E marte, 16.04.2024, 08:01 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Në lumin e qytetërimit tonë

E shtune, 15.03.2014, 09:55 PM


Të qëndrojmë në lumin e qytetërimit tonë

Nga Gjon KEKA

Suksesi i popujve përgjatë historisë qëndron në atë se ata kurrë nuk i hapën digat për ta përmbyur vetëveten,por të gjithë të lidhur krah njëri tjetërit ,pastaj të gjithë duke u kujdesur dhe ruajtur qenjen e tyre nga ndikimet e dëmshme ideologjike shkatërrimtare,ndërsa arritëm me sukses të fusin në gjirin e atdheut të tyre demokracinë në njërën anë dhe në anën tjetër qëndruan të palëkundur në lumin e qytetërimit të tyre të lashtë europian.

Ndërsa kombi ynë duke qenë i lashtë në kontinentin e tij,por i lakmuar nga të gjithë pushtuesit barbarë ,mbeti shumë shekuj e pushtuar sidomos pushtuesi osman dhe ai sllav i sollën atij dëme në të gjitha drejtimet,pastaj e ndanë apo coptuan ,i ndërpren jetën e përbashkët me qytetërimin dhe familjen europiane ,prandaj në këtë mënyrë ai mbeti shumë prapa dhe i shkatërruar.

Prandaj nisur nga kjo shtrohet pyetja se pse qëndrojm ende larg lumit të qytetërimit tonë europian dhe familjes europiane?Për t'iu përgjigj kësaj pyetje nuk është aq e vështirë ,sepse pasoj e gjithë kësaj ishte pushtimi barbar osman i cili la kombin tonë në gjendjen e tij të mjerueshme, pa edukim dhe arsimim, sepse të gjitha shkollat ,universitetet dhe akademit e kohës ishin mbyllur dhe rrënuar.

Ndërsa ky pushtues barbar ishte ai që e ndërpreu lidhjen e natyrshme apo e shkeputi kombin tonë nga familja europiane duke i dhënë atij një imazh aziatik ,vese dhe sindrome si dhe dëmtuar shtyllën kurrizore të tij.

Kështu që parë nga kjo sot kombi ynë gjendet në një shqyrtim të thellë të vetes së tij,i coptuar ashtu si e lanë armiqtë turq-sllav ,me mbetje osmane brenda që kanë ngritë kokën e tyre si krimba për ta rrënuar dhe prish nga brenda kombin tonë dhe nga pushtetarë të papërgjegjshëm dhe me mentalitet sulltanist.

Ndërkaq populli ynë duhet të kuptoj se qëndron në mesin e kontinentit të lashtë Europian, ai ka fizionim e dhe gjenin europian, ai nuk mund të ketë fizionim e jashtme të aziatikut e fizionomin e brendshme të europianit dhe anasjelltas, sepse ai nuk mund të jetë edhe europian edhe aziatik.

Ku dallon aziatiku apo turku nga europianët?

Të menduarit njeriut kërkon fuqinë nga e cila buron shtytja , dhe i shqyrton ligjet me të cilën vepron . Ai kontrollon dhe mediton në mes të baticave dhe këmbënguljeve , dhe ia ngul sytë e tij edhe më të gjerës dhe së thellës për të gjetur pikën nga e cila lëviz origjina.Në këtë kuptim europiani është kurreshtar ,don të dij origjinën,burimin,kontributin,rritjen ,shkakun dhe përmbytjen.Ndërsa aziatikët apo turqit sic thoshte një shkrimtar europian,se “ata qëndrojn në Memphis në lumë të gjerë ,ku masa e madhe e ujit të oqeanit qarkullon në mënyrën e rregullt ditë e natë ,por ai nuk lëviz ,nuk i intereson” ,nuk është kurreshtar pra nuk është europian.

Ndërsa europianët duan të qëndrojn në lumin e qytetërimit europian, të etur dhe kurioz, që dëshiron dobin dhe që ecën në drejtim të burimit,që hulumton , që sheh rrethanat e ndërveprimit ,që njeh se cfarë është e shëndetshem dhe cfarë e dëmshme ,se ku qëndron ankthi dhe shpresa etj etj.Pra nga e gjithë kjo europianët duan të dinë, vrapoj drejtë qëllimit, dijes ,urtësisë dhe njohjes ,zhvillimit dhe nuk qëndrojn duarkryq dhe as nuk duan të flen mbi pasurin e kombit të tyre dhe të mos e shfrytëzojn atë në mënyrën e dobishme.Prandaj këti qëndron fshehtësia e cila na shpjegon edhe progresin e popujve të familjes europiane.është edukimi ,arsimimi i lartë ,zhvillimi i plotë i kombin që e lartëson ekzistencën e tij dhe zhvillimi i marrdhënieve shoqërore dhe natyrës dhe qytetërimit të tij dhe kulturës së brendshme.

Sidoqoftë edhe kombi ynë mund të rikthej në funskion shpirtin dhe mendjen e tij europiane, dhe jo të qëndroj i pushtuar nga veset dhe sindromet sulltaniste-bizantine.Por ai së pari duhet të ringjallet për ta kuptuar këtë funksion të natyrshëm të tij,si dhe të dij se ku qëndron, pasi ai tani nuk e di se ku vërtët qëndron. Thjeshtë ai duhet t'i lejoj rrezet e diellit të tij që ta ndricojn shpirtin dhe trupin e kombit në përgjithësi.Kështu ai mund të pushtohet nga drita e tij e natyrshme, sepse një komb që qëndron vërtetë në dritë atë e ndricon dielli nga të dyja anët.

Po kështu duhet të ketë pastaj edhe pavarësinë intelektuale , fisnike , të lirë , pavarësinë dinjitoze të qytetarëve , bazën e reflektimit , kërkimit dhe informacionit informacionit ,pastaj të arsimimit ,edukimit të shëndosh , diturisë ,njohurisë,prandja të gjitha këto dhe të tjera janë një nga detyrat më të shquar të epokës sonë të rëndësishme në të cilën jetojm si popull.

Poashtu të gjithë duhet të luajn rolin e tyre, mësuesi, qytetarët ,intelektualët,akademikët,pushtetarët etj në mënyrë që të kontribojn në dobi të atdheut dhe brezave si dhe të ardhmes së mirë të tij.Brezat kanë nevoj për shembuj që ngjallin në ta atdhedashurinë ,punën dijen,që vrapojn pas dritës së diturisë dhe që rrespektojn e nderojn paraardhësit, të gjithë vrapojn pas shembujve dhe gjurmëve ,prandaj përgjegjësia e secilit dhe roli duhet të jetë në shërbim të së mirës së brezave dhe kombit.

Me pak fjalë ky duhet të jetë misioni i mësuesit, i profesorit, akademikut, historianit ,intelektualit dhe lidershipit të një kombi.Sepse të gjithë duhet të kenë dëshirë dhe të punojn për shëndetin ,zhvillimin dhe fuqinë e popullit shqiptar europian. Ata duhet të kenë; zgjuarsinë e Pjetër Bogdanit ,mendjen e Gjon Buzukut ,entuziazmin e Luigj Gurakuqit , qartësinë e Gjergj Fishtës, elokuencën e Pal Engjëllit , njohurinë e Ukshin Hotit, urtësinë dhe vizionin e Gjergj Kastriotit, dashurinë dhe shërbimin e Nënës Terezë etj.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora