Kulturë
Xhevahir Cirongu: Shi në qytetin tim
E shtune, 15.03.2014, 06:54 PM
Xhevahir
Cirongu
Shi në qytetin tim
Mbi kodrën e qytetit tim
Si pulëbardha retë zbresin atje,
Në dallgët e detit lënë puthjet
Dhe lotin e qiellit te një ulli.
Atje në tapetin e gjelbër diku
Këmbëkryq ulem e pi vesën,
Ndërsa nëpër degët e pemëve
Qëndrojnë varur retë e yjet.
Pse u larguan yjet e retë
Mos i tremba unë ato!?
Nëpër kaltërsinë qiellore
Nxitojnë që të marrin ,
një grusht ujë për të shuar etjen.
Herët në mëngjes atë ditë gri
Filloi të lotojë syri i kaltër vjeshtak.
Pas kësaj, ashtu në fshehtësi
U lanë muret e kalasë së lashtë.
Ndaloj e vështrimin hedh në horizont
Pas shiut një fjongo ylberi ullishten vesh,
Unë, së bashku me njerëzit e qytetit tim
Bisedojmë me valët e bardha të detit.
Durrës, 13.3.2014