Mendime
Dedë Preqi: Barrikadat në Veri
E diele, 18.08.2013, 03:29 PM
BARIKADAT
NË VERI NUK HEçËN ME
MAXHI, AS ME LEDHATIME PA BULDOZHER
E REKOMANDIME
Nga Dedë Preqi
Sëcili
mendon se në këtë botë është „dikushi“, pa e kuptuar mirë vlerën e brendshme
dhe të jashtme të vetëvetës, që e meriton të trajtohet nga të tjerët si
„skushi“. Duke e filluar me këtë thënje filozofike, a ekziston
ndonjë teori adekuate që të ndikojë te njerëzimi, që ta lejojë fatin të
marrë drejtimin e vet dhe mos të nëpërkëmbët as fati i tjerëve. Atëherë,
vetëm njerëzit që nuk e kuptojnë jetën
normale dhe tentojnë të luajnë me fatin
e vet dhe fatin e tjerëve, duke e konsideruar jetën vetëm si lodër, apo është e
pa mjaftueshme përpjekja për të zhvilluar gjithmonë sensin e luftës, si një
lloj mënyre e shfrimit të xhelozisë dhe urrejtjes ndërnjerëzore.
Të
nxjerrim një analog: Shqiptarët janë ngopur me luftëra nga okupatorët e ndryshëm, duke i përjetuar me shekuj, por asnjëherë nuk janë bërë shkakëtarë i tyre, duke
qëndruar ballë përballë armiqve dhe duke derdhë lumenj gjaku, për të mbrojtë trojet e veta dhe për të fituar
lirinë e pavarësinë e vet. Prandaj, edhe ata që përjetuan luftën e fundit në
Kosovë, të cilën e shkakëtoi regjimi serb, duhet ta parafytyrojnë konfliktin e
brendshëm dhe të jashtëm të shpirtit shkatërrues dhe përplasjen e njerëzve, të
cilët vdisnin në mënyrën më mizore.
Edhe pse një gjendje e tillë e tendosur e popullit
shqiptarë, prapë se prapë u krijue nevoja edhe përkundër kontrasteve të
tmershme, që marrëdhëniet në mes shqiptarëve me popullatën serbe të vazhdojnë,
por pjesa e dhembshme e organizimeve dhe krimëve, me sarkazëm dhe arrogancë nga
popullata serbe nuk përfundon akoma, sidomos në pjesën veriore të Mitrovicës,
të cilët deri dje i derigjoj Beogradi, për të kundërshtue gjithçka që është
shqiptare, e cila u ndërtue me gjakun dhe sakrificat e popullit shqiptarë, të
ndihmuar nga fuqitë e mëdha të Bashkësë Ndërkombëtare, në krye me SHBA-të.
Edhe pas
shumë përpjekjeve dhe angazhimëve të Bashkësisë Ndërkombëtare, veqanarisht dhe
Brukselit zyrtar, që ndërmjetësojnë
marrëveshjen në mes Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e
marrëdhënieve në mes këtyre të vendeve, gjegjësisht normalizimin e situatës në
veriun e Mitrovicës, e cila është me
shumicën e popullatës serbe, të cilët,
që pas luftës së fundit në Kosovë, kanë krijuar pushtetin e tyre
paralel, duke e kundërshtuar Kushtetutën e Kosovës, edhe sot e kësaj dite
qëndrojnë indiferent ndaj kësaj marrëveshje, me faktin se është lëvizur shumë
pak në zhbërjen institucioneve të tyre paralele dhe ilegale, ashtu dëshmojnë
edhe disa barikada të vendosura që nga viti 2011,mbi lumin Ibër dhe mbi urën
lindore në afëri të Lagjës së Boshnjakëve.
Barikadat
e vendosura nga organizatorët e kësaj popullate, ato jo vetëm që dëshmojnë“
kapadaillëkun“ e tyre dhe arrogancës e një pjese të kriminelëve të kësaj
popullate, por e bëjnë të pamundshme lëvizjen e lirë të qytetarëve, duke e
vështirësuar jetën e tyre në përgjithsi, të cilat në bazë të marrëveshjes në Bruksel, në mes
Kosovës dhe Serbisë, përveq tjerash edhe këto barikada duhet të largohen,
mirëpo ato vet nuk lëvizin nga vendi, dhe organizatorët e autorët e vendosjes
nuk e bëjnë një gjë të tillë me vullnet, pa e dhënë dikush një urdhër të prerë,
sepse ato kur janë vendosë në këtë mënyrë, e kishin qëllimin e tyre politik dhe
strategjik, në kundërshtim të shtetit dhe
pavarësisë së Kosovës.
Ndonëse,
ishte paraparë që marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të implementohet në
të ardhmën e shpejt, por përkundrazi më shpejtë u bë pezullimi i saj në një
mënyrë të përkohshme , se sa implementimi i tyre, që do të thotë se politika serbe, akoma dhe akoma është
qështje e ndërlikuar dhe politike, cila nuk ka guxim dhe besim të shprehë të vërtetën ndaj shqiptarëve, dhe
në këtë mënyrë është si e pa mundshme të definohet, apo të marrësh një
përgjigje të drejtë nga ky vend dhe popull, që
ti përmbushim detyrat, të cilat jeta vazhdimisht i vë në shërbim të
përgjithshëm njerëzor në rend të parë dhe në atë individual, për plotësimin e
kërkesave të përgjithshme njerëzore dhe bashkëjetesës në mes komunitetëve.
Në
bisedime në mes Kosovës dhe Serbisë, ka qenë edhe largimi i këtyre barikadave,
të cilat janë pengesë kryesore e lëvizjes së qytetarëve, përveq kësaj, në një
vend demokratik dhe shtet sovran i pranuar nga qindra vende të botës, është
mëkat dhe e paqartë për diçka që lëviz në mjegull, për një të vërtetë dhe konkrete, sikurse
detyrat që janë detyra të jetës, diçka
konkrete dhe të vërteta, e mbi të gjitha njerëzore, që arrijnë një qëllimsynim-
për jetën normale, në harmoni dhe shërbim të të gjitha komunitetëve që jetojnë
në Kosovë, duke mos bërë dallime nacionale, fetare dhe kulturore, si ligje
parimore e Kushtetutës së këtij vendi.
UNMIK-u,
dhe EULEX-si, si Institucione Ndërkombëtare në Kosovë, pas çlirimit të këtij
vendi, të cilat premtuan një rregullore të ndërtimit dhe operacioneve
zhvëllimore në Kosovë, megjithatë, apo ndoshta përshkak të asaj, ne na
inkurajonte nevoja dhe na mbante arsyeja e natyrës, që proqeset të zhvillohen
më dukshëm dhe më pozitive, në të shumtën e rasteve populli i Kosovës po krijon
habi, sepse shumë qështje kanë mbetë të pa zgjidhura dhe sekrete, të cilat janë
grumbulluar dhe janë shumë të prekshme, sidomos vrasja e shumë përsonalitetëve
pas luftës në Kosovë, të cilat raste nuk trajtohen dhe zbulohen përmes drejtësisë, por mbesin enigma, që i japin këtij vendi jo imazh të
mirë dhe normalitet të një vendi të lirë
dhe të sigurtë, por si vend i organizimit dhe krimit të vazhdueshëm të aktëve
të tilla, edhe pse gjindet akoma nën kontrollimin dhe këshillimin e
Institucionëve Ndërkombëtare.
Ndërkohë,
komandanti i KFOR-it, Uolker thotë, nuk do të urdhëroj largimin e dhunshëm të
barikadave, dhe sipas tij këto janë simbole politike, të cilat nuk kërkojnë
urdhëa të dhunshme për largimin e tyre, ndryshe nga paraardhësi i tij Erhard
Drevs, i cili i quajti këto barikada mbi lumin Iber, „turp dhe simbole të
ndarjes“, në mes Kosovës dhe Serbisë.
Dikush
tjetër, heqjen e barikadave nga Institucionet e Kosovës i quan të pa mundura,
sepse nxisin probleme dhe përkeqësime të situatës në mes dy popujve, në anën
tjetër Institucionet e Kosovës me qeverinë e saj presin që këto barikada të
heqën nga autorët vendorë të cilat i krijuan ato barikada, apo kërkohet ndihma e ndërkombëtarëve, gjegjësishtë ndihma e KFOR-rit, si pjesë kryesore dhe e
fuqisë së NATO-s, që vepron dhe kujdeset akoma për mbrojtjen e kufijnve në
Kosovë, mirëpo shikuar realisht, barikadat duhet ti heqin policia e Kosovës dhe
EULEX-it, sepse ata janë organe përgjegjëse
për situatën dhe gjendjen e sigurisë
brenda Kosovës.
Barikadat
në veri të Kosovës, nuk do heqën me maxhi, apo fjalë që i ledhatojnë autorët e
veprimëve të tilla, as me negociatat munotone të kryeministrit Thaqi dhe Daçiq, por këtu kërkohet, jo në mënyrë të dhunshme, por në mënyrë të
prerë nga Bashkësia Ndërkombëtare dhe Brukseli zyrtar, që të urdhërohet dhe
rekomandohet pa hezitime dhe anime politike, që buldozheri ti heq ato barikada
sa më shpejtë deri në atë të fundit, në
mënyrë që gjurmët e këtyre skandaleve dhe politikave kundërshtare në mes këtyre
dy popujve të pushojnë dhe të mos përseritën,
për të krijuar një situatë të mirëfilltë bashkëjetese dhe integriteti në
mes këtyre dy popujve njëherë e përgjithmonë, në shtetin e lirë dhe të pavarur
të Republikës së Kosovës, e cila synon shpejt të bëhët pjesë e proceseve
integruese në Evropën e bashkuar.