E shtune, 27.04.2024, 12:41 PM (GMT+1)

Kulturë

Agim Gashi: Kur flet Hashimi

E shtune, 22.03.2014, 06:06 PM


AGIM GASHI

 

KUR FLET HASHIMI

(Pak përnjime e pak për mahi)

 

Kur flet Hashimi

E vendos partia,

Ngrihet përnjiheri

Kosovë e Shqipnia.

 

Kur flet Hashimi

Dridhet patria,

Çka vendos partia

E ban qeveria.

 

Kur flet Hashimi

E para premton,

Dijeni se zgjedhjet

Diku afër janë.

 

Kur po flet Hashimi

Dridhet Prizereni,

Mbaju Ramadan

Se me ty jemi.

 

Kur bërtet Hashimi

Po dridhet Prishtina,

Ikun nga partia

Jakupi e Lima.

 

Kur kercnon Hashimi

Bajramin e zen turpi,

Diku në Kosovë

Patjeter kërset stupci.

 

Kur i flet Hashimi

Disa fjalë të nxehta,

Me Isën e LDK-së

Gati rrin marrveshja.

 

Kur bërtet Hashimi

Tronditet edhe xholi,

Sa shpejt i zbut fjalët

Trim Behxhet Pacolli.

 

Lavdohet Hashimi

Jakupi qafen krun,

Unë, i thotë të njof

Lavdohu tjeterkund.

 

Kur qorton Hashimi

Në ethe PDK-istat,

Në aksione të shpejta

Sulen stalinistat.

 

Kur na shkon Hashimi

Ngajherë në Bruksel,

Darken me Daçiqin

Rrafsh deri në bel.

 

Coptohet Kosova

Shlivovic tuj pi,

Gjysma e Kosovës

Enklava me Serbi.

 

Kur i flet Hashimi

Disa fjal pahiri,

Del me ja mblue marren

Edita Tahiri.

 

Kur na erdh Ramushi

Prej Hage n´Kosovë,

Me tepiha rrugën

Hasha ia shtroj.

 

Ajo rrugë tepihi

Na u mbush me therra,

Po prêt Hashim djali

Për me dal Pranvera.

 

I drejtohet popullit,

-Me mu mos hyni n´hak,

Unë do t´jem i pari

Edhe nji mndat.

 

O Hashim Pasha

Me voj të kan ly,

Por nji peles t´kuqe

Nga bishti i ke kcy.

 

Tani edhe SHIK-u

Shpinen ta ka kthy,

Tjeterkush po do

T´hy n´kryeministri.

 

Të ka rrokë në kokë

Po të mban për beli,

SHIK-isti i pare,

I rrym Kadri Veseli.

 

Do ti vjen liria

O Hashim ksaj toke,

Atë ditë kur mbaron

Epoka e jote.

 

Po të mallkojnë vorret

Dhe gjaku i lirisë,

Idealet e atdheut

Në teh të tradhëtisë.

 

Në vend që t´punosh

Për popull e liri,

Ke punu për banda

Krim edhe mafi.

 

Lamtumirë Hashim

Mrizi po të pret,

Sdo të mrizosh shumë

Vetëm tridhet vjet!

 

21.03.2014

Düren

 

AH KURBET QOFSH I MALLKUEM

(Përpunuar sipas frymës popullore)

 

Iku burri, e la gruen,

Gjashtë muaj pas martesës

Dhe ajo punon e vuen

I qëndron grue e besës.

 

Lindi djali, dhe po rritet,

Nji pas nji kalonin vjetët,

Nusja vyeshkët, vjetërohet,

Nga merzia zen e tretet.

 

Burri letra i dërgonte:

Punon ditë e punon natë,

Dhe s´pushon e shkreta grue

Tuj rrëmih token me shatë.

 

Djers e lot t´u  i lëshue

Po i rrokullisen në tokë,

Pyet veten t´u vajtue:

-Athue vjen a e pres kot?!

 

Në mos ardhtë n´këtë pranverë,

Si t´ja baj o unë e mjera?

Do ti mbledh shoqet e ti pres flokët,

Të mbaj zi si grate e tjera.

 

Kur nji mbramje kthehet n´shpi,

Nga arat e rraskapitun,

Sapo hyni n´shtëpi brenda,

Gjeti vllaznit t´u e pritun.

 

E i thonë:-Ku je, ec shpejt,

Hypë sipër, shpejto vrap,

Dhe qilimat na i shtro

Se kan ardhë miq në fshat.

 

Menjiherë u pre e shkreta

U zbeh krejt, i iku nuri,

-Më thoni-tha, sot ka ardh´ posta,

Mos më ka vdekë burri?!

 

Dhe pa pritë o asnji fjalë

I ra kokes me dy dur´ ,

Të dy bashkë, nanë e djalë,

Nisën vajin pa pushu.

 

-Un´ e zeza, e unë korba,

Ah, punova natë e ditë,

I stolisa këto dhoma

Prita se do t ´vish nji ditë.

 

Njizet vjet që ne u ndamë

Tuj vajtue më shkoj jeta,

Nuk pash kurr nji ditë të mire

Tash çka baj unë e shkreta?

 

Tanë fuqitë mu kan pre

Skam e shkreta ma takat,

O fati im eja e merrëm

N´vorrin tandë aty bashkë.

 

Eja e merrëm se sdu të mbetem

Pas teje në jetë e gjallë,

Por me Ty aty të tretem,

T´bahem shkrumb si nji gjinkallë.

 

II

Qante e shkreta e nuk pushonte

Jo nuk ndalej me pushu,

Nanë e shkreta n´qoshe t´dhomes

Po nis djalin me vajtu.

 

Qyqja nana që pranë stu gjeta,

T´kisha t´vetun e t´kisha shpirt,

Ndhe të huej kur ndrrove jetën

Kush o bir ti mbylli sytë?

 

Kush të lau e kush të ndrroi,

Kusha ta bani o bir savaë,

E kush atë  vorr ty ta mbuloi?

Po a pate njeri pranë?

 

Ban çka t´bash o biri i nanës,

N´kurbet t´zi ti mos të mbetesh,

Shqelmo vorrin, ngreju e eja,

Në atdhe o bir të tretesh.

 

III

Në oborr shumë nuse t´reja

Të pa burra grumbullu,

Flokëprishuna e faqeçjerruna,

Po lotonin pa pushu.

 

Ah kurbet ti na dalsh fare

Paske qenë bushter e ligë,

Ti nga gjitë na i more burrat,

Neve jetën na e nxitë.

 

Si ti rrisim këta jetima

Prap n´kurbet kan´ me shkue,

Na solle vner edhe verem,

Ah, kurbet, qofsh mallkue!

 

Dhe kështu jeta vazhdon

Nga fillimi përsëri,

Nuk ndalet dhimbja, derdhet loti,

Prej këtij kurbeti t´zi.

 

22.03.14

Düren

 

MOJ KOSOVË

 

Moj Kosovë e mjera ti

Spo t´blun ma asnji mulli,

Politikajt parat në çanta

Popullata koken n´kanta!

 

Hajmedet për këtë shtet,

Na mjel mirë haraç na qet,

Sa shumë shtohet kjo varfëri

Milionerat përditë tuj bi.

 

Po qan populli nga varfënia

Mbretnon krimi dhe hajnia,

Nuk ka barna në spitale

Shtohen firmat që mbjellin varre.

 

Po qohu ma popull i shkretë

Se për vete je Zoti vetë,

Kerko buk, kerko liri,

Udhëheqës të drejtë e jo mafi.

 

Sa të rrish kështu si je

Kan me të lanë edhe pa atdhe,

Kan me të lënë pa buk e kryp

Çdo gjë kombtare t´u ta mbytë.

 

Kan ngulfat jetën e re

Lëngon keq i lumi atdhe,

Kërkon popullin ku ka mbetë

Krenaria ku i ka tretë?

 

03.03.2o14

Düren



(Vota: 6 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora