Kulturë
Demir Krasniqi: Lypsarët e votave
E shtune, 16.11.2013, 07:16 PM
Demir
KRASNIQI:
LYPSARËT
E VOTAVE (Parodi )
Një muaj
ditë, sa zgjatë fushata –
Nuk na
lanë lypsarët rehat –
Kërkojnë vota
ditë e natë !
-Aman , vëllezër
, bëni
rahmet ,
Votën
tuaj , n’ kuti ma qet !
Jam i sëmurë
e jam n’ siklet –
S’ kam shërim
, pa hipë n’ pushtet !
-Sëmundja
ime , është kronike –
S’ ka ilaç
, pa hipë n’ karrige !
Seç jam
tharë e seç jam shterë –
Jam sëmurë
rëndë për karrierë !
-Trupi im
, s’ bëhet rehat ,
Nuk mund
t’ bëjë as gjumë në shtrat !
M’ është ngarkuar
koka bagazhe –
Ditë e
natë shkruaj mesazhe !...
Telefonat
veç cingërojnë –
Nga çdo
anë , vota kërkojnë :
“
E çoftë Zoti
, n’ rrugë të mbarë !
-
Jarabbi ,
Zoti i ndihmoftë !
-
E qoftë Zoti
, në xhenet !”...
Dal me
shokë me e pi ndo ‘i gotë –
Shumë lypsarë
më kërkojnë votë :
“Aman, vëlla
, n’ daç me pa dritë –
Votën ,
mua me ma qitë !”
Në lokale
e n’ trotuare –
Mbushë lypsarë
edhe lypsare !
Disa
lypin para për bukë ,
Disa
, vota për kolltukë !...
Gjilan, më 15.11.2013.