Mendime
Zejdush Kastrati: Mentalitet i mashtruesit, hajnit…!
E enjte, 15.08.2013, 09:04 PM
Mentalitet
i mashtruesit, hajnit…!
Të robëruarit e lumtur janë armiqtë më të mëdhenj të lirisë. M.Ebner-Eschenbach
Nga Zejdush Kastrati
“Jemi
një” është sllogani që ka kohë, që jemi duke e përcjellur në ekranin e një
televizioni të ardhur “si dhuratë” dhe
si “ndihmë” për mediat kosovare, nga “nëna” Shqipëri, dhe ate, po atë vit, kur, Kosova, shpalli Pavarsinë e saj.
Mesazhi i
fjalës “jemi një” ka domethënie që mund të (keq)kuptohet sipas dëshirës dhe interesit të individëve apo
grupeve të caktuara të klaneve, e në
veqantë sipas planeve dhe projekteve që janë parapërgatitur nga individë me
influencë dhe qëllime, më së tepërmi
biznesore dhe përfitimi materail, e më
së paku, për qëllime zhvillimore të një
gazetarie të mirëfilltë, progresive, e
në trend me kohen dhe proceset demokratike, me të cilat, zhvillohet
fuqia e shtatë, në botën e
civilizuar.
E
përmenda slloganin e këtij mediumi, edhe
pse, ndoshta, qëllimi, i ideatorit të kësaj reklame apo spoti , nuk ka qenë i keqëqllimshëm apo tendencioz, kur ka vendosur, ta promovojë dhe propagandojë, në maksimum këtë sllogan, por nga realiteti i
krijuar, dhe nga shumë ngjarje e ndodhi, që nuk kisha dashur të ndodhin, edhe në shtetet jo mike ndaj vendit dhe
popullit tim, por që fatkeqësisht kanë
ndodhur e po ndodhin e janë bërë përditshmëri dhe trend në Shqipëri, e që në masë të madhe po reflektohen e po
instalohen për cdo ditë e më shumë, edhe
në Kosovë, me cka, vetëvetiu, me shumë të drejt dhe me shumë shqetsime e
keqardhje, po krijohet një dozë e madhe
averzioni, urrejtje, përbuzjeje
e injorimi, që askush, apo rrallë
kush, ka besuar, e të mos themi, ka dëshiruar, të ndodh, në raport, me respektin dhe dashurine, ndaj
disa institucioneve por edhe
individëve, nga elita poltike, (jo vetëm aktuale), e qeverisëse
në Shqipëri.
Nuk është
vetëm këtë vit të sezonit turistik, kur kosovarët, që janë pushuesit dhe frekuentuesit më ë
mëdhenjë në numër, të plazheve turistike
në bregdetin shqiptarë, që jo pak, maltretohen, përmes formave dhe mënyrave më primitive dhe
abuzuese, dhe ate, duke filluar, nga plaqkitës të maskuar që lajmërohen nëpër rrugën e kombit, pastaj, nga pronarë plazhesh e restoranesh, pronarë
servisësh kur ke defekte në makina e shkon për ti riparuar, kur këmben deviza e
kur vozitesh me taxi, por jo rrallë, edhe nga policë rrugor, që të nxjerrin “qumshtin e nënës”duke të
akuzuar, se ke vozitur shpejt, nuk ke vendos rripin sigurues, nuk ke goma të mira…!deri sa të “shnukin”
ndonjë 1o euro, apo dicka që të kthen”filmin” në kohen e
regjimit kriminal të një policie të kohës së Millosheviqit apo të monizmit, por kur e përjeton këte, nga policët e nje vendi, që e ke dashur më së tepërmi, dhe ke ëndërruar ta vizitosh e të takohesh me
ta, kjo është një “dush” i ftohtë, që
vështirë, mund ta përballosh.
Nuk
kam shifra se sa para harxhojnë
kosovarët mbrenda një viti për pushime
në bregdetin dhe plazhet e Turqisë, por,
për ata, që kanë vizituar këto plazhe dhe kanë shijuar
detin (jo bazenet ), dhe nëse kanë
vizituar edhe bregdetin shqiptar, sa i
përket bukurive dhe pozitës e ambientit natyrorë, që i ka dhuruar natyra, plazhet e Shqipërisë, krahasuar, me ato
të Turqisë, dallojnë si dita me
natën në aspektin pozitiv për Shqipërinë, kurse sa i përket aspektit
infrastrukturor të plazheve dhe hoteleve e shërbimeve që duhet ofruar
klienteles, Shqipëria është shumë largë
nevojave dhe kërkesave që duhet ti plotsoj karshi kësaj klientele.
Eshtë
edhe një element shumë me rëndësi, se
klienti apo pushuesi në plazhet e Turqisë, dhe ate, që nga momenti, kur ulet dhe zbret nga aeroplani, në cilindo aeroport te Turqisë , pastaj nga shërbimet që i ofrohen gjatë
transportimit deri në hotel, e vendosje
në dhomat shumë luksoze, pastaj në restorante e në plazhë, por edhe në shitore
e bare nate , githnjë, klienti është
“mbret” dhe i respektuar, e herë herë, në mënyrë shumë perfide e me gjentilencë, joshet, për të hargjurar sa më shumë para, dhe për të mbush arkën e këtij shteti, i cili sipas disa ciceronëve, ka punë gjatë 12 muajve të vitit, dhe ate me
aranzhmane që përcaktohen sipas kohës dhe atraktiviteteve turistike që ofrohen,
dhe ate duke ju përshtatur sezonit dhe
në disa raste , sa për ti mbuluar
shpenzimet e objekteve hoteliere, e jo 2
apo tre muaj sa zgjat sezoni turistik në Shqipëri, kohë dhe perudhë që në shumë raste , karakterizohet, me fitim të pandershem, humbje besimi e
respekti, dhe krijim të një imazhi
grabitqarësh mashtruesish e hajdutësh
për kategori njerëzish profesionesh , gjinish,
moshash e rajonesh të caktuara, por
edhe për intitucione e zyrtarë, që duhet të jenë shtyllat e një shteti të
mirëfilltë.
Pra janë
këto, disa raste shqetsuese, që me vite
po na përcjellin dhe po na dëmtojnë, për cka sllogani “jemi një”është i
papranueshëm, i diskutueshëm por ajo që
na ka lidhë dhe po na lidhë më së tepërmi, dhe po korespondon me kët sllogan, është, se vërtet jemi
të njejt dhe në një linjë, sa i përket hajnisë, lakmisë ndaj pasurimit të
paligjshem dhe mbrenda natës, servilizmit
ndaj liderit dhe urrejtjes ndaj njeri tjetrit, mosëdashurisë ndaj shtetit , për
cka tregon më së miri , fakti se vërtet Shqipëria festoi 1oo vjetorin e
Pavarsisë kët vit që po lëm pas , por
për tu mburrur ka shumë pak , apo nuk ka
asgjë , e sa për punë të mbrapshta, ka
sa të duash, me cka lista do të ishte shumë e gjatë.
Fatkeqësisht, sindromi i shumë të këqijave, nga Shqipëria, po na, instalohet, në Kosovë, e që fillimisht, edhe në këtë shtet, janë bartur nga Greqia , Italia…