E shtune, 27.04.2024, 12:33 PM (GMT+1)

Kulturë

Mërgim Vardari: Mërgata dhe butakët me kumbonë

E shtune, 22.03.2014, 06:22 PM


MËRGATA JONË

DHE BUTAKËT ME KUMBONË

 

Nga Mërgim Vardari

 

Shumë vite në mërgim kam punuar

Me vëllezërit e mi të bekuar

Por jo të gjithë ishin të tillë

Ikën disa si Don Kishoti

Pasi Kosovën e kishin lënduar

Nuk e dija…

Unë i gjori u besova

Por shumë kohë shkoi

Kush ishin këta

Më vonë me vëmendje i dëgjova

 

Një lëmsh m´a shtërngon shpirtin

Në këtë moshë pleqërie

Jam nisur drejtë varrit

E pres këtë moment të zymtë

Kjo është jeta e njeriut

Ende nuk u shërova

Kur dëgjoj për tradhëtinë

Kosovës që ia bëre dje

E ia po ia bën dhe sot…

Mërgimi të fsheh

Dhe ti pa drojë vazhdon

Prandaj ky gur i rëndë

I atdheut tim të dashur

Mbi kurrizin tim rëndon

Porsi Sizifi do ta mbaj këtë gurë

Deri në varret pa murë...

 

Dje ishe më i keq

Se armiku shekullor

Sot bëhesh hero në mërgim

Dhe në mëmëdhenë tonë

E dje pa mëshirë ke sakatuar

Kosovën dhe Shqipërinë

Më shumë se një armik shekullor

Duartë në gjak i ke zhytur

Të spiunosh vllaun tënd shqiptar

E tani na bëhesh hero i marrë

Se paske bartur armë me gomarë

Nga Shqipëria në Kosovë

Shqiptarët për t’i ndihmuar

 

Nuk ke cip as turp o barbar

Të bisedosh me shpirtëra

Të vdekur e të gjallë

Që me zemër e donin

Kosovën dhe Shqipërinë

Për vendlindjen ata dhanë jetën

E të gjallët qajnë

Kurse ti e mashtron

Birin e shqipes

Që për Shqipëri

E Kosovë loton

 

Mërgimi qoftë i mallkuar

Që ty të bënte vëlla

Edhepse atdheun ke tradhëtuar

E ke gjetur vendin në mërgatë

Kokorohesh dhe lavdërohesh

Fotografohesh dhe krenohesh

Se je biri i Shqipërisë Etnike

Veprat tua janë tradhëti

Populli shumë mirë të di

Se si i tradhëtove

Trojet tona shekullore

 

Vaj medet…

Ç´na ka bërë ky kurbet

Të bëjmë vëllezër dhe miq

Tradhëtërët e vendlindjes sonë

Se ti je një maskara pa emër

Që Kosovën e paske në zemër

Mos harro more matrapaz

Je në dosjet e armikut shekullorë

Je i shitur për 1 euro, për 1lek a 5 para

Spiunove burgose, vrave e preve…

Dhe tradhëtove shqiptarinë në atdhe

Dhe tani po vazhdon në mërgim

Duke na mashtruar se qenke trim

 

Erdhe si mërgimtar

Të humbish gjurmët si tradhëtar

Mos harro se vendasit e dinë

Se i shitur për lekë ke qenë

Edhe mërgata e ka të qartë

Vendlindja të lindi shqiptar

Me dëshirë u bëre tradhëtar

Në vendlindje dhe mërgim

Për ty jeta s’është burbuqe

Nuk e ke gjumin e qetë

Mos harro se populli

Të njeh si paren e kuqe

 

(10 mars 2014 )



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora