E shtune, 27.04.2024, 09:47 AM (GMT+1)

Kulturë

Vladimir Shyti: Piloti “zog”

E shtune, 22.03.2014, 06:04 PM


Piloti “zog”

Nga Vladimir Shyti, Durres

Me pilotin e helikopterit te sherbimit doganor u njoha rastesisht ne tarracen e nje lokali buze detit,fare prane vendit ku ai jetonte prej disa vitesh me nje vajze te cuditshme.Piloti ishte jugor,nje djale i pashem e muskuloz,s’pinte as pije,as duhan vec lengje frutash.Djale serioz,por ne dukje i mire.Ndersa atje,ne qiell,eshte i ftohte,si akulli.Ai me ate rrotulluesen e vet bente gjera qe rralle shikohen nga njeriu ne jete.

Ndersa po bisedonim rreth trafikimit te lendeve narkotike,nje vajze e veshur sportive iu afrua nga pas,i vendosi krahet e saj rreth qafes dhe e puthi ne buze.Pastaj,u ule midis nesh ne nje karrike te thurur bukur me thupra gjeneshtre pa asnje lloj ndrojtje.

Une kisha informacion per pilotin zog dhe e dija se ky ishte nje njeri legjendare ne rrethet e tij:ishte njeri nga ata qe futej ne barin e trafikanteve,ndersa ata,teksa e shihnin i binin me brryl njeri-tjetrit-he dreq,pa shiko kush erdhi-dhe e shikonin me nje inat te perzier me respekt.Kohet e fundit kontrabandistet filluan te ndryshojne vendet e dorezimit dhe rruget detare,por ai vazhdonte te fluturonte gjashte net ne jave,duke e gjuajtur nga larte hashashin.Eshte profesionist,thonin ata qe e njihnin.Kur e degjova kete shprehje,une mendova se nganjehere gjithcka varet se ne cilen ane te murit,te barikades apo te ligjit,te vendos fati.

Mbas prezantimit me vajzen,piloti porositi leng portokalli me akull,ndersa une me vajzen i shtyre disi nga ajo kerkuam pije te forte.Piloti dhe ajo kishin karaktere te ndryshme,ndaj edhe i pyeta se si ishin njohur?

-Une jam prehja,-foli ajo duke qeshur,-ndersa ky eshte nje gjahtar i lindur.Ishim pare disa here kur une sherbeja si kamariere ne nje nga lokalet e skeles.Me ra ne sy,se te gjithe koleget e tij pinin birra e te tjera pije alkolike,ndersa Halimi porosiste vetem lengje frutash.Me buzeqeshte dhe ia ktheja buzeqeshjen.Pastaj u lidha me nje trafikant droge dhe nuk u pame me.Bera para ne rruge te pandershme,ashtu sic thone gazetat,dhe doja te shkeputesha nga ata,por ishte e pamundur,ata me kercenonin,se do te me shkatrronin familjen qe kam ne nje fshat te Himares.

Pastaj u be serioze,qe s’i shkonte per shtat.Pilot Halimi,qe e mbajti te fshehte mbiemrin vetem buzeqeshte lehte.E pyeta vajzen si quhej,por ajo me vuri gishtin tregues ne buze,shenje kjo qe te heshtja.Kerkova falje dhe e cyta te vazhdonte biseden.

-Ate nate,qe ishte edhe e fundit per mua si trafikante,ishim ne pritje te marrjes ne dorezim te mallit,prej treqind kilogramesh te perpunuar kokaine.Pritja eshte ceshtje kryesore e punes se trafikanteve.Nisen te kendonin gjelat,dhe une papritur ndjeva te ftohte.Qe nga ajo kohe kujtesa ime lidhet me kengen e kendezave me agimin dhe vetmin.Ne lindje,teksa konturoheshin suletat e brigjeve te Karabarunit,formohej nje brez me drite te zbehte,dhe nga ajo ane gjithcka qe ishte e zeze mori ngjyren e perhimte,duke ia percuar ate ngjyrim ujit te bregut.Dhe grija e agimeve te mija te pista ate dite do te merrte ngjyren e arte te kuqerremte,ndersa pastaj dielli dhe kaltersia do te perhapeshin ne trupin dhe ndjenjat tona.

Teksa po ngarkohej malli ne gomone une veshtroja henen si banane ku ne maje i qendronte plot vezullim nje yll shkelqimtare i vetmuar.Nje pamje mahnitse,qe s’e kisha vene re asnjehere ne jeten time,ai vezullim me beri te ndjehem keq,s’ishte kohe per romantizem.Porsa u shkeputem  nga gjiri karbarunit,nje helikopter fluturoje ne lartesine e kerkimit mbi ngushticen e sazanit,duke kontrolluar  me kujdes ne radar.Shpejtesia ishte njeqin e dhjet nyje.Njeri nga trafikantet tha;se ishin te Natos qe po zhvillonin manovra mesimore detare,por tjetri se binden fjalet e shokut ndaj shtoj shpejtesine drejt nje guve nenujore qe mezi dallohej nga aty.Kurrizi guves ishte shume metra mbi uje dhe timonieri mendoj te fshihej aty,me gjithe kundershtimet e tjetrit per te vazhduar lundrimin.

Sakaq mbi tre kokat tona e mbi gomone shpertheu nje drite e forte dhe per nje cast mjeti lundrues,i zi si hije,doli nga erresira fare perbri guves qe po lundronte si i marre duke ngritur tallaze uji perpjete.Nga nje megafon ne barkun e helikopterit u degjuan thirrje per te ndaluar.Pastaj,u be serisht erresire,gomonja cante drejt guves,por e pashprese,ata i kishin diktuar levizjet tona.Helikopteri beri nje rrotullim dhe si nje zog fluturoje afo pese metra mbi kryet tona.Kete gje e perseriti disa here derisa ne arritem prane guves,ku une me nje kercim te shpejte u gjenda nen uje poshte saj.Gomonja beri nje rrotullim rreth guves dhe me gaz deri ne fund u drejtua bregut me shpresen e shpetimit nga ai zog i tmerrshem.Fashua e drites ra mbi mua sapo dola rreze guves,por per cudi ai u largua ne drejtim te Sazanit dhe,mbas pak nje motorskaf me largoje nga aty.

Ne breg trafikantet rane nga shiu ne bresher.Nga te gjithe anet-drita verbuese,britma,ndal,policia,ndal,celje dritash te kaltra ne buze te rruges,trafikantet mundohen te hedhin ne uje mallin,por rrethimi ngushtohet dhe se fundi bien ne duart e policise se shtetit.

Ishte ende dimer dhe tufa e rrezeve te thyera qe levizte ne drejtim te kundert me diellin,ngrohu kockat gjysme te ngjitura te krahur te djathte te vene ne allci dhe te mbuluar me golfin e trash qe perdorja kur lundroja ne det te hapur.Ne oborrin e spitalit ishte qetesi,por qe u prishen nga hapat e shpetimtarit tim.Piloti zog u shfaq ne dere te pavionit me nje veshtrim kritikues perzier me embelsi.Per te s’ishte momenti per lule,por ai me solli gjen me te shtrejte,dashurine e tij.Burrat ndahen ne dy grupe:ne ata qe luftojne dhe ata qe nuk luftojne.Ne ate qe e marrin jeten ashtu sic eshte,dhe ne ata qe mundohen ta ndertojne ate.Dhe piloti im eshte nga ata qe di ta ndertoje,madje bukur edhe mire.

Pilot Halimi i ra me pellembe ne qafen e bronxt.”Mos ia ver veshin-tha pa e humbur buzeqeshjen qe shoqeroj tere tregimin e saj.”Ajo e ekzagjeron,i zmadhon shume gjerat.

Ajo u ngrit shend e vere dhe shkoj te bente nje porosi te dyte.Ajo vajze s’kishte me nevoje per ligje,dashuria e beri te harroj te shkuaren e zymte.Ajo s’ishte e zonja ta shprehte kete jete dashurore me fjale,ate e tregonin syte e saj te mbushur plot jete dhe shkelqim.

Kur u ndam shkuan nga plazhi.Det i erret dhe miljona yje te shperndare ne qiell dhe,ata te dy humben ne yjesine e pafundme te zhytur ne dete.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora