Mendime
Besar Shkëmbi: Reagim
E merkure, 21.08.2013, 08:02 PM
Reagim
Duke e
lexuar fejtonin “Jahja Lluka -Libri për
shtetin tim Kosovën-monografi,kujtime,dokumente(14)të datës 18 qershor 2013, „Zgjedhjet
e vitit 1992 në Pejë “
Nga Besar Shkëmbi
Fejtoni,ashtu
siç është shkruar, mund të ndahet, në :Roli dhe veprimtatria e Ali Hadrit dhënë
atdheut dhe letrave shqipe, në të cilat unë nuk do të ndalem nga se mua më
ineresojnë pika e dytë dhe e tretë,ne te cilat flitet edhe per mua ne to,
zgjedhjet e vitit 1992 në Leshan dhe rënia e dëshmorit të kombit,Tahir Lush
Berishës.
Jo vetëm
autori i librit Jahja Lluka " Libri për shtetin tim Kosovën
monografi,kujtime,dokumente“por edhe autorë të tjerë,si Gafurr Elshani,Hysen
Dreshaj,Besniku, që shkruan rreth rastit të Leshanit dhe rënies së të madhit
Tahir Lush Berishës,të bazuar në artikullin
e shkruar nga Y.Avdiu e A.Zogiani, në „Rilindja“ e 27,05.1992,secili del
me verzionin e vet, jo duke e sqaruar, por duke e mbushur e pështjelluar me të
pavërteta, sa që edhe unë qe isha edhe
vetë anëtar i Komisionit zgjedhor në Leshan, pra,që isha bashkë me Tahirin deri
në frymën e fundit dhe që e kam parë vdekjen e tij me sytë e mi,më bëjnë që nga
njëherë të dyshoj në mos isha në gjumë dhe e gjitha kjo ishte vetëm ëndërr ?!
Prandaj e shkruaj këtë letër në shenjë
mospajtimi me ta e sidomos me Jahja Lluken,qe dikur kishte pozite te larte ne
policine
e Pejes,edhe kundër institucioneve tona, që si letër të pavlerë e kanë futur në
sirtaret e tyre, ku e ka mbuluar pluhuri i harresës!
Të gjithe
ata që shkruan për Zgjedhjet e vitit 1992 në Leshan e sidomos rreth rastit të
rënies në altarin e lirisë të t' madhit Tahir Lush Berishës,përveç meje,Ramadan
Ademajt prof.i letersisë dhe i gjuhës shqipe,që isha personazh i kyçur
drejtëperdrejt në ngjarje dhe që e kam përshkruar ashu siç e kam pare me sytë e
mi, dhe Selman Etemajt,që ishte drejtor i shkollës fillore „Azem Bejta“ , në
Grabanicë të Klinës, ku punonte Tahiri si mësues vullnetar, kur shumë prej
mësuesve nuk ua mbante bytha të kryenin
detyrën me të shenjtë të mësuesisë.Dhe sa here shkruhet e flitet per te
zor qe kalohet pa u permendur emri im,si fqinje dhe bashkeveprimtar qe e kisha
dhe i Selman Etemajt drejtor i te cilit ishte.
Njëri nga
gazetarët shkruan se i përkas perkatësisë
sikur qe
krenohet cdo njeri tjeter me kombin ose etnine qe i perket.
Me emrin
e Tahirit është manipuluar edhe nga partitë e asaj kohe, duke u munduar që ta
përvetësojnë secili "ta bëjnë
" anëtar të partisë së tyre.Kështu veproi partia LPK-ës, e cila
veprimtarinë e saj e zhvillonte në mërgim , me në krye Emrush Xhemajlin.Po
kështu veproi edhe LDK-ja,që në Kosovë ma shumë ishte lëvizje
gjithëpopullore,me në krye Ibrahim Rugovën,i cili Tahirin e pati shpallur dëshmor kombi,por qe
kurre neve bashkefshatreve dhe as familjareve nuk ju eshte dhene fleteshpallja
me te cilen dokumentohet ky akt te cilen do ta varnim ne muret e Kulles se
Haxhi Zekes e cila ruhet me fanatizem nga leshasnasite dhe e cila qendron
krenare perball Permendores dhe duket sikur komunikojne njera me tjetren.Kjo
Permendore nuk ndertua nga instiucionet e vendit por nga ndihmat e
bashkefashatereve si brenda si jashte ne diaspore.
Po nejse
jemi ne bashkefshataret e tij qe krenohemi me bashkefashatarin dhe vellain tone
e sidomos une te cilin e bera personazhin kryesor te vargjeve te mia te mira
apo te keqia qofshin ato te botuara apo te pa botuara.Ai ishte i madhe por edhe
me i madh eshte bare kur ai eshte ndare vetem fizikisht nga ne.
Me
intereson,qe ata qe shkruan per te, ia mveshin shume gjera qe nuk i kemi
menduar kurre as une e as Tahiri.Tahiri dhe une nuk kemi qene anetare i as nje
partie politike ne Kosove e lere me i asaj te Emrush Xhemajlit ne diaspore.
Ate nate
nuk kemi qene per te numruar vota sic shkruan Jahja Lluka ne librin e tij dhe
te tjeret sepse votat,qe nga frika,se mos bien ne doren e policise serbe qe
mund te vinte ne cdo kohe,i merrnim nga disa cope nga kutite dhe i conim ne
oden e Bajram Fekeve shtepine e te cileve e ndante vetem nje mure nga oborri i
xhamise se fshatit ku i mbaheshin zgjedhjet.Me nje here pas mbylljes se
vendvotimit kemi shkuar neve komisioni zgjedhor dhe kemi numeruar duke u
gostitur me qaj nga Ramiz Feke Krasniqi dhe pasi i kemi numeruar per disa ore i
kemi percjellur per ne qytetin e Pejes.Ndersa ngjarja ka ndodhur dy nete me
vone.
Ne ishim
duke numruar vota kur kemi vendosur te shkojme te krytari i Komisionit Zgjedhor
Mustafe Haradinaj,mesues ne shkollen fillore te Zahaqit,te festojme per
suksesin e zgjdhjeve.
Sic
shkruajne te gjithe ata qe merren me rastin ne fjale se Tahiri ishte anetar i
komisionit zgjedhor.Ai ne te vertete nuk ishte dhe as qe do te pranonte te jete
vet.Ai,ate dite,ishte ne oborrin e xhamise bashke me te rinjet mbi moshen 18
vjecare qe ti mbroje fletevotimet dhe komisionin zjgjedhor nese do te vinte
policia serbe,dhe ti udhezoje fshataret se si duhet votuar.Kete ai e pranoi me
vetedeshire.
Ne
mbledhjen e fshatit qe u mbajte disa nete para zgjedhjeve ne oden e Lakuqeve,edhe
une kundershtova propozimin e Tahirit qe edhe une te jam anetare i komisionit
zgjedhor,por me nxiten fjalet e kryetares se LDK-se kur me tha se e kam nga
frika e jo pse jam banor i Krocise.Atehere i thash me shkruaj se nuk frkohem
jo.Tahiri me pati propozuar edhe kryetar te LDK-se dhe kryetar i RLDK-se ate
nate qe formuam degen e LDK-se per BL te Lershanit.Propzimi i tij u perkrah
unanimisht nga te gjithe e sidomos nga delegati i ardhur nga kryesia ne
Prishtine.Kete propozim nuk e pranova nga se akoma nuk e kisha dorezuar
librezen e LKJ,gje te cilen e bera te nesrmen bashke me disa te
tjere,megjithese diskutimi im te neserme gati i teri u emetua ne
emisionin“Ngjarjet e dites“se ores 15-te.
Tahiri qe
heret me eshte bashkangjitur ne aktivitetet qe mbaja ne fshat i caktuar ne
lagjen time si anetare i kryesise se fshatit qe isha.Bashke me vellain e tij
Skenderin kemi prere plepin me te madhe qe e kishte ne mexhen e tij qe ishte
prane magjistrales Peje-Prishtine per ta vene si barrikade atehere kur e gadi e
gjithe Kosova ishte nisur ne kembe per ne Prishtine.
Une e
Tahiri kemi qene me te zeshmit ne fshat edhe kunder Kushtetutes se dhunshme
serbe e sidomos kunder ligjit per arsimin shqip.Ate nate,kishte ardhur nga Peja
nje delegacion,ne perberjen e te cilit ishte edhe nje serb.Pata menduar se po
sa te kryhet mbledhja do te me kapin policia,por ja per cudi kjo nuk ndodhi.
Bashke me
Tahirin kemi hyre dere me dere per ta nenshkruar Deklaraten e pavaresise dhe
kemi bere regjistrimin e popullsise per c´shakak mu desh te largohem disa jave
nga shtepia sepse kisha ra ne sy te policise nga ndonje spiun i fshatit,a i
ndonje „shqiptari te ndershem“si Jahja Lluka.Kete e bera me propozimin e axhes
se Tahirit,Ramushit.
Ate ag te
dites se 26 Majit,po sa kemi dale ne oborr te Mustafe Haradinajt,Tahiri nxjerre
revolen dhe shtie perpjete ne ajr. Me qe stacioni i policise ne Klicine ishte
shume afer kemi marre revolen dhe ia kemi dhene Deme Haradinit me qe ai mund te
ikte me shpejte me qe kishte biciklete me vete.Kur jemi nda nga shoket e tjere
une dhe Tahiri duhej edhe disa metera te ecnim se bashku por nuk kemi shkuar as
50 metra ,pasi marrim revolen nga Dema,kemi hasur ne policine serbe,te cilet
nga large na kane thene te ndalemi dhe t´i ngrisim duart larte.Policise iu kam
pergjegjur une.Ne ato momente deri sa na u kane afruar ata,ai me tha,siq me
thoshte gjithmone,“deri sa une ti mbuloj me zjarr ti duhet te ikesh sepse ti je
baba.Une nuk kam as femije as grua“.Edhe pse i thash mos te gjuaje,nuk kishte
me kohe te llafosemi,po vec me ka thene „si jemi marre vesh dhe nga rrypat qe
mbante nensqetulle nxjerre reolen dhe shtie ne policin qe i ishte afruar deri
ne dy metra.Dhe i ka mbuluar me zjarr.
Ndersa sa
i perket Zekeria Canes,eshte vertete,edhe pse nga Gjakova,ishte kandidat ne
Leshan por nuk kishte marre vota.Dhe sikur te mos ishte ai bashke me senatorin
Vili Kepers ne Leshan ate dite do te ndodhte tragjedia tjeter,do te kishte ra
edhe deshmori i dyte ne fshat,por ne kete rast femer,Shqipe Haradini,e cila
iken nga vrasja e sigurte e saj.Si me kane treguar,ajo eshte martuar pas dy
javesh strehimi me te fejuarin e saj ne gjendje te jashtezakonshme.
Tahiri
ishte i plagosur edhe me pare.Kete ndoshta e di edhe mjeku mjeku Reshat
Nurboja,i cili kishte ambulancen e tij ne shtepine e djalit te axhes se
Tahirit,Zenunit.
Jahja
Lluka ne librin e tij shkruan:“E morem shembull Zekeria Canen,pasi me Zekerian
dhe me Leshanin,lidhet edhe nje ngjarje tjeter.Pas numrimit te votave,diku
rreth mesnates,ne Leshan ndodhe nje vrasje.Nga policia serbe vritet Tahir Lush
Berisha,anetar i Komisionit Zgjedhor ne Leshan dhe ai qe nuk kishte fituar as
nje vote ne Leshan,te nesermen,ishte ne vendin e ngjarjes.Ne mesdite ne lokalet
e Shoqates sone mberriti nje delegacion nga Prishtina ne perberje:profesor Fehmi
Agani,profesor Pajazit Nushi,Zekeria Cana,Ymer Jaka e veprimtare te tjere.
Nderkohe,meqenese
situata ne Leshan ishte shume e tensionuar ne vedosem qe nje grup i
veprimtareve(Reshat Nurboja,Vera Kulgjeraj,Musa Regja etj.te shkoje e te
shikoje si eshte gjendja“.Ata fal zotit dhe gjinshmerise se tyre shpetojne nga
me e keqja.Me tu kthyer delegacioni“kerkoi qe te shkojme ne shtepine e Tahir
Berishes.Vendosem qe,me Niman Alimusen e me disa te tjere,te nisemi per
Leshan.Shkuam ne shtepine e Tahir Berishes,biseduam me familjen per rrethanat e
vrasjes dhe per gjera te tjera“.Pra si shihet delegacioni nuk interesohet per
ate qe ishte me te ne castet e fundit,pra per mua.Une u bie ndermend pas
kthimit te Zekeria Canes bashke me Vili Kepersin,pasi ishte nisur per Prishtine,te
Jahja Lluka te i cili rrijne ate nate.Siq shkruan me tej autori i librit“Atyre
u kishte rene ndermend se duhet ta gjejme njeriun qe kishte qene me Tahirin ne
momentin e vrasjes se tij“.
Siq
shihet,nga citatet,pevec Zekeria Canes as kujt nuk i bie ndermend per ate qe
ishte dhe ishte ndare i fundit me Tahirin.Po te me kishion kerkuar do te me
gjenin sepse axhallaret e mi te cilet kane qene te rrahur bashke me shoqen time
deri ne alivanosje e kane ditur se ku gjendem.Shoqja ime pas nje urdheri te nje
polici,urdheri i te cilit,shpeton femijet e mi te cilet i kishin shtrire per
toke dhe kishin dashur ti shkelin me tank,merr femijet dhe leshojne shtepine
duke mbyllur deren e shtepise per njezet vite te tera.
Pas
qendrimit tim ne fshatin Ruhot une kam shkuar ne Bjeshket e fshatit Cerce ku
kryetari i fshatit ma dha fjalen se nuk do te kapem nga policia pa dijen e
tij.Pastaj ne Cerce une e kam pasur tezen time,ne shtepine e seciles
ushqehesha,hyja e dilja pa me diktuar njeri.
Ate
dite,kur ndodhi ngjarja,deri ne mengjes kam qendruar ne shtepi dhe une kam dale
me propozimin e xhaxhait te Tahirit,axhallareve dhe bashkefshatereve te
mi.Ramushi kishte ardhur edhe dy here me pare per te me lajmeruar te dale prej
shtepise se „ishin vrare ata qete nder veti e mund te vijne e te me kapin“.Ai e
dinte se kerkohesha nga policia.Kur erdhi per here te dyte i tregova per
Tahirin se ishte i vrare dhe nese kane mundesi te shkojne e ta marrin kufomen
pa ardhur policia.Ai mbeti i habitur ,“jo more mozomaeq“ dhe iku e shkoi per te
ardhur me te bijte per te treten here.
Kjo ishte
e gjithe e verteta more more kryepolici i Pejes.Andaj po te lutem ty dhe gjithe
atyre gjthe atyre qe nuk e njohin mire Tahir Lush Berishen dhe ngjarjen e
Leshanit,mos te shkruajne me per te,pa e ditur mire rastin, dhe jo ta
ngaterroni ate se do t´ju doni se do t´ju denoje historia me pastaj.Neve mua
dhe bashkefshatareve te mi qe na ka prekur thelle ne zemer vdekja e tij mos na
e rendoni edhe me shume kete dhembje e cila sa fort na ka prekur aq edhe jemi krenare
me te,e te cilin Zekeria Cana e quan „ushtar i pare i UCK-se“.