Mendime
Hilmi Saraçi: Neutraliteti për zgjedhjet lokale
E marte, 20.08.2013, 05:17 PM
Neutraliteti për zgjedhjet lokale dhe mbeshtetja e BE-së
Nga Prof
Hilmi Saraçi
Tani është e njohur rëndësia që kanë sgjedhjet lokale për Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran, respektivisht pjesëmarrja e komunitetit serb në veri të vendit të cilët përkundër marrëveshjes dhe “sygjerimeve “ të Qeverisë së Serbisë dhe përpjekjeve të Qeverisë së Kosovës për t’i bindur ata për të pranuar institucionet e Kosovës, nuk dëshirojnë të dëgjojnë. Përndryshe kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka “kërcënuar” liderët serb të komunave veriore të Kosovës me ndërrimin e tyre nëse vazhdojnë të kundërshtojnë politikat e Qeverisë serbe.Daçiq ka kërcënuar liderët verior pas vendimit të këtyre të fundit, para disa ditësh, për bojkotimin e zgjedhjeve lokale në Kosovë të shpallura më 3 nëntor(2013). Ata kanë vendosur që ” mos të dalin në zgjedhjet lokale të organizuara sipas ligjeve të Qeverisë së Kosovës”. Mendoj se kjo përpjekje e tyre do të vështirësojë dhe do të krijojë mjegulli gjatë zgjedhjeve si domos në veri të vendit. Mirëpo bojkotimi nuk do të pranohet. Ai (bojkotimi) do të sjellë dëm komunitetit serb.
Angazhim i pamjaftueshëm dhe tolerant i ekipit negociator (Hashim Thaçit)
Megjithatë janë të pranishme,si gjithnjë disa problem dhe paqartësi për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve lokale të parapara me 3 nëntor (2013) si pasojë e angazhimeve të pamjaftueshme të Qeverisë së Kosovës , në krye me Hashim Thaçin, ekipin e tij negociator dhe Bashkësisë ndërkombëtare që nuk kanë qenë dhe nuk janë sa duhet të vendosur për të krijuar kushte vendimtare në realizimin e kësaj marrëveshje. Prishtina e Beogradi gjatë dialogut në Bruksel , vazhdimisht kanë pasur interpretime të ndryshme rreth marrëveshjeve, sidomos për neutralitetin karshi statusit të Kosovës. Beogradi duket ta ketë mbështetjen e BE-së, prandaj angazhohet për një veprim të tillë. Lehtësuesi mbështet neutralitetin por nuk ka shpiegim më të gjerë se çfarë nënkupton ky neutralitet në praktikë.A do të ketë rrjedhime të dëmshme për vendin ky neutralitet? Mendoj se po. Prandaj duhet bërë një analizë më të kompletuar dhe të harmonizuar nëse BE-ja insiston në këtë hap të pavavorshëm për shtetin e Kosovës.
Kërkesa për heqjen e simboleve shtetërore të Kosovës nga fletëvotimet
Hashim
Thaçi dhe Ivica Daçiq duhet të merren vesh për interpretimin e pesëmbdhetë
pikave që i kanë nënshkruar me 19 prill
(2013) në Bruksel, sikur çdo marrëveshje e arritur deri më tash mes Kosovës dhe
Serbisë, qoftë në dialogun politik e qoftë
atë teknik, edhe për marrëveshjen
e normalizimit të marrëdhënjeve e cila u
vlerësua si historike. Mirëpo palët kanë interpretime të ndryshme rreth këtyre pikave
të marrëveshjes, sepse Serbia e sheh
marrëveshjen si neutrale ndaj shtetit të
Kosovës.Prandaj angazhimi dhe përpjekja për pjesëmarrje të qytetarëve në
zgjedhjet lokale, në terë teritorin e vendit sidomos të serbëve në veri të
vendi është njera ndër sfidat kyqe për
normalizimin e jetës institucionale edhe në këtë pjesë të vendit. Kërkesa për
heqjen e simboleve shtetërore të Kosovës nga fletëvotimet dhe materialet tjera
zgjedhore është parashtruar nga
Respektimi i Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës
Ky
pozicion i tillë serb, po e vështirëson shumë zbatimin e marrëveshjes dhe po
sfidon respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Mendoj se BE-ja duhet të
bëjë trysni në qeverinë e Beogradit për zbatimin e marrëveshjes, sidomos për
pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale sipas ligjeve të Kosovës. Kjo marrëveshje çdo ditë e më tepër po paraqitet si kërcënim
për kushtetutshmërinë në vend.Kështu Beogradi duke e cilësuar si neutrale
Marrëveshjen e 19 prillit kërkon që edhe zbatimi të jetë i tillë. Një shembull
konkret tashmë ekziston dhe ka të bëjë me kërkesën për heqjen e simboleve
(logos shtetërore) nga fletëvotimet si kusht për daljen e serbëve në zgjedhje..
Ata (komuniteti serb) nuk duan asnjë
simbol të shteti të Kosovës në fletëvotim, përkundrazi do të donin simbolet e
shtetit të Serbisë. Kjo është e papranueshme për shtetin e Kosovës… ” Më
që simbolet e e shtetit të Serbisë nuk janë të mundura ,
neutraliteti shtë që të mos ketë
simbole”(Oliver Ivanoviq), Prandaj disa nga antarët e KQZ-së e pohojnë e disa të tjerë e mohojnë se ka filluar një presion mbi ta që ta
pranojnë formën e fletëvotimeve pa simbolet e shtetit të Kosovës. Rast
konkret mendoj se ëhtë rasti i largimit të Fadil Malokut nga antari i
KQZ-së i cili ka deklaruar se “nuk është
pajtuar për një veprim të tillë”.Mirëpo largimin dhe zëvendësimin e tij partia
e tij (AKR) e sqaron ndryshe.Për këtë çështje
dhe për shumë të tjera të kësaj natyre KQZ-ja duhet të ketë kujdes dhe të mendojë mirë para se të
merrë vendime. Si duket BE-ja për këtë çështje është duke menduar që të shkohet
në zgjedhjet lokale pa simbole të shtetit të Kosovës . Mendoj së këtu nuk duhet
të pajtohemi, por të gjejmë zgjidhje që
do të ndihmonin për kapërcimin e situatave të krijuara për zgjedhjet…