Mendime
Dedë Preqi: Ikja e shpejtë e Lulit në amshim
E shtune, 17.08.2013, 06:30 PM
IKJA SHPEJTË
E LULIT NË AMSHIM, SIKUR ETJA E
GJETHIT DIGJET NË SHKËLQIM
(Potrete mërgimtarësh-postmortum, Lulzim Saliquni 1974-2013)
Nga Dedë
Preqi
Njeriu
është pjesë e kohës së një kohe, edhe populli është pjesë e një populli, një
pjesë e dhëmbjes të një dhëmbje, një pjesë pikëllimi të një pikëllimi, dhe një
pjesë rruge të një rruge, që fillon edhe me zanafillën tonë, duke lënë vetëm
gjurmë gjatë jetës dhe pas vdekjes.
Jo vetëm
Evropa, por e tërë bota po mundohet dhe po përjeton ndryshime, sikur edhe
shqiptarët që arritën të bëjnë
pavarësinë e tyre dhe e heqën
zgjedhën e okupatorit dhe robërisë, por më vështirësi ta heqin zgjedhën e
skamës dhe të varfërisë. Çë mbas
mbarimit të luftës së dytë botërore shumica e shqiptarëve ikën jashtë
vendit, për të siguruar kafshatën e gojës, prej të cilëve shumica e tyre ikën
me dhunë për në Turqi, disa të tjerë u shpërndanë nëpër Evropë dhe të tjerët
arritën deri në Amerikë e Australi, të cilët disa u kthyen pas disa vitëve,
kurse disa të tjerë, nuk u kthyen kurrë
më, ose vetëm atëherë për ti pushuar
eshtrat e tyre në atdhe.
Mërgimi është plagë e kohës, një pjesë e dhimbshme e
historisë dhe shoqërisë tonë, i cili i
tërheqë njerëzit nga vetja edhe pa
dashur, duke i ngatërruar ëndërrat tyre
për një copë jete më të mirë, ku edhe sot kjo rrugë kultivohet në
mendjet e shumë njerëzve, përshkak të kushteve
ekonomike, politike dhe sociale.
Sëcili njeri i ka iluzionet e veta dhe planet e jetës, ashtu si çdo i ri edhe Luli nga Jagoda e Klinës,
pasi që e kreu gjimnazin në Klinë, në pa mundësi për ti vazhduar studimet, ai
si shumë shokë të tjerë, planifikoj të merrte rrugën e mërgimit, atje ku e
kishte edhe babain e vet në Zvicërr, me
çrast një ditë iu bashkangjitën edhe tërë familja, nëna, motrat dhe vëllau Bekimi,
duke vazhduar jetën së bashku, largë
atdheut në mërgim.
Luli
kishte besim në ardhmërinë e vet, dhe
qëllimi i ëndrrës së tij ishte një vizion i çartë për të arritë
të mundshmën, për të realizuar planet e jetës dhe përmes vullnetit që
kishte, Luli në Zvicërr nuk ndejti duarkryq, ai shumë shpejt e mësoi gjuhën gjermane dhe
integrohet në rrethin zvicërran, dhe
përkrah punës që kishte në jetën e përditshme , ai kreu shkollën për Grafikë e Dizajn, me sukses të lakmueshëm, dhe duke parashikuar mundësitë për të bërë diçka më shumë dhe pozitive në jetën
e vet, Luli shumë shpejtë angazhohet
edhe në jetën kulturore të shqiptarëve në mërgatë, i cili me vullnetin e
madh që kishte dëshiroi ta shfrytëzoj
kohën dhe kushtet, dhe të gjitha
përjetimet e tij në mërgatë, ti kthej në fitore
e suksese dhe në ditë më të mira.
Përpjekjet e Lulit
për të zhvilluar aktivitetin e vet në mërgim, tregonin shprehjet
dhe talentin që kishte për të
punuar , i cili çdo herë
dallohej edhe me një sens
humori e buzëqeshje të ëmbël me sëcilin
njeri, pothuaj se ajo ishte
dhuntia dhe arma më e këndshme e shpirtit të tij. Që nga themelimi i Shoqërisë
Kulturo-Artistike „Arbëresha“ në Sirnach
të Zvicrres lindore, në vitin 2003, e cila themelohet me iniciativën e dom Marjan
Markut, Luli ishte i pa ndashëm dhe
gjithherë aktivist i dalluar i kësaj shoqërie së bashku me bashkëshorten Marien
dhe vëllaun Bekimin, të cilët përmes valleve dhe këngëve tradicionale,
pasqyronin traditat dhe kulturën shqiptare ku do në Zvicërr dhe jashtë saj. Pas
një kohe të shkurtë, duke u bazuar në aktivitetin dhe punën e palodhshme të
Lulit, zgjedhët edhe udhëheqës i Shoqërisë Kulturore „Arbëresha“ , e më
vonë koregraf i valleve dhe këngëve
shqipe. Luli ishte edhe bashkëpunëtor i zellshëm i portalit „Rrezore“, që nga themelimi i saj, në të cilën
kultivohen dhe promovohen vlerat e kulturës, traditës, artit, letërsisë,
shkenncës dhe vlerat kombëtare në diasporë e më gjerë.
Jeta
është gjithçka që mendon njeriu,
nganjëherë ajo është shumë e ëmbël , kur
shijohet me elementet e veta të ëmbëla, duke arritë kuptimin e saj, por kurrësesi
edhe kulmin , sepse nganjëherë
jeta është aq e idhtë , sa
që krahasohet me asgjë, sepse
njëra ditë nuk i ngjanë tjetres dhe
njeriu kurrë nuk e di, se çfarë e pret e
nesërmja. Sëcili njeri në jetën e vet mund të konfrontohet me fatin e tij,
posaqërisht ata të cilët vuajnë nga
ndonjë sëmundje e rëndë, apo e
pashërueshme. Një fat i tillë e
tradhëtoj edhe Lulin e dashur, i cili vuajti nga një sëmundje e rëndë, e
cila ia muar jetën pa mëshirë, në gusht
të këtij viti, po sa i kishte mbushur 39 pranvera, në kohën më të duhur që
kishte familja për të, në kohën kur tri vajzat e veta të vogla, Isabella,
Dafina, Salome dhe bashkëshortja Maria,
e kërkonin ndihmën e tij prindore dhe bashkëshortore.
Deri në
momentet e fundit të vdekjes, Luli ishte i vetëdijshëm dhe e dinte se po ecën
drejtë një bote tjetër, por fare nuk e humbi besimin te zoti, dhe
duke treguar me gisht kah dritarja thoshte,
përmes kësaj dritare shoh një degë
gështenje, ajo ishte mikja e
vetme e jetës time, në të cilën
qelën tri lule të bukura, si lule
dielli, që i dua shumë, kështu rrëfenin
të pranishmit e tij, të cilët i kishte pranë natë e ditë, sidomos
bashkëshorten, vëllanë dhe familjarët e ngushtë, deri në momentet e fundit të jetës dhe lamtumirës në amshim.
Vdekja
është e pa mëshirshme, ajo mund të ndodhë në çdo cep të botës, por vdekja largë
atdheut është vdekje e rëndë, atje
këmbanat rrahin ndryshe, atje fuqia
e vullkanit shpirtëror zbrazët ndryshe, atje rrethanat janë ndryshe, atje pikmamjet, reagimet shpirtërore
janë ndryshe, edhe nëse rrethi dhe vendi
ku gjindesh kanë konsideratë e
respekt , prapë se prapë je në vend të huaj, vdekja në atdhe, është vdekje e
lehtë. Ndarja e Lulit në moshën e re, duke e ndalë hovin më të këndshëm të
jetës së tij, shkakëton dhimbje të
rëndë, sidomos te vajzat e vogla, që nuk e besonin ndarjen e tij, të cilat
ishin mësuar me buzëqeshjet e tij të përditshme dhe duke i pri
vallës së bashku, në ditët më të
lumtura të jetës.
Lulzim
Saliquni, ishte një baba dhe bashkëshort i sinqertë, ishte shok dhe mik i vërtetë, ishte aktivist i
shkëlqyer në jetën kulturore,
poashtu i dalluar edhe në
veprimtari tjera, të qështjes
humanitare dhe kombëtare, dhe atëherë
në kohët më të nevojshme, gjatë luftës dhe pas luftës në Kosovë. Luli ishte dhe një besimtar i denjë i zotit, dhe merrte
pjesë aktive në Misionin Katolik në Sirnach, aty ku
bëhëshin organizime të ndryshme humanitare për të vafërit në Kosovë,
i cili dallohet si shembëlli më
origjinal i vlerave kombëtare dhe
humanitare , që motiv të jetës kishte, „Me qenë i mirë është vështirë, të
mbetësh i mirë është edhe më vështirë“.
Asnjëherë kuptimi i vdekjes nuk bëhët
i njohur, shpeshherë ndodhin të
papritura edhe nëse njerëzit refuzojnë
një gjë të tillë, duke e injoruar
vdekjen, apo duke u fshehur prej saj,
edhe i varfëri edhe i pasuri nuk mund t‘îa kthejnë shpindën, sepse
vdekja është një detyrë dhe obligim të cilin do ta kryenë sëcili, edhe pse dallimet
janë të mëdha, sidomos vdekjet e
dhunshme, ato të cilat ishin një kohë më parë në luftën
e Kosovës, që e shkakëtoj pushtuesi
serb, ku eshtrat e tyre ende kërkohen që të pushojnë në tokën e vet, dhe
vdekjet tjera të luftrave të përditshme, nëpër vendet e ndryshme të botës, të
cilat nuk mund ti quajmë normale dhe
aspak njerëzore, poashtu, edhe në mërgim vdekja ka tjetër
kuptim dhe tjetër dhimbje, sidomos e atyre që po ikin në moshën rinore,
sikur rasti i Arbenit, Ndrecës, Lulit, Mërgimit, Ismailit, Kosovares, Dardanit,
Vjollcës dhe shumë e shumë të tjerë, që ikën në amshim në moshë të re, brenda një viti, dhe sa herë që
aeroplanët udhëtojnë për në Kosovë, më vete sjellin
edhe ndonjë kufomë nga mërgata .
Njeriu tërë jetën
e vet e jeton „ në rërën
e kohës“ , duke lënë vetëm gjurmë, të cilat janë edhe të pavdekshme, për të mirë dhe për të keq, e
cila do të mbetët përkujtimorja e jetës
së tij, e vlerave ekzistenciale dhe
pas vdekjes në amshim, por ai cili e
kultivon vepren e mirë, vepra e tij nuk harrohet për jetë, i tillë ishte edhe Luli, veprat e të cilit e bëjnë të pa harrueshëm . Qenja njerëzore në asnjë
mënyrë nuk mund të përseritet, edhe pse
shkenctarët tentojnë ta bëjnë një gjë të tillë, por ajo është gjithmonë unikate
, edhe pse njeriu nuk e dëshiron vdekjen
e vet, mirëpo të vdesësh me dinjitet dhe
qetë , është vdekje normale dhe njerëzore.