E shtune, 27.04.2024, 06:31 AM (GMT+1)

Kulturë

Ramiz Dërmaku: Bazë për ndertimin e pushtetit

E diele, 23.03.2014, 06:02 PM


Vullneti i popullit është bazë për ndertimin e pushtetit shtetëror

Nga Ramiz DËRMAKU

Shqiptarët nga Demokracia. Ne në fillim duhet spjeguar për lexuesit se çka do të thotë fjala Demokraci. Fjaja”DEMOKRACI”- të kuptojmë

kuptimin e kësaj fjale. Fjala Demokraci vjen nga fjala greke ( demokratia është e përbërë nga demos, që do të thotë “popull”, dhe kratos, që do të thotë “pushtet”.) Prandaj, e përkthyer në fjalorin politikë, do të thotë “Pushteti i popullit”. Përkrahësit e sistemeve autoritare dhe disa kritikë mendojnë gabimisht se duke i munguar pushteti për të shtypur, shtetit demokratik i mungon edhe pushteti për të qeverisur. Kjo pikëpamje është thellësisht e gabuar. Për tu bërë një shtet demokratikë kërkohet që Qeveria të ketë kompetenca të kufizuara, por jo që ajo të jetë e dobët. Në qoftë se i hedhim një vështrim rrjedhës së gjatë të historisë, do të shikojmë se demokracitë kanë qenë me të vërtetë të brishta dhe të pakta në numër, madje edhe kur marrim parasysh ringjalljen e demokracive gjatë dhjetë vjetëve të fundit. Demokracitë nuk kanë mbetur kurrsesi të paprekura nga rrjedha e historisë. Ato kanë dështuar për shkak gabimesh politike, janë mposhtur prej përçarjeve të brendshme ose janë shkatërruar prej pushtimeve të huaja. Megjithatë me kalimin e kohës, demokracitë janë ripërtërirë dukshëm dhe kanë treguar se me angazhimin dhe përkushtimin e denjë të shtetasve, ato mund të kapërcejnë vështirësi të mëdha ekonomike, mund t'u japin fund përqarjeve, ndasive shoqërore e etnike, dhe kur është nevoja, edhe të mbizotërojnë në kohë lufte.

- Gjithkush ka të drejtë të marrë pjesë në qeverisjen e vendit të tij, drejtpërdrejt ose me anë të përfaqësuesve të zgjedhur lirisht.

- Gjithkush ka të drejtë të barabartë për qasje në shërbimet publike në vendin e tij. Vullneti i popullit është baza e pushtetit shtetëror; ky vullnet duhet të shprehet në zgjedhje periodike dhe të lira, të cilat duhet të jenë të përgjithshme dhe votimi i barabartë, si dhe me votim të fshehtë ose sipas procedurës ekuivalente të votimit të lirë. Një dukuri e tillë me përmasa botërore përgënjeshtron pretendimet e skeptikëve sipas të cilëve demokracia e sotme liberale përbën një produkt unik perëndimor që nuk mund të mbartet me sukses në shoqëritë jo perëndimore. Në një Botë ku demokracia po zbatohet në vende kaq të ndryshme si Japonia, Italia dhe Venezuela, institucionet demokratike mund të pretendojnë me të drejtë se simbolizojnë aspiratat njerëzore të mbarë botës për liri dhe vetëqeverisje. Por drama që rrethon ndryshimet e jashtë-zakonshme politike në Evropë, errëson shkallën e lartë në të cilën shpresa e demokracisë ka mobilizuar popujt kudo në botë. Amerika e Veriut dhe e Jugut sot përbëjnë praktikisht një hemisferë ku ka triumfuar demokracia; Afrika po përjeton një epokë të paparë reformash demo-kratike . Ndersa në Kosovën tonë të“Pavarur“ në vend se të lëshojë rrënjë pluralizmi dhe demokracia, tek ne lëshon rrënjë korrupsioni, karierizmi,familjarizmi  dhe shumë dukuri tjera negative, të cilat jo që ngadalsojnë ardhjen e demokracisë por pengojnë edhe reaalizimin e proceseve demokratike.

Punuar me 17.03 2014 Weingarten-Ravensburg, Gjemani



(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora