E enjte, 08.05.2025, 01:59 PM (GMT+1)

Kulturë

Luan Kalana: Devollinjte Muze kulture ne Bote

E merkure, 19.03.2014, 08:04 PM


DEVOLLI dhe devollinjte Muze kulture ne Bote...

Dialog Brezash..      

Nga Luan Kalana,  SHBA

-"ç'na polli me një pe Devolli !"

-Ma nxore mbi perçe !"

-Më t'u mbylltë e mendjes, ç'janë këto ore , qe na përrallis, se si i rregullon me këmbçka e me doçka e na i shet per te rëfteta, leri keto gomarka pe balte, si ha qeni koçkullat, mos na i shit urofin per grurë, o derka i derit....-dhe s'kish te pushuar devolliu gjate rruges, me vëllamën e tij nga Permeti, me keto shprehje te vjetra popullore e dialektore devollite.

-E morem vesh mja , se na g...ajase së qeshuri, te çaftë ujku kopene, -e nderpriste permetari duke qeshur me fjale te kursyera shokun e tij devolli.

...Keto po ia tregonte mbeses se tij te vogel, pasi kish mesuar te flase mire shqipen, megjithese shume fjale qe degjonte nga te vjeterit , i perdorte , por s'ja di kuptimin, prandaj ri ri dhe e pyet s'le rehat, do t'ja gjeje fundin.

Ajo mire e ka , po hajde fole ti , na mbajne frenat ne kete moshë ne pleqve, ne s'kemi taket te ngremë bollkat qe na bien e s'na mbahen e jo t'i pergjigjemi pyetjeve zinxhir te mbesave e niperve, si ajo perralla ,  plaka pas repkës.

Ja disa replika te batutave te tyre....

-Dëgjo, të keqen gjyshi, mjaft se me lodhe, e lemë për një here tjeter, keto pergjigjet-i tha gjyshi batuten rutine , qe i dukej bajate mbeskës.

-Gjysho, po pse me thua të keqen, une jam vajzë e mires'jam e keqe, -e nderpreu mbesa xinxare.

-Po ashtu është shprehja popullore moj xhan, ne te vjetrit keshtu jemi gatuar, mos na i ver re, ti je çupkë e mirë per te pirë ne kupë.

-Gjyshi mos me fut neper thekra, ti me keq po flet,  une shume fjale nga keto s'i di kuptimin., ti me thua "xhan"kete e di , e dashur, po ate tjetren, qe ti do te më pish në kupë, si ta marr, --u be kotka, u ngaterrua peri, dhe mbesa filloi dhe ajo te perdoret nga keto fraza popullore...

-Je e mire moj si të them mor djall !

- Më bëre dhe djall gjyshi , tani do te marr inat, se po me ofendon..-ia preu mbesa serbes serbes, gjojan me seriozitet.

-Ehu, -s'ju durua gjyshit dhe u zbraz,

...-ç'na polli me nje pe devolli ?!

-Gjysho, tani i bere lëmsh te gjitha, -leshoi fjalet nga kapistali mbesa.

-Na i nxore mbi përçe,  o plako !

-Po kete përçe nga e gjete?!- u çudit gjyshi me fjalen rralle te mbeskes.

-Nënën e kam degjuar, -tha ajo me nxitim.

Gjyshi ndejti ca,  mori ca fyromë, e permblodhi dhe iu pergjegj te mbses.

-Degjo, keshtu si e ke nisur ti xhan , ne neser mbarojme, po e di ç'ke ti, perdori me pare keto shprehje sa te thyesh gjuhen pastaj mesoja kuptimin,  nje nga një, mos merr nga dy sërë(reshta), mos më dil si kërka para misërkes !...-dhe u largua me të katrat, se po i shpëtonte...,  me nder...

....Ndodhin pa trgohen, po ajo shprehja qe i tha vogelushja i mbeti ne kokë !

-"Na i nxore mbi perçet!"

-E perseriste me vete kete shprehje te vjeter qe kish vite qe s'e kish degjuar, por ju duk sikur e kish munduar ca mbesen, e cila po fliste bukur gjuhen e vjeter devollite, por nga ana tjeter ndjehej krenar qe e mbesa e mesoi gjuhen shqipe , gjuhen e Nënës njesoj si të vjetërit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx