E shtune, 27.04.2024, 11:58 AM (GMT+1)

Kulturë

Mimoza Berisha: Erdhe si dallgë

E hene, 24.03.2014, 08:25 PM


Pritet të dali nga shtypshkronja libri i poetës Mimoza Berisha. - Pilo Zyba

 

MIMOZA  BERISHA

 

FORCA E DASHURISË

 

Po e përkund me orë të tëra zëmërimin,

I këndova këngë, i rrëfeva dhe përrallë,

Më pyeti për ty, më turbulloi mendimin,

Në muret e shpirtit, ngjizet keqas ky mall.

 

Pse erdhe kaq vonë, tani, në këtë orë??

Përpiqu t’më harrosh, si nje gjethe të thatë,

Puhizë e lehtë deti, si e jotja dorë,

Më mbështjell paketë, nuk më lë rehat.

 

Kur janë larg dy zemra, në heshtje flasin,

Kuptohen, zëri i lartë, s'u dëgjohet kurrë.

Çdo natë numërojnë yjet, largësitë i masin,

Forcë e dashurisë, lëviz nga vëndi gurë !

 

NOSTALGJI E VJETËR

 

Kisha harruar fytyrën tënde,

Siluetën e zbehtë të kohës së vjetër.

Ti më the, je bërë më e bukur,

S'më shihje si mike, por diçka tjetër.

 

Në atë moment ndjeva një dridhje,

Në sa pjesë zëmrën ta ndaj?

Botën, sytë e mi e shohin ndryshe,

Jam veç një pikë nga oqeani i saj.

 

Në heshtje të gjatë mbete mbështjellur,

Se di, më urren, apo ndjen mall?

Por unë, di të lexoj gjuhën e heshtjes,

Do ta ndjej shqetësimin, kur paske hall!

 

Kujtesa ime zbehet dita-ditës,

Ashtu si digjet në zjarr një letër.

Dërgomë një lajm, më thuaj, jam mirë,

Të gëzohet pak mikja e vjetër !

 

ERDHE SI DALLGË

 

Ti më the, më lërë të të puth flokët,

Pe që hëna ishte ulur në flokët e mi,

Unë të dëgjova zërin, ktheva kokën,

Erdhe valë e lehtë, dhe mbolle stuhi!

 

UNË E TI SI DIELLI ME HËNËN

 

Unë, jam hëna...

Ti, je dielli...

Larg, sa larg...kërkund,

Të mbaj pranë, mund të më djegësh,

Të kem larg, kam frikë se të humb...!

 

Në mëngjes kur ti zgjohesh,

Rrezaton mbi kodrat e pyjet.

Mua qëpallat më rëndojnë,

Ninullë më këndojnë yjet.

 

Unë e ti, që duhemi aq shumë,

Sa dielli....sa hëna...pa faj.

Të dobët ndjehemi, asgjë s'ndryshon,

Galaksia, paska rregullat e saj...!

 

DIKUR EKZISTOJE

 

Këtu do jem nesër...

Këtu isha edhe dje,

Ti...??

 

që të ekzistosh ti...

Është predikimi im...!

-Më ler' vetëm të kaloj pranë teje,

Pa më parë me sy...!

Pa të prekur me dorë...!

Të frymoi, pa prishur imazhin tënd...!

 

Sikur...të kërkoja nga i Madhi,

Të jepte urdhër zotëve të vegjël,

Të lidhnin duart, të formonin ura-harqe,

Që të kaloj, që të kalosh !

Edhe mbas shumë pranverave, do isha aty,

do isha për ty.

Për të vertetuar, që ekzistoj,

Për të thënë, që ekzistoje dhe ti...!

 

'NËNA E MARINARIT'

 

Po shkon në det të hapur, biri im,

Të rrahësh me valët, me dihatjen,

Atje, ku puthen shkuma me retë,

Të ndash me velat e fatit, luhatjen!

 

Të lutem,mos harro

Atë që më premtove,

Një det të vogël nga deti yt,

Të shoh në të kur lajë sytë.

Të merakosur një re,si unë

Të mbledh shi, në sytë e mi,

Të më buzëqeshi, kur mirë jeTi!

 

JO NË MAJ

 

Mos eja në Maj, se do jetë vonë,

Lulet kanë çelur, po u bien petalet.

kjo stuhi e fortë, ngjall urrejtjen tonë,

Imazhi yt skalitur,mbi qiellin tim vërdallet.

 

Mos eja në Maj, mallin e moçëm nuhas,

Dorzohet në hardallosjen e një kali të egër.

Patkojt e kujteses,shpojnë në mish, gërthas,

Jo, jo në Maj...të lutem eja herë tjetër...

 

Jo në Maj, atëherë gufon afshi i tokës,

Qelizat e mia te vdekura, kërkojnë të ringjallen.

Tani sa thashë,shpëtova nga rrënjët e gramit te kohës,

Që me ty më kujtojnë vetëm dhimbjen dhe talljen.

 

As mos të mendosh, të më presësh në shkallët e mia,

Me gishtat e ndyrë, të më prekësh në buzë, në faqe.

Fletët e zemrës sime do të mbyllen nga pabesia,

Dashuritë e cekta, vdesin në sipërfaqe !

 

VALS MESNATE

 

Kam dëshirë, të vallëzoj

valsin e vonshëm...

Pa u drojtur...

Eja...ngatërrueshëm shoqëro

Hapat e mi...

 

Krahët e tu, lëri në ajër, lirshëm,

Ëë shihemi tërë natën në sy,

Një...dy...një...dy.

 

Sonte kam dëshirë të vallëzoj

Nën pelerinën e natës.

Që ti thuash lëvdatës,duartrokitje s'po dëgjoj!

 

E unë pa dorzuar,

Ti djersitur

Nuk do pushosh,

Gjersa hapat e mi t'i ngatrrosh.

 

Lutesha,

Të mos mbarojë ky vals sonte,

Vals i pa kompromisuar...

Vals i komplikuar...

Vals, me ty dashuruar...!



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora