E shtune, 27.04.2024, 09:47 AM (GMT+1)

Kulturë

Adem Zaplluzha: Fiku

E shtune, 22.03.2014, 06:32 PM


Adem Zaplluzha

 

Nga libri “Stoli në parkun e vjetër”

 

FIKU

 

Edhe kur e mundonte vapa

Ai çapitej

Nëpër papastërtinë e trotuareve

Një nostalgji e vjetër

I digjej në shpirt

 

Disa herë në ditë

E shikonte yllin e vet

Dhe e kthente kokën mbrapa

Mos rastësisht i dalin parasysh

Letrat e dashurisë

 

Shkonte deri te stoli i vjetër

I lypte fjalët e lënë peng gjetheve

Askush panë hijes

Vetëm miku i vjetër kërraba

Për çdo rast

I gjendet afër duarve

 

Ah po të kisha edhe një jetë

Do mbillja në kujtesë time

Një fik me shijen e atdheut

Që rrënjët e shpresës

T’i mëkoj

Njerëzit e lënë pas dore

 

GJOLI

 

Një pëllumb një ditë

E ndali fluturimin

Dhe si zgalem

U lëshua mbi stol

 

Në sytë e plakut

E lexonte dëshpërimin

Kurse vjetët e kafshuara

Pa mëshirë mbyteshin në gjol

 

TË LUTEM

 

Të lutem

Mos m’i ngacmo  ditët

Lëri le të fshihen nën plafin e fjalëve

Jam lodhur së tepërmi

Duke i numëruar dhembjet

 

Këtë stol

E kam mik për shpirti

Të mirat dhe të këqijat

I kemi ndarë së bashku

 

Kur bie breshër

Me pështymë ja shërojë plagët

E kur e rreh dielli

E mbuloj me lëkurën time

 

Kështu mbrojmë

Njëri tjetrin

Unë ja shëroj vragat

Kurse ai më mbanë si foshnjën

Në prehrin e ti

 

Të lutem

Mos i prek me gisht gjymtyrët

Kjo natë unë dhe stoli

Po kapërcejmë

Nëpër të njëjtën dhembje

 

SI LOPATAT E THYERA

 

S’ka dyshim

Edhe këto vargje

I përngjajnë njëra tjetrës

Si njerëzit në këtë bllok

Me këmisha të arnuara

 

Janë me halle të njëjta

Me një ndryshim të vogël

Dikush ulet mbi gjethet e njoma

E dikë tjetër

Stoli i mbanë në prehër

 

Herë i lajnë sytë

Me vesën e mëngjesit

E herë me lotët e hidhur

Kur qanë dita

Pas përcjelljes së mikut të vjetër

 

Në brendinë e dhomave

Asnjëherë nuk ndryshojnë kornizat

Në më këtu nuk i përngjajmë vetvetes

E as përhitjes që fshihet

Në xhepat e erës

 

Duart tona llamburitin

Si lopatat e thyera

Nëpër dallgët e detit të mllefosur

ujana na i ngufat ëndrrat

Kur vetmia e mbytë zhgjëndrrën



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora