E hene, 29.04.2024, 07:02 PM (GMT+1)

Kulturë

Shahin Ibrahimi: Gazetarit

E shtune, 15.03.2014, 06:57 PM


Shahin Ibrahimi

 

Gazetarit

 

Ne po ndjekim Intervistat

Se sa bukur ata flasin,

Duhen ndrequr pak rregjistrat

Të dëgjojmë kujt i bërtasin?.

 

Nga si ndeshim gazetarët

Nëpër studio dhe terren,

Bëjnë dhe punën, e gjyqtarit

Për të ngritur, çdo problem.

 

Por askush s`pyet një herë

Se me çfarë jeton ky popull,

Të na qajnë hallet e mjerë

Teksa mëndja na vjen rrotull.

 

Kush ka pranuar një gabim

A kërkojnë falje për kët çorbë,

Pse ata, nuk japin sqarim

Apo me çorbën, dhjamin shtojnë.

 

Që të tërë shikojn qimen

Sa për traun se vret kush,

Verat tona janë bërë dimër

Zë i vdekjes vëndin mbush.

 

Kanë kaluar dy dekada

Dhe asnjëri se ngre zërin,

Vëndi ynë po shkon mbrapa

Në një tel ëndrrat ndrin.

 

 

A vlen ta qajsh

 

Çdo njeri dhe gabon

Për një jetë më të mire,

Prindi jetën e flijon

Ta bëjë të lumtur fëmijnë

 

Po ti moj fytyrë nxirë

Për çfarë do që të të qajnë,

I varrosëm dhe s`ke ardhë

Burrë, nip dhe djalë.

 

I le kur kishin nevoj

Gjyshe nipin se përcolle,

Djali i gjorë të kërkoi

Vdekjen ti ja ndolle

 

Zot i madh çna ka habitur

Ato çaste çfarë ka shijuar,

Ata për ty janë sfilitur

Dhe me ferrin kanë luftuar.

 

Do na dalësh dhe në ëndrra

A thith ajër vallë ajo femër?,

Si ka duruar, si si pushoi zemra

A është krenare për atë emër.

 

Të mbytshin lotët e tyre

Haku i tyre do të zëri,

Me çfarë zjarri ngroh gjoksin

Mbi ty qielli rënt i tëri.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora