Kulturë
Qazim Shehu: Reflekse mashtruese
E marte, 18.03.2014, 08:11 PM
REFLEKSE MASHTRUESE
QAZIM SHEHU
diferencë na imponohet,
nga çasti që zemra zgjohet.
Për të rritur vit për vit,
lulen e bashkimit,ngritur në mit,
E kapin stuhitë dhe s`ka flirt.
Do vinte graviteti me të tillë pretencë,
Për të na vjedhur mashtrimet e ëmbla,
Realitetet e pakthyera në ëndrra,
Ëndrrat e sikurkthyera në realitet,
Diferenca çdo ditë na vret.
+++
Unë e ti, vogëlushe ,një diferencë moshe kemi,
Mund të më quaje çfarë të doje, s`dua tia di,
Për rikthim tek ti më çthur çdo mundësi.
Atëhere s`mund të takohemi kurrë,
Si hëna me diellin, Marsi me Tokën,
Toka me qiellin dhe kohrat e lodhura,
Me kohrat e lavdishme ,s`mund.
…dashuria në diferencë reflekse mashtrimesh shkund…
LAK
Fjalën lak nga fjala llak një germë e ndan,
Si shumë gjëra që s`janë të njenjta.
Ndodh që nga pak llak në lak,
Të shpëtohet jeta.
KAPITENËT E FJALËS
… të gjithë fjalët e mia do t`i hip në një anije,
Kapiteni do jem vetë.
Do të thërras fuqinë e një stuhie,
Për t`i mbytur në det krejt.
Në det të harrëses së madhe,
Me dallgë njëqind kat,
Vetë ta bëja këtë punë të paqme,
Sesa një psikopat.
Kjo s`është veçse një ëndërr se fjala më dhimbset,
S`dihet asaj sa i dhimbsem unë,
Dhe më thërret të bëhem më kokëkrisur,
Si far që hapet e mbyllet në furtunë.
Ti lë zhgënjimet e pandershme,
Kur ma sjellë në majë të hundës,
Fjala është anije që çan nëpër dete,
Kapitenët i ndërronrrugës ..
LARTËSITË
Lartësitë shpesh na i krijojnë të tjerët,
me përralla e dëngla që s`kanë fund.
Ngaqë s`jemi të zotë të zbresim në thellësitë,
Na pëlqejnë lartësitë.
kur arrijmë në majë të tyre,
ato një majë e paskan,
Na duket qielli me yje,
një prush me xhama që na vrasin.
Atëhere kujtohemi të zbresim,
Paskëshim harruar shtigjet,
S`na mbetet veç të rrokullisemi,
Si një Gur Sizifi,
Pa gjetur tashmë ngjitësin…
KLITHMA E NJË SHPESI
Klithma e një shpesi në një pyll që e kanë harruar
Ta presin barbarët,
Më kujton më shumë se shpesin një pyll që duhej të ishte gjithkund.
Teksa gjurmët e tyre gjithkund i shoh në trajtë trungjesh e gjurmësh të zeza.
Sa shpejt barbaria përparoi ,sa çdo parashikim imagjinate mund.
Për përparimin e një force shkatërruese që do donte breza…