E enjte, 08.05.2025, 02:27 PM (GMT+1)

Kulturë

Mustafë Rugova: Hana jonë sugare

E premte, 21.03.2014, 08:35 PM


HANA JONË SUGARE

 

-Poezi per mbesen time HANË-

 

Nga Mustafë Rugova

 

Në Zvicrren Helvetike unë kam një mbesë

E embel, e kendëshme sikur perëndeshë

 

E pata dhenë fjalen që një ditë me diell

Tía bëj një varg me më t'madhen deshirë

 

Kush ka pasë rastin të rrij me t'ímen mbesë

Zor që është ndarë pa më t'madhen m'bresë

 

E mirë, e bukur, joshese e plot hirësi

Çetinë Kosove rreth bjeshkës miradi

 

Një ditë po flisja me nanen e time mbesë

Gjysma e bisedes na ka shkuar tuj qeshë

 

E din Lumja, që Hanën e dua shumë

Ndaj kur flas per të zemra bëhet lum

 

Pa i mbarue llafet per engjellushen tonë

Per pak sa nuk u prishem e me u ba horë

 

Eshtë e mire thotë nëna, per Hanën bëj lum

Por ka dhe ndonje teke e ban naze shumë

 

E unë ia pres rrept, i ndaj fjalen pergjysë

Mos e lum Lumja, “gojen pse po e prishë”

 

Mos harro ,-është femij mbesa ime Hana

I ka gjithë të mira dhe e bukur si Zana

 

Edhe mund t'jet me naze, pak trazavaçe

Si fladi i pranveres që endet neper baçe

 

Rritet mbesa, me keto fjalë ban hajgare

Mos harro bukuroshe, Hana jone sugare!

---------

Per ZSh-në, nga Hollanda, Dita e Parë e verës, 21 Mars 2014)



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx