Kulturë
Ilir Muharremi: Pres
E diele, 16.03.2014, 09:50 AM
Ilir
Muharremi
Pres
Njeriu nuk e di për çka pret
E pret lindjen e diellit
Muzgun, natën, mëngjesin
Prapë pret të bëhen këto
Pse të pret kur krejt prapë njëjtë
Në të njëjtën, për ta përmendur
Godoja nuk vjen, po sikur të vije
Nuk do kishte peshë të Godosë
Vetëm vdekja vjen
Kjo është e vërtetë.
Godoja është vdekja
Jeta vazhdon mos të vjen Godoja
Pritja, loja mund pritjen
Vije më shpejt se pritja.
Në jetë kam pritur
Nuk më ka ardhur
Unë prapë kam pritur që të vije.
Sikur të mos kishte ardhur
Unë do prisja.
Të denjë presim vdekjen e jo jetën
Jeta na ka zgjedhë për ta pritur vdekjen.
Ne presim
Nuk vjen kur vjen ajo vdesë.
Kalojmë kohën me komedinë, dramë, tragjiken
Diç më shpejt diç më ngadalë
Ora e vdekjes është e njëjtë
Godoja kur vjen , vdekja bashkë me të.
Prapë duhet të presë...