E enjte, 08.05.2025, 05:22 PM (GMT+1)

Kulturë

Hyqmet Hasko: Një prozë mbresëlënëse

E marte, 18.03.2014, 08:08 PM


Një prozë mbresëlënëse për virtytytin dhe dashurinë njerëzore

Shqyrtim mbi rrëfimin e ilustruar për fëmijë “PASURIA E FSHATARIT” të autorit KRISTAL BAFTIJARI

Nga Hyqmet HASKO

Ardhja e një shkrimtari është si ardhja e një ylli të panjohur, që më kohë bëhet i pranishëm, i nevojshëm, madje i domosdoshëm në kostelacionin e yjeve letrar të një kombi. Kështu ngjet me racën e shkrimtarëve dhe poetëve, vijnë nga rrugë të panjohura dhe me kalimin e viteve, me punë e përkushtim, bëhen pjesë e vetëdijes poetike të truallit që i lindi, i rriti dhe iu mësoi artin e dashurisë më fisnike në botë, artin e shkrimit letrar.

Rrugët nga dalin autorë të ndryshëm të prerjeve, profileve e niveleve të ndryshme në rrugën sat ë bukur aq dhe të vështirë të letërsisë janë të shumta, por vektori ideoemocional si fillesë dhe shtytje është e njëjtë: arti gjithmonë buron nga shpirti dhe shkon drejt shpirtit, si një projeksion lirie, fisnikërie  dhe qytetërimi.

Këto po mendoja teksa lexoja librin e shkrimtarit të ri KRISTAL BAFTIJARI, I cili sapo ka dalë në rrugën e letrave dhe duket që në këtë sprovë të tij të parë se ka se çfarë të thotë, për më tepër e thotë bukur atë që I plazmohet Brenda qenies kriujese, si një mundësi shprehjeje të realiteteve të brendshme të unit dhe të përditshmërisë.

Në librin e tij me titull “PASURIA E FSHATARIT”, rrëfim i ilustruar për fëmijë, me Ilustrimet: nga Pranvera G. Sylejmani, Kristal Baftjari sjell një rrëfim ku përzihet përditshmëria me mitin dhe legjendën, e mundura me të pamundurën, rrëfimi spontan me mesazhet dhe kumtet filozofike.

Autori i drejtohet botës së fëmijëve, duke rrëfyer në formën e një përralle një realitet që i ka frymëzuar fisnikëria njerëzore, altruizmi, dëshira e njeriut modern për t’u ngritur përmbi nevojat e tij të ngushta vetjake, në emër të njerëzve në nevojë.

Fabula e tregimit është e thjeshtë, një histori ku përzihet realja dhe fiksimi, elementët realistë dhe mistikë, vë në lëvizje moralin njerëzor, koncpetet njerëzore mbi miqësinë, dashurinë dhe marrëdhënjet reciproke mes njerëzve. Historinë do ta lexoni në këtë libër, ndaj nuk është vendi këtu ta ritregojmë, për të mos iu shuar kureshtjen, por e rëndësishme është se autori ka ditur të zbulojë me sa më pak rreshta e pasazhe vlerat e një bote të pasur të protagonistit të tij.

Në këtë rrëfim vihet në provë balanca mes virtytit dhe vesit, ku si në të gjitha përrallat, pasi duhet thënë, ky rrëfim është një përrallë moderne për dashurinë njërzore, pra si në të gjitha përrallat, triumfon virtyti dhe protagonsiti i rrëfimit jeton i lumtur me fëmijët e tij dhe fëmijët e mikut të tij, për të cilin sakrifikon aq shumë, por fundja ia vlen çmimi i një lumturie të këtij soj.

Ky rrëfim mbresëlënës është shkruar me një gjuhë të thjeshtë por të rrjedhshme e të vrullshme, me një sintaksë të zhdërvjellët, me dialogje dhe monologje sugjestive, me një fuqi dhe bukuri përshkrimi për t’u admiruar, çfarë e bën tekstin mjaft të lexueshëm e të asimilueshëm, jo vetëm për fëmijët, të cilëve iu drejtohet, por për të gjitha moshat.

Amplifikimi i virtytit, si shprehje e një bote të pasur shpirtërore, e motivon autorin për të ndërtuar një histori të thjeshtë në dukje, por që bart një shumësi mesazhezh dhe trajtash rrëfimore.

Shkrimtari i ri kujdeset për të na përcjellë mbresat dhe tablotë e një gjendje ideoemocioanale që të mund të vë në lëvizje fantazinë fëminore, dëshirën e fëmijëve për të zbuluar shpirtëra të bukur, që jetojnë jo vetëm për veten e tyre, për familjen dhe farefisin, por dhe për miqtë, për njerëzit që kanë nevojë për pëkujdesje, për gjithë shoqërinë, e cila do të bëhej shumë më e bukur dhe shumë më atraktive nëse njerëz të tillë do të ishin në drejtim të saj.

Duket se kemi të bëjmë me një profil të veçantë letrar, i cili ka një stil krejt të tij shkrimor, një botë më vete, duke na shpalosur një rrëfim origjinal, me thyerje, trille e shpërthime të befta, me figura të gjalla dhe kolorit të pasur ngjyrash, ndjesishë dhe emocionesh.

Shkrimtari është një apostull i të vërtetës, pasi e vërteta është e tillë jo kur kalkulohet në ekuacione logaritmike, në llogarira meskine, por kalon nga thelbi i shpirtit dhe zemrës, si një gur prove për gjithçka që e bën atë të ketë peshën që ka. Dhe thelbi i shpirtit, thelbi i unit njerëzor dhe thelbi kolektiv i lirisë kombëtare janë njësh, janë në të njëjtin vektor të ndaluar të kohës mbarëshqiptare, të cilin shkrimtari tenton që ta zgjojë simbolikisht dhe në mënyrë transhendente, me fuqinë kreative të rrëfimit original dhe aq të rrokshëm e të beftë për botën fëminore.

Nëse do të perifrazoja në mënyrë të përmbledhur një thënie të Umberto Ecos, i cili thotë diku në një nga qindra postulatet e tij mbresëlënëse, se arti i rrëfimit është një vektor i vetëdijes artistike, që vjen nga pavetëdija e unit, do të shtoja se akti krijues lind diku mes të ndërgjegjshmes dhe të pandërgjegjshmes, si një metafizikë e kulluar, në kufijtë mes realitetit dhe fiksionit.

Fjala kyçe e gjithë këtij përpunimi sa spontan aq dhe “tekonologjik”, në kuptimin e perfeksionit si magji krijuese, mund të ishte fjala “ikje nga e zakonshmja”, qoftë në kuptimin e shqyrtimit të “lëndës së parë”, qoftë në stilin, gjuhën dhe strukturat përkatëse të sendërtimit estetik të kësaj “lënde”.

Libri është një përcjellje rrëfimore për shpirtin e njeriut, të natyrës dhe të historisë, çfarë kulmon në vektorin e dashurisë njerëzore, si një prelud që ridimensionon faktet, ngjarjet dhe shtysat e reales në raport me fiksimin dhe impulset  e fantazisë. Qoftë dhe duke lexuar këtë rrëfim të thjeshtë, ne kuptojmë se kemi të bëjmë me shkrimtar të vërtetë, një shkrimtar që po lind, që ka dalë në rrugën e artit krijues dhe tashmë do të ndodhet gjithmonë në lëvizje dhe në këtë rrugëtim kamera e tij vëzhguese dhe aparati meditativo-reflejktiv do të pasurohet me tablo të reja, me shtysa dhe objeksione, që e tejakalojnë kufirin e një rrëfimi apo të një historie të zakonshme.

Çdo rrëfim në vetvete, nga çdo autor, është përtej çdo shkolle e drejtimi letrar, kështu edhe autori në fjalë e ka tejkaluar çdo vektor orientues rreth konceptit të shkrimit të prozës për fëmijë, duke i fshirë të gjitha kujtesat dhe leximet, mbresat e çastit dhe përjetimet e rastit. Duket se kjo “shqisë” është dhuntia e tij e hollë për të rrokur përtej asaj që shohin njerëzit e zakonshëm, përtej asaj që duket dhe perceptohet me shqisat e njeriut normal.

Në thelb, kemi të bëjmë me një prozator të ri me të ardhme, me një talent të veçantë, me një zë origjinal, me mjete estetike të tij, të pandikuara nga askush dhe që shprehin koncepesionin e tij mbi shkrimin letrar, mbi krijimin artisti, duke bërë që aradhës së shkrimtarëve dhe letrarëve të botës shqiptare, këndej e matanë kufijve administrativë të tokës së shqipeve, t’iu shtohet një emër i ri, një emër që premton të bëhet një zë i fortë letrar në të ardhmen.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx