edhe kijameti të bëhet!...

…dhe i kishte shkruar.Një letër të gjatë! Një letër plot mall! Një letër plot me lot të një zemre të zhuritur!...

Kishte shpresuar! Kishte ëndërruar!Kishte dëshiruar!Kishte pritur! Pritja ishte zgjatur e ishte zgjatut! Nga ai asnjë germë! Nga ai asnjë fjalë!Nga ai asgjë!...

I kishte shkruar sërish.Një letër plot me dashuri! Një letër plot me mall! Një letër plot me lotë!Një letër plot me lutje!Një letër plot me përgjërime!...

Ai i ishte përgjigjur letrës së saj!...Vetëm sa për mirësjellje!Sa t`i tregonte se ishte i gjallë dhe se frymonte ende në këtë botë!...

Asaj sa nuk i kishte pushuar zemra nga gëzimi!...E ishte puthur shumë here letrën e tij në ekranin e monitorit.Ëndrrat, dëshirat, shpresat ishin ngjallur sërish!... Ishin ndezur!...Zemra e saj po i rrihte kraharorin! Ajo sikur po dilte nga kraharori i saj dhe po nisej drejt tij! Ashtu siç po nisej edhe letra e radhës!...Ajo ishte e ngjyrosur me ëndrra e me shkresa!...Ajo veç tjerash tash i kërkonte edhe një takim! Dhe jo vetëm që i kërkonte,por edhe i lutej! I përgjërohej!...

Lutjet dhe përgjërimet e saj e kishin shtangur atë.Ai nuk dinte se çfarë t`i thoshte!Nuk dinte se si t`i përgjigjej!...Zjarri i dashurisë së pare, asaj të paharrueshmës, I mbuluar nga tisi i harresës, ishte ndezur sërish! Ishte ndezur sërish dhe ai zjarrë mund të digjte e piqte zemra të dëlira, zemra të pafajshme!...

-Nuk mund të vij aq larg siç kërkon ti-i kishte shkruar asaj.-Veq kësaj unë tash nuk jam i vetëm si dikur! E kam një grua dhe tre fëmijë!...

-Edhe unë e kam një burrë dhe fëmijë!-i ishte përgjegjur ajo.Por, kjo nuk e pengon dashurinë time që kam për ty!Dashuria ime për ty nuk është shuarasnjëherë!Dhe nuk do të shuhet gjersa të frymoj në këtë botë!Unë dua, unë dëshiroj që të të takoj së paku vetëm edhe një herë në këtë jetë!Dua që të të shoh!Dua të të kem pranë!Dua që të ndjejë aromën e trupit tënd! Dua!...

Ai sikur ishte thyer për një çast:-„Po sikur ta takoj një herë?!-kishte pyetur vetën.-Një herë të vetme, mbase nuk do të kërciste kijameti!Ta shoh në është ajo e para apo ka ndryshuar?!Nga fjalët është ajo e para! Ajo e paharrueshmja!“...

-Mblidhe vetën!-i kishte shkruar në letrën e radhës.-Mblidhe vetën dhe vazhdoje jetën tënde!Kuptoje se nga koha jonë rinore ka rrjedhur shumë ujë nga burimi dhe ai ujë ka përfunduar në det!Dhe ai ujë i derdhur në det nuk kthehet më në burim!As unë e ti nuk mund të kthehemi më kurrë tek dashuria jonë e parë!...

-Nëse nuk pranon të takohesh me mua, unë do ta shpallë bptërisht dashurinë tonë!-kishte kërcënuar ajo në letrën e radhës.-Tash edhe kohët kanë ndryshuar!Edhe mjetet e komunikimit gjithashtu!Unë do të shkruaj nëpët faqe interneti për dashurinë tonë!Do të shkruaj krejt haptas!Dhe me emër e mbiemër!...

Ai ishte befasuar dhe ishte frikësuar!Letra kërcënuese e kishte kthyer në të kaluarën! Por, a kthehej e kaluara?!...

Aty në mes rreshtave të letrës malli i saj rinor!,,,Malli i djegur në gji!...Ishte kjo e tëra një ëndërr apo një realitet?!...E kishte lexuar letrën edhe një herë!...Pastaj edhe shumë here!...

Në letër ishte ajo e tëra dhe e bëra!...Ishte edhe malli!...Ishte edhe dashuria!...E tëra si dikur!...Si atëherë!...Letra ia kishte humbur ekuilibrin.Ajo e kishte ndarë në dy pjesë:Një pjesë e tij i takonte së kaluarës,ndërkaq pjesa tjetër së tashmes! Ai në mes!Në mes dy zjarresh!Letra e ftonte në të kaluarën,ndërkaq arsyeja në të tashmen!Lufta në mes së kaluarës dhe së tashmes kishte shpërthyer me tërë brutalitetin e saj në zemrën dhe në mendjen e tij!Ajo ishte lodhëse, dërmuese, sfilitëse!...

Në mes ishin vite të tëra pa u pare!Vite të tëra pa u dëgjuar!Ajo, ylli i jetës së tij të kohës rinore, kishte bërë të pamundurën!Ajo e kishte gjetur adresën e tij! Ajo e kishte gjetur atë!Ajo i kishte shkruar gjithë ato letra!.Një ditë mund të paraqitej në adresën e tij!Ai e njihte atë!Ia njihte ndjenjat dhe mendjen e saj!...Po sikur…ajo krejt papritmas dhe bafas të paraqitej para derës së tij?!...Po sikur…ajo të kërkonte që ai i tëri dhe i bëri t`i kthehej asaj?!...A do të ishte në gjendje të plotësonte dëshirën e saj, ëndrrën e saj?!...Çfarë do të thonin për të gruaja, fëmijët!...Fëmijët që i donte mbi gjithçka në këtë botë!...

-“Jo, jo,jo!-e kishte bindur vetën.-E kaluara nuk kthehet doi!Ajo ka ikur, ka perënduar! Ajo ka mbetur në kujtesë si një ëndërr e bukur!...Si një ëndërr dhe asgjë tjetër!...”

Kishte vendosur të heshtte.Të mos i shkruante më!-“Mbase heshtja ime e qetëson atë!”-kishte menduar ai.

Ajo i kishte shkruar sërish.Herë letra plot me dashuri e herë me tone kërcënuese.Dikur edhe ajo kishte heshtur! Nuk kishte shkruar më!...

Heshtja e saj e kishtë shqetësuar atë!Heshtja e saj ishte me e rëndë se kërcënimet e saj! Heshtja ishte e rëndë mbytëse, vrastare!...

Ai jeton më afër polit të veriut, atje ku bënë ftohtë!.Ajo jeton diku më në jug, ku bënë nxehtë!

I ftohti dhe i nxehti sikur kanë ndikuar në zemrat dhe mendjet e tyre!I ftohti dhe i nxehti sikur e e përjashtojnë njëri tjetrin!Sa lajmërohet njëri, tjetri ikën me nxitim!Dhe kështu me radhë! Deri në pambarim!...

Ai dhe ajo u dashuruan!...Ai dhe ajo u larguan!...Ai dhe ajo harruan!...Ai dhe ajo sërish u kujtuan!....Ai dhe ajo sërish ëndërruan!...Ai dhe ajo sërish heshtën!...Ai dhe ajo!…



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora