E shtune, 26.07.2025, 06:11 AM (GMT+1)

Kulturë

Kostaq Duka: Apel viteve të jetës

E marte, 18.03.2014, 08:25 PM


Kostaq Duka

 

Apel viteve të jetës

 

I thirra pranë

gjithë vitet e jetës,

copëzuar si retë nëpër qiell.

Ca andej, ca këtej,

ku nën verbime iluzive drite

ku në hone errerësire, thellë

ku në rrugëtim të gjatë, të paprerë….

Dhe erdhën

me pantallona të shkurtëra e çantë lecke

me xhaketë kadife e golf blu

me kostum të zi e kravatë të kuqe

me xhinse të derdhura e atlete të bardha

me këmishë ngjyrë deti

e çizme kaubojsi.

Erdhën së bashku gjithë larushi,

pranë vetes një nga një bënë hije.

 

Çast zbori studentor

 

Dy vetë, dy djem 20 vjeçarë.

Në bunker

në errësirë, lagështirë

aromë myku, kalbësirë të pështirë.

Pas çdo sinjali mbarimi qitjeje

nga ferri

mes talljes së sertë të diellit,

rendnim mbi tokën e çjerrë  vrimat të numëronim

kompesatove me portrete armiqsh të zinj.

Dhe ktheheshim nxituar

përsëri tokës së cjerrë

në bunkerin ferr

në errësire, në lagështirë.

 

Në pritje të goditjeve të reja

endërronim një sallatë

me domate e qepë të grirë,

bisedonim për artistë filmi, poezine.

Eh kohë e artë e rinisë, mes marrëzisë!

 

Bukuria

 

Bukuria shëtiste

me një fustan te kuq basme,

sandale të thjeshta, çorape të bardha.

Bukuria

qeshte me veten,

me diellin, me erën

me gjethet  rrëzuar mbi flokë.

 

Bukuria

Rendte me çiltërsi fëmije,

gjakoste gjurin

përgjakte duart qëndismave.

Bukuria

pikëlluar nga vetmia

zjarrmonte e drithërruar

per prekjen mashkullore.

Bukuria

pezmatohej

kur djemtë nën dritare ,mbi tela kitare

tej tokës e largonin e bënin qiellore.

 

Pamundësi

 

Të them: Eja, të lutem eja!

Edhe pse e di që nuk do të vish,

Edhe pse vetë

Ngutem të lëviz në çast në drejtime të tjera.

E megjithatë

Të them : eja, eja!

Thjesht unin tënd të përkëdhel

Duke mos dashur të përsëris: tmerrësisht më mundon malli!

Mars, 2014



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx